Dëshmi

May 24, 2022 | 11:39

Historia e dhimbshme e Isaleos që u rrit nga familja rome, sot ka edhe shtëpinë e munguar

 

Nga Orjona TRESA

 

Fatet njerëzore janë nga më të ndryshmet. Askund nuk mund ta vendosësh gishtin e të bësh gjykimin e radhës se përse ndodhi. Arsyet mund të jenë ndoshta me gishta por njëherësh të pafundme për t’i dhënë shpjegimin e rastit. Isaleo, është njëri prej tyre, por që fati e deshi kaq shumë dhe ia dha jetën për ta jetuar. Ndoshta shumëkush kërkon qiellin të arrijë për të bërë jetën që do, por asnjëherë nuk duhet të tregohemi mosmirënjohës për atë që na është dhënë të jetojmë. E kështu ndodhi dhe me 14 vjeçarin nga Vlora, i cili erdhi në jetën pak minuta se sa nëna e tij biologjike ta sillte në jetë dhe, ta braktiste. Por jeta nuk e braktisi djalin, i cili i gjendur në një kazan mbeturinash, pati zë të dëgjohej pranë një familjeje aty pranë, familjen Xhemalaj, nga ku do të niste dhe jeta e vërtetë për të.

1

Historia e Isaleos u transmetua në media 14 vite më parë, kur babai i tij, Leonardi, ati birësues, e prezantoi si të humbur. Askush nuk erdhi ta merrte të voglin. Kështu, fati i shkruar i Isaleos ishte të rritej në një familje ku prej 14 vitesh nuk i mungon dashuria e gjyshes, nënës, e babait, e motrave dhe vëllezërve. Ai është në dijeni të historisë së tij, të rrëfyer nga familja që e rriti me mundim dhe sakrifica, duke qenë i përgjegjshëm dhe duke u shprehur se për të bën gjithçka.

0

Historia e Isaleos që u braktis nga nëna biologjike dhe u rrit nga familja rome u prezantua nëntorin e kaluar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel si rasti ku 14-vjeçari kërkonte të kishte një shtëpi siç e meritonte familja e tij. Ata strehoheshin në një vend ku gjithçka binte nga jashtë hynte brenda. Falë programit dhe kontributit të shqiptarëve, por edhe gjermanëve nëpërmjet vëllezërve boksierë Keta, familja e Isaleos ka sot shtëpinë e re, nga ku dhe ëndrra e tij u bë realitet.

2

I ftuar në emision, Ismail Keta, boksier rrëfeu se si u njoh me rastin e familjes Xhemalaj, dhe kontributi i shqiptarëve të diasporës për ngritjen e shtëpisë së re.

Unë nuk doja që ky gjest dhe ajo që ndodhi të bëhej publike, sepse është diçka krejt shpirtërore. Por, si shumë njerëz më thonin se t’i dhurosh dikujt një shpresë ose një çati mbi kokë është mirë, pranova. Falënderoj miqtë që pranuan ftesën time. Para pandemisë nuk di ku kisha fluturuar, por isha larg familjes. Sapo kthehem isha duke përqafuar djalin tim të vogël në krah dhe ndeza TV. U shfaq lajmi i Isaleos, ku mësova më shumë për. U preka për gjestin heroik të kësaj familje dhe pyeta veten, ‘a mund ta bëja unë diçka të tillë?’. Nuk jam bamirës, jam sportist, por mundohem të bëj mirë sa të jetë e mundur, dhe të mos bëj keq. Mendova si për djalin tim. Nuk munda t’i jap vetes një përgjigje të saktë. Dhe vendosa që kur të vij në Shqipëri, duke besuar në Zot dhe në vlera, çfarë besoj me sy dhe veshë, vendosa t’i takoj dhe t’i dhuroj diçka. Dëgjova fjalët e përzemërta të nënës dhe djalit, pashë kushtet e rëndomta dhe vendosa të bëj një përpjekje në ndërtimin e kësaj shtëpie. Nuk është kontributi i tërë i imi financiar, por falë sportit dhe punës me vëllezërit e mi kam shumë miq që u bënë një grup i mirë nga diaspora që kontribuuan.”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top