FB

January 5, 2022 | 13:16

Horoskopi i seksit janar 2022: pasione të forta dhe pak sentimentalizma në muajin më të ftohtë të dimrit

 Afërdita do të vazhdojë tranzicionin e saj në shenjën e Bricjapit për gjithë muajin dhe do të kushtëzojë dukshëm sentimentalizmin e tepërt në jetën në çift. Ndërsa Marsi do të jetë te Shigjetari gjatë pothuajse gjithë muajit dhe do të spostohet te Bricjapi vetëm në javën e fundit. Erosi do të karakterizohet nga pasione të forta që do t’i lënë hapësirë zakonit. I ftohti dimëror do ta bëjë pa dyshim më të ëmbël për të gjithë dëshirën për t’u ngrohur nën çarçafë.

 

Dashi

AI: Edhe pse Marsi ju mbush me pasion, nuk do të jetë e lehtë të jetoni i lumtur përgjithmonë me Afërditën në një aspekt kundërshtar për të gjithë muajin. Edhe kur të dilni për aventura të thjeshta, do të gjeni femra që do të jenë të përkushtuara dhe që do të vënë në dukje të metat dhe mangësitë tuaja. Në fund të muajit, epshi mund të bjerë ndjeshëm.

AJO: Nëse po kërkoni një partner për të ndarë jetën tuaj të përditshme, me siguri nuk do ta takoni këtë muaj. Me Afërditën në një aspekt joharmonik, jeta në çift do jetë e paqëndrueshme dhe për të gjetur pak kënaqësi në seks mund të jetë e nevojshme t’i dorëzoheni tundimit të tradhtisë. Në fund të muajit mund të zhgënjeheni nga një i dashur.

 

Demi

AI: Janari duket një muaj shumë shpërblyes nga këndvështrimi erotik. Marsi do të mbajë ndezuar zjarrin e pasionit dhe do t’ju bëjë një nga dashnorët më të kërkuar të Zodiakut. Afërdita do t’ju bëjë më të sjellshëm, të butë, por njëkohësisht edhe më të thellë. Nëse dëshironi të fitoni shoqërinë e një gruaje të huaj, nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse ta ftoni për të dalë.

AJO: Erosi dhe ndjenjat udhëtojnë me të njëjtin hap dhe e bëjnë muajin janar veçanërisht të kënaqshëm. Në jetën në çift do të jetë e mundur të gjeni tërheqjen seksuale të kohëve të para, kur çdo moment ishte i mirë për të përqafuar partnerin. Nëse jeni vetëm, përgatituni të jeni të përfshirë nga një pasion i papërmbajtshëm në çdo këndvështrim.

 

Binjakët

AI: Marsi te Shigjetari nuk do të jetë aq bujar me ju, dhe në shumë raste nuk do të bëni figurë të mirë në shtrat. Do të jeni shumë të shqetësuar nga rikthimi i një femre nga e kaluara juaj, e cila do t’ju kërkojë të riprovoni sërish në një lidhje. Vlerësoni me kujdes zgjedhjet tuaja, merrni përgjegjësi të reja dhe kujtoni se nuk është asnjëherë e mundur që të ktheheni pas.

AJO: Me Marsin kundërshtar për pjesën më të madhe të muajit, do të keni ndjenjën se dikush dëshiron të takohet me ju vetëm për qëllime seksuale. Nëse nuk është kjo ajo që dëshironi, largohuni menjëherë. Përndryshe, përfitoni nga kjo mundësi për të përjetuar momente intimiteti të thellë, pa pritshmëri për të ardhmen. Do të jetë më emocionuese se sa pritej.

 

Gaforrja

AI: Pas një zhgënjimi të madh dashurie, nuk ju pëlqen të lidheni shumë shpejt dhe ky mund të jetë një muaj reflektimi. Megjithatë, mund të mos jeni në gjendje t’i rezistoni ngacmimeve të vazhdueshme të një kolegeje që ka dashur të flejë me ju që herën e parë që ju ka parë. Nëse nuk keni bërë betim për të mos shkuar me askënd, lëreni veten të lirë të shijoni çdo gjë.

