FB

July 26, 2022 | 8:00

Gënjeshtra dhe gënjeshtarët / A jemi gjithmonë aq të aftë në leximin e tyre

Përgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike

 

 

Secili nga ne ka format e veta të zbulimit të një gënjeshtre. Por studimet mbi gjuhën e trupit mund të na ndihmojnë t’i identifikojmë më shpejt ato. Personat që nuk shohin në sy, që kanë një buzëqeshje false apo që kruajnë zërin vend e pa vend, gënjejnë në shumicën e rasteve kur pyeten për çështje delikate. 

k

Robert S. Feldman, i cili ka mbi 30 vjet që studion fenomenin e shenjave joverbale që tregojnë gënjeshtrën, shprehet se 60 përqind e njerëzve gënjejnë të paktën një herë gjatë një bisede 10-minutëshe dhe thonë mesatarisht dy deri në tre gënjeshtra në ditë.

“Gratë  gënjejnë për ta bërë të ndjehet mirë personin me të cilin po flasin, ndërsa burrat gënjejnë më shpesh për ta bërë veten të duken më mirë”.

Janë 4 fusha që hetohen për zbulimin e një gënjeshtari: lëvizjet trupore, shprehjet e fytyrës, toni i zërit dhe përmbajtja e fjalëve.

Këto kode komunikimi japin shumë informacion të vlefshëm për gënjeshtrën, por njëkohësisht duhet patur kujdes pasi mund të shprehin dhe nervozizmin apo vështirësinë për të kujtuar një informacion. Duhet të kemi parasysh kontekstin dhe se sa e njohim gjuhen joverbale të dikujt. Nëse fillimisht hetojmë kodet joverbale në vërtetësinë e thënieve të tij/saj për elementë të parëndësishëm, mund të jemi më të saktë në gjetjen e tyre për çështjet që na interesojnë të dimë.

Ne nuk jemi gjithmonë aq të aftë në leximin e të tjerëve sa supozojmë.

m

Shenjat e trupit: 

Duart – Gënjeshtarët kanë tendencë të përdorin gjeste me dy duart e tyre, kthejnë pëllëmbët nga vetja, i fusin në xhepa, i rrëshqasin poshtë tavolinës etj.

Kruhen dhe lëkundin trupin – Lëkundja e trupit mbrapa, lëvizja e këmbëve dhe kruarjet e rastësishme mund të jenë gjithashtu shenja mashtrimi. (kujdes: mund të jenë dhe shenja nervozizmi).

Shprehjet e fytyrës – Zbardhen në fytyrë dhe djersisin. Ndryshimet autonome të sistemit nervor mund të shkaktojnë te gënjeshtarët që të djersijnë në zonën T të fytyrës (buzën e sipërme, ballin, mjekrën dhe rreth gojës) ose të kenë thatësi në gojë dhe në sy. Ata prekin fytyrën e tyre ose mbulojnë fytyrën dhe gojën. Mund të duket si një efekt anësor i çuditshëm i gënjeshtrës, por disa studiues mendojnë se prekja e fytyrës së tyre është një mekanizëm distancimi midis gënjeshtarit dhe asaj që ata po thonë.

Sytë – Dikush që është duke gënjyer mund të shikojë larg në një moment vendimtar, ngulitin sytë më tepër seç duhet, u zgjerohen bebet e syrit.

Goja – Mbledhin buzët kur u bëhen pyetje të ndjeshme.

Përmbajtja e fjalëve – Fraza të tilla si ‘Unë dua të jem i sinqertë me ty’, ‘sinqerisht’ ose ‘më lër të të them të vërtetën’… mund të jenë shenja që dikush mund të jetë duke u përpjekur pak shumë për t’ju bindur për ndershmërinë e tyre.

Sipas studiuesve të gjuhës së trupit, gënjeshtarët janë shumë mbrojtës. Nëse bëni një pyetje – qoftë edhe një të pafajshme – “Me kë po flisje? ” ata përgjigjen të indinjuar si: ‘Pse je gjithnjë kaq mosbesues?’ ose ‘Nuk mund të besoj se nuk më besoni’.

Nëse e kapni partnerin tuaj në një gënjeshtër, ka shumë të ngjarë që kjo të mos jetë e vetmja. Gjithçka ka të bëjë me kontekstin. Nëse partneri juaj gënjen për një blerje, nuk është një problem i madh, por nëse ata kanë gënjyer për gjëra që me të vërtetë kanë rëndësi ose ju kanë lënduar në të kaluarën, ky është një tregues më i fortë për të menduar se “dikush që gënjen njëherë do gënjejë sërish”.

“Sytë janë dritarja shpirtit” thotë një shprehje e vjetër. Megjithëse shkenca moderne përjashton ekzistencën e shpirtit, ajo sugjeron se ekziston një e vërtetë në këtë thënie: sytë jo vetëm që reflektojnë atë që po ndodh në tru, por gjithashtu mund të ndikojnë në mënyrën se si ne i kujtojmë gjërat dhe marrim vendime.

“Gënjeshtra që hyn nga veshët, del nga sytë”, Baltasar Gracian

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top