FB

September 3, 2021 | 8:40

Hapat drejt pjekurisë emocionale

 

 

Zemra e fëmijës është foleja e ndjenjave të tij. Si prindër detyra jonë është t’i mbajmë këto zemra të buta. Si mund të rrisim fëmijë me zemra të mëshirshme dhe të buta? A duhet të zhdukim emocionet negative dhe duhet të nxitim vetëm ato pozitive? Është arti i të qenit nënë. Vetëm një qenie si nëna është pajisur me ndjenja delikate që të mund të ushqejë me dashuri të mjaftueshme një qenie tjetër së cilës ajo po i vjen në ndihmë.  Është pikërisht ndjenja e sigurisë guri i themelit për të patur në të ardhmen fëmijë me zemra të buta.

dr-ilia-larti

Përgatiti: Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia Larti

 

Si krijohet ndjenja e sigurisë?

E thënë shumë shkurt përgjigjja në kohën e duhur të nevojave të tij shpirtërore. Ne këtyre çështjeve i largohemi sa më shumë të jetë e mundur sepse kemi një familje që nuk na mbështet, dhe një shoqëri që na nënvlerëson, atje ku numërohen vetëm tringëllimat e metalta të lekut i cili qëndron si barierë mes nesh dhe fëmijëve tanë. Një shoqëri që nuk investon për rrënjët kërkon të hajë frutat.

E çuditshme pastaj kur merremi me sjelljet problematike?!

Si krijohet ndjenja e sigurisë?

E thënë shumë shkurt përgjigjja në kohën e duhur të nevojave të tij shpirtërore. Ne këtyre çështjeve i largohemi sa më shumë të jetë e mundur sepse kemi një familje që nuk na mbështet, dhe një shoqëri që na nënvlerëson, atje ku numërohen vetëm tringëllimat e metalta të lekut i cili qëndron si barierë mes nesh dhe fëmijëve tanë. Një shoqëri që nuk investon për rrënjët kërkon të hajë frutat.

E çuditshme pastaj kur merremi me sjelljet problematike?!

Pjekuria emocionale arrihet nëpërmjet një procesi që ka 5  shkallë sipas Prof. Dr. Gordon Neufeld.

Ato janë: Shprehja, Emërtimi, Përjetimi, Përzjerja dhe Reflektimi.

Të gjitha këto shkallë duhet të përshkohen nga fijet e padukshme të atashimit apo marrëdhënies me fëmijën.

0

Hapi 1. Shprehja e emocioneve

Sipas Prof. Dr. Allan Schore rryma e re, apo paradigma e re që tashmë ekziston sot në psikologjinë e zhvillimit është paradigma emocionale. Profesor Schore shprehet: “Pa dyshim emocioni e ka origjinën nga trupi” Zemra është vendi ku krijohen emocionet. Mendjes i duhet 5-10 sekonda për të kuptuar atë që ndjen zemra.

Çfarë duhet të bëjmë ne si prindër që kemi një fëmijë që i shpreh të gjitha emocionet që ndjen?

Në vitet e para të jetës së tyre fëmijët shprehen me anë të sjelljes e cila është kanal komunikimi. Mirëpo kjo sjellje për ne është e papranueshme si rezultat … edhe ndjenjat e fëmijës. Të gjithë e dimë parimin e tenxheres me presion. Sa më lehtë të dalë avulli më mirë. Për t’u shprehur të gjithë kemi nevojë për një ambient që na pranon, ku ne ndihemi të sigurt, larg paragjykimeve dhe ftohtësisë. Në një ambient të ngrohtë ku ne e ndjejmë se na duan dhe ndihemi të vlerësuar ne shprehemi lirshëm, pa pengesa.

Si duhet të veprojmë me fëmijët në mënyrë që ata t’i shprehin të gjitha emocionet?

Hapi i parë drejt kësaj është pranimi i emocioneve, qoftë pozitive, apo negative. Ato janë pjesë e mrekullisë së krijimit të Zotit dhe arti ynë si prindër. Ne duhet t’i ftojmë fëmijët t’i shprehin ato dhe jo t’i ndalojmë. Hapi i tretë nënkupton ndihmën që duhet t’i japim ne fëmijëve kur përjetojnë emocione negative në përballjen me to.

Në periudhën kur fëmijës i mungojnë fjalët por shprehet vetëm me komunikimin joverbal, që mund të jetë nga 0-2 vjeç mesatarisht sinjalet joverbalë që 7 lloje (kontakti me sy, shprehja e fytyrës, toni i zërit, qëndrimi, gjestet, përsëritja në kohë dhe intensiteti i përgjigjes).

