Këshilla & Arsye

November 21, 2018 | 12:33

Ja si të veproni që të mos ndikoheni nga mendimi i të tjerëve…

Ne nuk mund ta mohojmë që në shumë raste, ajo që mendon pjesa tjetër e njerëzve për ne, na prek shumë, por ka nga ata që zakonisht e marrin gjithçka lehtë, ndërsa të tjerët nuk e bëjnë këtë. Nëse dëshironi të jeni një person i lumtur dhe nuk dëshironi që mendimi i të tjerëve t’ju shqetësojë, atëherë mbajini parasysh këto truke, pasi janë shumë efektive.

Këta njerëz nuk janë të interesuar për ju

Përkundrazi, ata janë të interesuar për reagimet që do të keni pasi të kenë dhënë mendimin e tyre dhe në të mirat që mund të marrin vetë prej kësaj, kështu që më mirë t’i largoni!

Ndryshoni perspektivën

Kur ju merrni një opinion që me të vërtetë ju dhemb, një ide e mirë është të ndryshoni pak fjalë dhe ta bëni atë pozitiv për ju. Për shembull, nëse dikush ju thotë “nuk duhet t’i kushtoheni gatimit”, bëni një përpjekje dhe hiqni fjalën “nuk” nga fjalia. Është kaq e thjeshtë!

Takohuni me njerëz të tjerë

Nëse gjithmonë merrni fjalë dhe komente negative nga të njëjtët njerëz gjatë gjithë kohës, atëherë është koha që të filloni të kërkoni diku tjetër. Nëse njerëzit nuk ndryshojnë, zëvendësojini ata me të tjerë!

 

Mos u fokusoni më shumë seç duhet, në atë që mendojnë të tjerët

Më mirë të kujdeseni për punën tuaj dhe të vendosni një minimum energjie mendore për të mos qenë aq të vëmendshëm ndaj opinioneve të të tjerëve dhe të përqendroheni në punët tuaja.

Mos u përpiqni t’i kënaqni të gjithë

Nuk është e mundur që t’i bësh të gjithë njerëzit të mendojnë pozitivisht. Pra, bëni më mirë atë që dëshironi pa u shqetësuar për atë që thonë të tjerët. Ju do të jetoni më mirë dhe do të jeni shumë më të lumtur.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top