FB

March 30, 2021 | 11:00

Gjumë i keq: efektet e pandemisë në organizëm

Disa studime tregojnë se për shkak të punës nga shtëpia, jetës sedentare, gjumit në drekë dhe gjendjes së ankthit, cilësia e gjumit është përkeqësuar. Kaq i çmuar për shëndetin e njerëzve, dhe kaq i dëmtuar në këtë kohë pandemie, gjumi përfaqëson themelin e një stili jetese të shëndetshëm, bashkë me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, ndaj për shkak të izolimit social që po kalojmë, ka pasur një ndikim jo të mirë.
Ky është përfundimi i dy studimeve me rastin e Ditës Botërore të Gjumit, më 19 mars, të botuar në “Journal of Clinical Sleep Medicine” nga studiuesit e Dorelan Research.

Efektet e Covid-19 në gjumë

Studimi i botuar në “Journal of Clinical Sleep Medicine” ka nxjerrë në pah sesi në 5 muajt e parë të vitit 2020, kërkimet e bëra në Google mbi temën e pagjumësisë arritën në 2,77 milionë. Një numër i mbresëlënës, sidomos sepse krahasuar me kërkimet e vitit 2019 pati një rritje prej 58%.
Të dhëna të rëndësishme vijnë edhe nga një studim i dytë i kryer nga “Dorelan Research” me 885 italianë: 53% e tyre ka deklaruar se karantina ka ndryshuar në mënyrë të dukshme ritmin e gjumit dhe në 76% të rasteve, bëhej fjalë për një ndikim negativ. Koha e kaluar në divan, duke fjetur në drekë ishte nga 20-30 minuta për 216 persona, 5-10 për 195 persona dhe 10-15 për 179 persona.

 

Flemë pak dhe keq, ndikimi i pandemisë

Me pak fjalë, që kur Covid-19 hyri në jetën tonë, cilësia e gjumit është përkeqësuar. Dinamikat që janë aktivizuar janë të ndryshme. Kalimi i shumë orëve në shtëpi, mes izolomit të detyruar dhe punës nga shtëpia, ka bërë të mundur që njerëzit të flinin dhe të zgjoheshin një orë më vonë, krahasuar me zakonet e tyre. Këtij fakti i shtohen edhe dremitjet e shumta, të cilat nëse bëhen në mënyrë të gabuar përgjatë ditës mund të shqetësojnë pushimin e natës. Po ashtu, edhe jeta sedentare e shtuar në këto kohë dhe pakësimi i aktivitetit fizik, bëjnë të mundur që të ndihemi më pak të lodhur. E gjithë kjo kohë ka ndikuar në mënyrë të rëndësishme në cilësinë e gjumit, me efekte të njëjta me përdorimin e tepërt të kompjuterit apo telefonit.

 

Këshillat për një gjumë më të mirë

Sfida që të gjithë ne po përballojmë, ka gjeneruar një rritje të fortë të gjendjes së ankthit, shqetësimit dhe stresit, të cilat në mënyrë të paevitueshme ndikojnë në cilësinë e gjumit. Kjo gjë rrezikon të përkeqësojë si gjendjen psikologjike, ashtu dhe sistemin imunitar. Të kujdesemi për gjumin është një zotësi, të cilën mund dhe duhet ta mësojmë.

Disa këshilla? Rivendosni një ritëm të rregullt gjumë zgjim, bëni aktivitet fizik, evitoni të shihni në telefon apo televizor para se të flini, përkushtojuni aktiviteteve çlodhëse dhe shtrihuni në shtrat vetëm për të fjetur.

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: NewsWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top