FB

October 13, 2021 | 8:20

H^D Red Carpet…Surpriza e një sezoni që lamë pas!

Pas shiut lind dielli. Gjithmonë. Mundet të tingëllojë si shprehje klishe, por në të vërtetë bart një mesazh të fortë, shumë shpresëdhënës. Sepse jeta është e tillë. Ka ciklet e saj ashtu sikundër dhe stinët. Një proces me të papritura. Pikërisht në një kohë kur pandemia na shkëputi nga realiteti, jeta dukej se mori një drejtim prapakthehu. Na pengoi përditshmërinë, emocionet që merrnim nga aktiviteti i përditshëm, na trazoi pabesisht shpirtrat. Kaluam kohë jo fort të qeta. Periudha post pandemisë është po aq e rëndësishme në lëvizjen e mekanizmit jetësor, për t’i dhënë rëndësinë e duhur vetë jetës.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

capture

Mesmaji rikthehu shpresën mes njerëzve. Ishte si një rilindje për të gjithë. Jeta në vend nisi të rigjallërohet e të marrë ngjyrat e saj. Tani kemi nevojë vetëm për emocione të bukura. T’i gëzohemi gjërave që na mbushin shpirtin. Është një gjë që e kemi lirshmërisht në dorë. Këtë rrugëtim të revistës “Psikologjia” ia kemi dedikuar pikërisht këtyre emocioneve. Le të kthejmë faqen drejt një kapitulli të ri! Një risi që në Shqipëri përkon me surprizën e shumëpritur të kësaj vere. Sharmin e një linje përfaqësuese të sezonit veror 2020.

H^D Red Carpet është kompania që frymëzon tendencat në veshjet e saj, një katalog modelesh pro përditshmërisë, eventeve artistike apo ngjarjeve të shënuara në jetën e gjithsecilit. Sepse ne nuk bëjmë dot pa këtë ingranazh që na plotëson kënaqësitë cilësore, por pse jo, na ndikon në kulturën e secilit për të shkëmbyer përvoja të bukura estetike. Është kjo gjuhë marketingu që edhe vetë H^D Red Carpet ka zgjedhur të përçojë mes klientëve, kryesisht femra, duke shërbyer me garancinë e markës 100% shqiptare.

capture1

Sa shumë gjëra të bukura, dritë, ngjyra, harmoni, stil, elegancë. Një markë shqiptare që pushton tregun vendas dhe të huaj me risitë e saj. Forma kryesisht voluminoze, me flutura, të derdhura dhe modeluar në materiale të çmuara sateni, linoje, pambuku… Butikët e H^D Red Carpet do të afrojnë lumturinë pranë jush, falë fustaneve gjithashtu të eventeve, të cilat kësaj vere i falin hijeshinë e dëshiruar. Me dyqanet në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, H^D Red Carpet është rikthyer në normalitet, duke furnizuar sallonet e saj me linjat përkatëse të veshjeve, chic, casual, sport për të rritur, por edhe linjën për fëmijë. Këto veshje tanimë do të jenë një aset i prekshëm për të gjithë. Padyshim, si një zë i fuqishëm në stinën e kurorëzimit të martesave, vjen dhe linja H^D Red Carpet Wedding, e kompletuar deri në plotësinë e aksesorëve.

Në shëtitoren e bukur të qytetit të Durrësit, me emrin Taulantia, huazuar nga një fis i lashtë Ilir, në katin e parë të një pallati madhështor gati 30-katësh, të bie në sy emri i një dyqani veshjesh femërore “H^D Red Carpet”. Po kaq madhështor ky emër ngrihet dhe me sallonin në mes të ish-bllokut, në rrugën Vaso Pasha në Tiranë. Ndërsa në Shkodrën e famshme të modës, brandi shqiptar H^D Red Carpet është i vendosur në pedonalen e bukur të qytetit, duke i dhënë emër sipërmarrjes.

capture2

“Red Carpet”, jemi mësuar që këtë emër ta lexojmë shpesh në pasarelat e sfilatave më në zë të modës nëpër botë. Përkthehet “tapeti i kuq” dhe natyrisht, modelet e të gjithë botës lobojnë për të marrë pjesë në këtë “tapet” ku lancohen firmat më prestigjioze të stilisteve më në zë të globit. Po ç’bën ky emër i madh i botës së modës në Shqipëri? Është një fakt i mrekullueshëm, që ndoshta i ngacmuar pikërisht nga ai tapet i kuq ëndrrash, u bë një realitet i prekshëm edhe në Shqipëri.

