Ka njerëz që nuk ikin pa u vënë re. Pamja nuk është faktori i vërtetë, por karizma. Po, ka njerëz që kur hyjnë në një dhomë ata krijojnë atmosferë. Njerëz, të cilët mund të na motivojnë, na bëjnë të ndjehemi të veçantë dhe të na drejtojnë. Këshillat e tyre janë të vlefshme, mendimi i tyre kërkohet gjithmonë dhe është i pëlqyer.
Por, çfarë i bën njerëzit karizmatik kaq interesantë? Cili është përbërësi sekret që u lejon atyre të tërheqin vëmendjen dhe admirimin e të tjerëve? Termi rrjedh nga greqishtja “Charis”, që të thotë “dhuratë hyjnore”. Karizma është një plejadë e aftësive emocionale personale dhe sociale, të cilat në një mënyrë të sofistikuar ju mundësojnë të tërhiqni dhe të ndikoni të tjerët në një nivel të thellë emocional, për të komunikuar në mënyrë efektive me ta dhe për të krijuar lidhje të forta ndërpersonale.
Karakteristikat e njerëzve karizmatikë:
Nuk flasin për të metat e të tjerëve
Ata pranojnë gabimet e tyre
Gjithmonë kanë një buzëqeshje të gatshme
Ata janë misteriozë
Ata veprojnë si një udhëheqës
Ata japin shpresë për njerëzit
Ata i vlerëzojnë njerëzit rreth tyre
Sekreti i madh i njerëzve karizmatikë është një dashuria e vërtetë për jetën. Ata nuk struken, por reagojnë në një mënyrë pozitive dhe të sigurt.
Shkrimtari Benjamin Disraeli, ka thënë: “Njeriu nuk është krijesë e rrethanave, rrethanat janë krijesa të njeriut”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.