FB

December 20, 2021 | 8:15

Histori – Mjekësi / Kush e shpiku Aspirinën, njohur ndryshe si Acid Acetilsalicilik?

Nga Focus

Përktheu Adela Kolea

 

Që aspirina lind nga pema e shelgut, këtë e dimë, apo jo…?! 

Më 10 gusht 1897, në laboratorët Bayer, kimisti gjerman, Felix Hoffmann arriti të përfitojë Acidin Acetilsalicilik, një përbërje e nxjerrë nga bima e shelgut, që në mënyrë universale do të njihej si Aspirinë (në Gjermani, emërtimi tregtar, me të cilin u njoh, qe “Aspirin”).

03

Sipas një versioni të njohur, Hoffman i pati hyrë punës për të gjetur një kurim alternativ për babanë e vet, i cili ishte alergjik pikërisht ndaj elementit kryesor përbërës të aspirinës, salicilatit.

Ky kishte kohë që përdorej për ulje temperature dhe kundër reumatizmës, megjithëse me efektet anësore shkaktonte të vjella dhe irritime.

➡ Edhe Sumerët e njihnin

Në lashtësi, edhe Herodoti në “Historitë” e tij, kishte folur për një popull, i cili ishte bërë më i qendrueshëm ndaj sëmundjeve, duke ngrënë gjethe shelgu, ndërsa Hipokrati, i konsideruar si “babai i Mjekësisë”, kishte përshkruar një pluhur të bardhë e të hidhur, të nxjerrë nga lëvorja e shelgut, i cili kishte aftësinë që të ulte temperaturën dhe të lehtësonte dhimbjet.

04Por, ka gjasë se efektet kuruese frytdhënëse të përfituara nga substancat e nxjerra nga pema e shelgut, të njiheshin nga Sumerët, Egjiptianët e lashtë, Asirët dhe më vonë, nga amerikanët nativë, që i përdornin edhe për dhimbje koke.

Në pak më tepër se një shekull që nga shpikja, acidi acetilsalicilik po jeton një rini të dytë:

Përveçse të kurojë dhimbje e temperaturë, përdoret në doza shumë të ulëta në kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ka përbërë objekt studimi edhe për parandalimin e tumoreve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top