FB

January 13, 2022 | 8:18

Kapeni, jetojeni, shijojeni ditën!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

“… jeta është e huazuar dhe e vogël, por në buzët e tua duket e madhe …” janë fjalët e një kënge dhe çfarë më kujtoi….

03

“Carpe diem” do të thotë “Kape ditën”. E dëgjova këtë frazë për herë të parë në filmin (fitues të Oskarit) “Rrethi i poetëve të humbur” 1989, ku protagonisti, Robin Williams, u shpjegon nxënësve të tij vargun e Horatio-s, duke imituar mësuesin e ri të anglishtes. Kape, jetoje, shijoje ditën. Dhe përpiquni ta bëni jetën tuaj të pazakontë.

Në fillim, studentët e tij janë në mëdyshje, ndoshta të papërfshirë. Disa njerëz e dinë se çfarë do të thotë fraza, por thelbi i vargut u shpëton atyre.

Williams për t’i inkurajuar ata të thyejnë guaskën e fjalëve që të shijojnë thërrimet e kuptimit, i nxit ata të shikojnë fotot e vjetra të shokëve të klasës, të cilat janë të varura në mur përballë tyre. Të rinjtë përkulen dhe vëzhgojnë imazhet bardh e zi.

Williams pëshpërit në mënyrë sugjestive se ata që shohin, të gjithë këta djem me prerje flokësh si ata, plot hormone si ata, me ambicie dhe ëndrra si ata, në këto momente janë ushqim për krimbat. Ata janë të vdekur. Fëmijët mbeten në hije, veçanërisht kur mësuesi u thotë se shokët e tyre të vjetër të vdekur kanë një mesazh për ta – nëse përkulen do ta dëgjojnë: Carpe diem.

Kapeni ditën! E bëni çdo ditë të veçantë, jetojeni në maksimum, sepse jeta është e shkurtër dhe unike, ndaj e bëni të vlejë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top