capture3capture6

Është pikërisht koha të flasim për këtë përfaqësim dinjitoz, një markë krejtësisht shqiptare që e meriton të zërë vendin që meriton në botën e madhe të modës. “H^D Red Carpet” që nga viti 2015 është tashmë një markë tërësisht “Made in Albania” për veshjet femërore, që nga prodhimi deri në shitje. Me dyqanet në Tiranë, Shkodër e Durrës, kjo markë “made in Albania”, i paraqet shqiptarëve kënaqësinë e mijëra veshjeve moderne, që deri pak vite më parë vetëm për t’i parë ishin mësuar të shkonin në “Via Mont Napoleone” në Milano, në Paris apo në Londër. Tani ato janë tek “pragu i derës”. Tani femra shqiptare për një mbrëmje “gala”, një takim të rëndësishëm, për një event apo edhe thjeshtë një takim dashurie, tek “H^D Red Carpet” gjen çdo veshje “firmato” por me një risi, ato janë tërësisht “Made in Albania” që nga stilimi, qepja apo edhe tregtimi. Në krah të veshjeve të modës nuk mund të mungonin veshjet, fustanet e nusërisë, që janë edhe pikëtakimi i fundit i adoleshencës me kulmimin e dashurisë, martesën.

capture5

Të gjitha vajzat, ëndrrën e jetës së tyre kanë ditën e dasmës dhe fustanet moderne të nuseve që deri dje i shihnin vetëm në kataloge dhe ekranin e TV, tashmë i kanë aty, tek “pragu i derës”. Brandet më të suksesshme që prodhon kjo kompani “H^D Casual”, “H^D Fashion Store”, “H^D Kids”, “H^D Sports Weare” “EVA by H^D” po përgatiten për “ekspansion” brenda hapësirës mbarëkombëtare, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo markë që i përket sipërmarrëses së suksesshme Brikena Balla Gugashi, një grua me rrënjë vajzërie në Tiranë dhe nuse durrsake, pret “sirenat” shqiptare që të sfilojnë me veshjet moderne “made in Albania” në një nga shëtitoret më antike të botës, “Taulantia”, në ish-Bllok në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë, dhe në pedonalen e qytetit të Shkodrës.

capture4Një bizhuteri mund t’i thotë botës se si ndihemi, se si duam të ndihemi apo në cilën pikë të jetës kemi arritur. Ashtu si gjuha e trupit që përcakton qëndrimin tonë, edhe bizhutë kanë gjuhën e tyre, veçanërisht kur ato përshtaten në dizajnë të konceptuara sipas formave, ngjyrave, grintës së një mbrëmjeje, feste kolektive a një përvjetori të rëndësishëm. Kjo është një shtyllë po kaq e fortë e një sipërmarrjeje si H^D Red Carpet. Një sektor po kaq i veçantë i ngritur mbi mistiken, elegancën dhe sharmin ndriçues që falin gurët dhe metalet e çmuar, mbi të cilët janë gdhendur dizjane që shkrihen në përshtatshmëri me veshjet. Bizhuteritë janë ndër dhuratat më të çmuara dhe më të vlerësuara, me siguri nga të dy gjinitë. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se me këtë lloj dhurate është e mundur të komunikosh emocione dhe ndjenja të ndryshme, falë gjuhës së fshehur të argjendarive.

PANDEMIA, INICIATIVA PRO KAUZËS

Prej dy muajsh H^D Red Carpet ka arritur të realizojë dhe sigurojë në kohë rekord shpërndarjen me maska dhe kostume sterilizimi në mbarë vendin, madje një kontigjent edhe jashtë kufijve. Nisma e ndërmarrë që javën e dytë të izolimit, i dha një ndihmë reale nevojave të bluzave të bardha për veshjet e posaçme mbrojtëse ndaj koronavirusit. Ndryshe nga parashikimet, kompania duket se e ka shndërruar tanimë këtë proces në një hallkë të rëndësishme të saj, për t’i shërbyer kauzës.

capture7capture8capture9

Për kompaninë gjithçka ndryshoi brenda një ditënate, për t’i dhënë në fakt kuptim diçkaje tjetër, që ishte sa e rëndësishme, po aq fisnike. Nevoja për veshje profesionale mjekësore, kostume izolimi dhe maska mbrojtëse ndaj virusit, ishin emergjenca që lipsej me të drejtë dy javët e fundit të marsit. Gjendur para një situate të tillë, H^D Red Carpet pezulloi gjithçka nga pritshmëritë e caktuara, për t’i ardhur në ndihmë kauzës. Filloi prodhimin e maskave të para, të cilat fillimisht në shenjë mirënjohjeje dhe solidariteti u shpërndanë falas për mjekët dhe policët.

Ky shërbim i shtuar në Hd Red Carpet u përsos aq shumë, saqë tani prodhohen maska dhe veshje profesionale mjekësore të certifikuara nga ISO 9001:2015, EN 149:2001 + A1:2009. Gjithçka tanimë në funksion gjithashtu të të gjitha grupmoshave, dhe me shtrirje eksporti deri jashtë kufijve

capture10

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top