AJO: Me Afërditën kundërshtare gjatë gjithë muajit, nuk do t’i largoni njerëzit nga një marrëdhënie që ka përfunduar, pa i dhënë kohë vetes për të analizuar atë që po ndodh. Një histori seksi nuk mjafton për ju: ju dëshironi dashuri të vërtetë, një dashuri që përfshin zemrën dhe mendjen. Dhe, nëse nuk ia dilni këtë muaj, duhet të jeni të gatshëm të prisni për momentin e duhur. 

 

Luani

AI: Marsi te Shigjetari gjatë gjithë muajit do të mbajë ndezur dëshirën për të përjetuar momente pasioni të paharrueshme me partneren. Në jetën në çift do të rizbuloni një intimitet fantastik. Afërdita te Bricjapi mund të bëjë të lindë një pasion i parrezistueshëm në zyrë. Tradhtia nuk është një zgjedhje e shkëlqyer, pasi keni Saturni kundërshtar.

AJO: Me Afërditën në Bricjap përgjatë gjithë muajint, një koleg mund të dashurohet marrëzisht pas jush dhe do të jetë praktikisht e pamundur t’i rezistoni sharmit dhe lajkave të tij, veçanërisht nëse përfaqëson pikërisht idealin e bukurisë që ju tërheq. Marsi në Shigjetar do t’ju bëjë sensual dhe magjepsës, të zjarrtë dhe të përfshirë nga intimiteti.

 

Virgjëresha

AI: Me Marsin në Shigjetar për pjesën më të madhe të muajit, sfera e Erosit mund të jetë pak më pak tërheqëse sesa pritej dhe, edhe kur ekziston mundësia për të shkuar në shtrat me një dashnor të jashtëzakonshëm, do të shfaqen probleme të papritura. Afërdita nuk përjashton lindjen e një ndjenje të fortë për një person të takuar rastësisht gjatë një udhëtimi të vogël.

AJO: Afërdita në Bricjap me siguri nuk do të vërë në dyshim ndjenjat tuaja për gjithë muajin janar, por Marsi në Shigjetar mund të sjellë disa tensione të vogla në sferën seksuale. Mes jush dhe partnerit duket se po shuhet zjarri i pasionit. Do t’ju duhet të gjeni diçka për ta ngacmuar me keqdashje dhe seksi do të jetë super në fund të muajit.

 

Peshorja

AI: Me Afërditën në Bricjap, do të jetë praktikisht e pamundur të arrini nivele të larta kënaqësie në eros, veçanërisht nëse ju dhe partneri juaj grindeni vazhdimisht për punët e shtëpisë. Marsi në Shigjetar do t’ju bëjë më të prirur për t’u arratisur, gjë që sidoqoftë do të jetë e pamundur ta mbani të fshehtë. A ia vlen barra qiranë? Mendoni me kujdes për këtë gjë.

AJO: Afërdita dhe Plutoni në shenjën Bricjapit gjatë gjithë muajit nuk do të sjellin lajme të shumëpritura në planin erotik dhe shpesh do t’ju ndodhë që të kaloni shumë kohë në shtëpi me partnerin, pa arritur as të prekeni me njëri-tjetrin. Marsi do t’ju shtyjë të kërkoni vëmendje të reja nga njerëz që nuk i njihni, edhe në rrjetet sociale. Do të vijnë pa dyshim kohë më të mira, ndaj durim.

 

Akrepi

AI: Me Afërditën dhe Plutonin te shenja e Bricjapit gjatë gjithë muajit, padyshim nuk do të mungojnë rastet për të kaluar aventura të reja dashurie, ku erosi do të jetë thelbësor. Përgatituni të takoni një të dashur që do t’ju bëjë për të qeshur nën çarçavë, duke ju bërë të përjetoni ndjenja të reja. Edhe një njohje virtuale mund të jetë shumë eksituese.