Sipas Prof. Dr. Daniel Siegel “komunikimi joverbal është ushqimi më i mirë për fëmijën.” Ai thotë: “Nëse e gjithë bota do të dinte të komunikonte në mënyrë joverbale, do të kishim një botë më të mirë.” Të qenit të sinkronizuar me fëmijën i jep mbështetje kur përjeton inat, mërzi, trishtim, etj, thënë ndryshe një gjuhë zemrash.

5

Hapi 2. Emërtimi

Ato që ndjen fëmija ne t’i përkthejmë me gjuhën e fjalëve në mënyrë që të krijohet një përputhje midis asaj që ndjen fëmija dhe fjalëve që kemi ne për emocionet.

Për shembull, kur e shohim të shqetësuar t’ia mësojmë fjalën shqetësim.

Kjo kërkon sërish sinkronizim, depërtim në thellësi të shpirtit të tij apo të saj, lexim në brendësi. Fjalët janë çelës për formimin e ndërgjegjjes së fëmijës. Nëse fëmijët nuk i njohin dhe nuk i kuptojnë emocionet e tyre si mund të presim më vonë që t’i menaxhojnë ato si duhet?

Hapi 3. Përjetimi i ndjenjave

A është mirë që fëmijës t’ia mohojmë përjetimin e ndjenjës së inatit, mërzizë, kundërshtimit, frikës, etj?

Sigurisht që jo, sepse ylberi i ndjenjave ka edhe ngjyrat e ftohta. Për të gjitha këto ndjenja edhe të tjera nevojitet një mburojë. Mburoja është atashimi me nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Ajo është liria për t’i përjetuar ato, por, duke qënë i kuptuar deri në deje nga një krijesë tjetër.

E kush mund të ishte më mirë se sa prindërit?

Dhe e vërteta tjetër është se të gjitha këto duhet të përjetohen nga fëmija por sekreti është se në 7 vitet e para fëmijët janë shumë të ndjeshëm dhe përjetimi i vazhdueshëm i ndjenjave negative le pasoja të cilat ndikojnë sistemin e tyre të brishtë nervor dhe shëndetin në të gjitha drejtimet.

Nëse fëmija përjeton trishtim apo dëshpërim, duhet ta lejojmë ta përjetojë atë, por duke e mbështetur, duke i qëndruar përkrah apo duke e ngushëlluar për zhgënjimin që mund të ketë patur. Kjo kultivon tek fëmija reziliencën apo aftësinë për t’u përshtatur.

6

Hapi 4. Përzierja

Ena e përzierjes së emocioneve është korja paraballore e trurit. Që të përzihen emocionet ato së pari duhet të ndihen, të përjetohen dhe të njihen lehtë. (për këtë nevojiten 3 hapat që sapo përshkruam) Periudha kur fëmijët përjetojnë dy apo më shumë emocione në të njëjtën kohë është periudha 5 – 7 vjeç sipas psikologjisë së zhvillimit.

“Korja paraballore lidh gjithçka me gjithçka tjetër (dmth të gjitha pjesët e trurit me njëra – tjetrën).” – thotë Prof. Dr. Daniel Siegel.

Po ashtu prof. Siegel shprehet se korja paraballore tek fëmijët formohet në sajë të marrëdhënieve me prindërit. Arti i prindërimit qëndron në përzierjen e emocioneve tek fëmija, ashtu si piktori që përzien ngjyrat me delikatesë, nuancat më të holla di t’i dallojë dhe t’i formojë, pikërisht prej të kundërtave.

Po ashtu, prindërit, nga hidhërimi që ndjen fëmija për lodrën e rrëmbyer nga i vëllai dhe dashurinë që  ka për të, të formojnë ndjenjën e vetëkontrollit por kjo në situatë të qetë, në kontekstin e atashimit, kur marrëdhëniet janë të mira, fëmija është më i qetë dhe larg “incidentit”.

Në kohë stresi qendra e arsyetimit, hipokampusi, pushtohet nga hormonet, memorja afatshkurtër stopohet dhe fëmija nuk mendon dot qartë.

Hapi 5. Reflektimi

Kjo do të thotë ta veçosh fëmijën nga ndjesitë e tij, ai është ai që është, por ka momente që ndihet kështu. Emocionet janë si retë në qiell, ikin, kalojnë i merr era.

Sipas studimeve një emocioni i duhet 1 minutë e gjysëm të përjetohet, më pas vendin e tij e zë një emocion tjetër.