AJO: Afërdita te Bricjapi këtë muaj mund t’ju bëjë të ndjeni një tërheqje të fortë për partnerë më të mëdhenj ose më të vegjël se ju në moshë. Në fund të fundit, jeni e mendimit se dashuria nuk njeh moshë dhe po ashtu as seksi. Gjatë netëve të pasionit, do të duhet të tregoni shumë kujdes, nëse doni të shmangni një shtatzëni të padëshiruar.

 

Shigjetari

AIMarsi te shenja e Shigjetarit do të jetë udhërrëfyesi juaj më i mirë për pothuajse gjatë gjithë muajit dhe do t’ju bëjë një partner shumë dinamik dhe mjaft aktivë seksualisht. Shoqja juaj do të habitet nga fuqia dhe rezistenca juaj. Por me Afërditën në shenjën e Bricjapit mund të bëheni protagonist i një debati xhelozie, për shkak të vëmendjes që i dhuroni ndonjë femre tjetër.

AJO: Me Marsin në shenjën e Shigjetarit, këtë muaj keni mundësi të mira që të takoni të dashurin e ëndrrave, atë që është i aftë të kënaqë çfarëdolloj kërkese që keni. Por kujtoni se duhet t’ia pëshpërisni kërkesat tuaja, sepse sidoqoftë, e ka të pamundur t’ju lexojë mendjen. Ju presin ditë të zjarrta dhe entuziazmuese.

 

Bricjapi

AIAfërdita dhe Plutoni në shenjën tuaj do t’ju bëjnë një dashnor të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës, të aftë për t’i dhënë partneres suaj mbrojtjen që dëshiron, por në të njëjtën kohë në gjendje ta mposhtni atë me fizikun tuaj të fuqishëm. Ditët e fundit të muajit, me Marsin në krah, do të jeni të parezistueshëm, të pandalshëm dhe absolutisht të paharrueshëm.

AJO: Me Afërditën në shenjën tuaj, ju jeni një partnere e jashtëzakonshme, e aftë për të ndezur dëshirën edhe te partneri më i ftohtë që ekziston. Jeni e dashur, sensuale, provokuese dhe djallëzore. Madje Mërkuri ju çmend pak poshtë çarçafëve. Netët më të mira do të jenë ato të ditëve të fundit të muajit, kur edhe Marsi do të ndezë atmosferën.

 

Ujori

AIMarsi te Shigjetari për pothuajse gjithë muajin do t’ju dhurojë një mikeshë të mirë dhe do të jetoni momente pasioni kalimtar. Nuk do të jetë as nevoja për të marrë iniciativën dhe të rrethuar me kaq shumë simpatizantë do të jeni të llastuar dhe do të keni mundësi për zgjedhje. Por duket se, thellë brenda vetes po ndjeni se dalëngadalë po bini në dashuri me një grua shumë misterioze dhe enigmatike.

AJO: Afërdita dhe Plutoni këtë muaj do t’ju japin mundësinë të përjetoni një histori të fshehtë shumë emocionuese. E rëndësishme është që situata të jetë e qartë mes jush dhe partnerit. Bashkëfajësia juaj mund t’ju shtyjë të bëni plane për të ardhmen, të cilat duken të pamundura në këtë moment. Lëreni veten të surprizoheni nga fati dhe shijoni jetën me pasion.

 

Peshqit

AI: Me Marsin te Shigjetari në pjesën më të madhe të muajit, do të jeni aq të stresuar sa shpesh flaka e dëshirës do të jetë e venitur. Vetëm disa miq mund t’ju ngacmojnë pak me mënyra sensuale, por do të jeni si një mace e ngordhur. Shmangni krijimin e situatave që janë të paqarta dhe të sikletshme nga të cilat do të ishte vërtet e vështirë që të dilni.

AJO: Me Afërditën në shenjën e Bricjapit gjatë gjithë muajit, dëshira juaj më e fortë mund të jetë të shkoni në shtrat me mikun tuaj më të mirë. Ka një mirëkuptim të çmendur mes jush, por me Marsin kundërshtar gjatë gjithë muajit, do të lindin vazhdimisht ngjarje të papritura. Mund të synoni çdo gjë në ditët e fundit të janarit, kur Marsi do të kalojë në shenjën e Bricjapit.

Burimi: ItalNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top