Gjithashtu, tek fëmijët duhet të mbështesim të qënit me dy ndjenja në të njëjtën kohë, ashtu siç ndihemi edhe ne herë pas here. Duhet të diferencojmë ndjenjat nga vlerat, (çfarë është e mirë dhe e keqe) apo besimet, (çfarë është e vërtetë ose jo) dhe t’i krijojmë mundësi fëmijës t’i përjetojë njëkohësisht të kundërtat, në mënyrë që të krijohet pjekuria emocionale.

Kështu ai do të meditojë mbi mënyrën se si ndihet, peshorja do të vendoset në mendjen e tij. Që t’i realizojmë të gjitha këto ne duhet kemi parasysh marrëdhënien tonë me ndjenjat e fëmijës e cila çon në marrëdhënie të fëmijës me ndjenjat e tij e më pas në sjelljen e tij me njerëzit.

Nëse ne nuk i pranojmë disa ndjenja tek fëmija dhe u themi t’i mohojnë ato apo t’i shtypin si mund të presim që ata të përballen me to, t’i përjetojnë, t’i përziejnë me ndjenja të tjera dhe më pas të reflektojnë duke u kthyer edhe një herë prapa.

Gjuha e ndjenjave nënkupton shprehjen, të kuptuarit, emërtimin, normalizimin, vëzhgimin, mbrojtjen, leximin e saktë, mbështetjen, dhe më pas përzierjen dhe reflektimin.

Të gjitha këto me durim e mëshirë. Investimi në të mësuarit e gjuhës së emocioneve apo inteligjencës emocionale është një nga vlerat më të larta që mund t’u përcjellim fëmijëve. Kështu ata do të kuptojnë veten dhe do të “lexojnë” gjendjet emocionale të të tjerëve duke e vënë veten në vendin e të tjerëve.

7

Përfundime

Në përfundim të trajtimit të emocioneve mund të themi se: emocionet janë shprehje e jetës aktive të shoqëruara përgjithësisht me vetëdijen e një gjënjeje të këndëshme apo të hidhur. Emocioni është një prishje ekujlibri, një shqetësim me kohëhëzgjatje të ndryshme. Emocioni kur është i fortë mund të shkaktojë rritje të lëvizshmërisë (p.sh  inati apo entusiazmi), ose përkundrazi ose frenim (p.sh frika, dashuria me shikim të parë) e pra emocioni vepron herë si gacmues  dhe herë si narkotik. Pasojat e tij mbi trupin mund të shkojnë deri në gjendje  sinkope, por në të shumtën e rasteve shfaqen me tharje buzësh, me skuqie apo zbehtësi të fytyrës, me purpuriqie të lëkurës (mish pule).

Disa mendojne se emocioni është një shenjë mospërshtatjeje ndaj realitetit, në të vërtetë ai mund të konsiderohet i tillë vetëmkur “shkaku”, nuk përputhet me kundërveprimin, pra kur një shkaku shumë të dobët i përgjigjet një “kundërveprim” a “motiv”, shumë i madh, si rezultat i një kontrolli të pamjaftueshëm të qendrave cerebrale.

Në përgjithësi, emocioni mbetet një ç’ekuilibrim kalimtar që tregon përpjekjet që bën organizmi për t’iu nënshtruar rrethanave.

Në varësi të natyrës së së shqetësimit të krijuar kemi emocion, shok (shprehje kjo , tashmë e vjetëruar e cila është zvendësuar me shprehjen “shok emocional” dhe emocionb – ndjenjë, që zgjat më shumë se i pari, por është  më i shpërhapur (p.sh emocioni moral, emocioni estetik, euforia e të tjera).

Natyra e emocionit për një kohë të gjatë është konsideruar si një kundërveprim (p.sh shoh një ari, kam frikë (emocion), iki me vrap.

Në veprën e tij “Skica e një Teorie për Emocionet”, Sartri cilëson se: “Emocioni nuk është kundërveprim, por një formë qëndrimi që bën njeriu, pra është ai që e prodhon dhe që e mban atë (p.sh njeriu është i detyruar të pranojë  gabimet e tij, apo të marrë një nisiativë me përgjegjësi që të “inatoset”, me qëllim që ta mohojë  gjendjen ku është futur”.

Pra në konteksin e trajtimit të emocionit mund të konkludjmë se: Emocioni është një qëndrim magjik, një përpjekje për të ndyshuar botën, vetëm me forcat e veta psikike.

Në këtë këndvështrim, teza më e fundit është se, shkarkimi i emocioneve provokon një katarsis të shëndetshëm në nivel fiziologjik dhe psikologjik te çdo individ.

Çdo emocion ka një kuptim, zbulon një qëllim, që mund të jetë edhe përgjegjshmëri. Shkurt, ne jemi përgjegjës për emocionet tona, ato janë një shprehje e zgjedhjes që bën personaliteti ynë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top