FB

September 8, 2021 | 8:35

Keni dhimbje të padurueshme gjatë ciklit menstrual? Mjekët tregojnë kur duhet të kërkoni ndihmë profesionale

Një dhimbje e vogël është pjesë e ciklit menstrual. Por a e dini se kur duhet të vizitoni mjekun?

cikli menstrual

Dhimbja gjatë ciklit menstrual ndryshon nga një grua tek një tjetër. Disa mund ta durojnë dhimbjen e disa të tjerë e konsiderojnë atë rraskapitëse., shkruan “The Sun”.

Por mjekët tregojnë se kur dhimbjet kthehen në problem për shëndetin. Fatmirësisht ka shumë metoda për të lehtësuar dhimbjet nga menstruacionet.

Ilaçet kundër dhimbjeve pa recetë dhe një shishe me ujë të nxehtë janë metodat më të njohura. Por ndonjëherë gratë duhet të shkojnë më tej duke përdorur kontraceptivë për të lehtësuar simptomat e tyre.

Kur duhet të vizitoni mjekun?

Dr Jennifer Lincoln tha se është normale të kesh dhimbje dhe të ndihesh e lodhur gjatë periodave.

“Nëse keni dhimbje, ndiheni të lodhur, atëherë kjo është komplet normale për shkak të ciklit menstrual. Por nëse kjo është ajo që mendoni gjatë gjithë ditës dhe ju bën të paaftë për të bërë gjëra të tjera, atëherë kjo është e tepërt.

Nëse dhimbja ndikon në aftësinë tuaj për të shkuar në shkollë ose për të shkuar në punë ose ju bën të mos jeni në gjendje të bëni aktivitetet tuaja normale, mjekët duhet ta dinë këtë.

Kjo sepse ne mund ta rregullojmë, ta trajtojmë dhe ta bëjmë më mirë situatën. Nuk është e nevojshme të vuani.”

Cikli menstrual i dhimbshëm quhet “dismenorrea” dhe “dismenorrea sekondare” kur ka një shkak themelor.

Kushtet mjekësore që janë shkaku i vërtetë i dhimbjes nga periodat përfshijnë:

  • Endometrioza
  • Fibroids
  • Sëmundja inflamatore e legenit
  • Adenomioza

Këto shpesh mund të trajtohen, ose të paktën të menaxhohen, dhe gjithashtu mund të parandalojnë probleme të tjera siç është infertiliteti. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet vetëm të “duroni” dhimbjen.

Pse shkaktohet dhimbja nga periodat?

Përveç kushteve të përmendura më lart, dhimbja e përgjithshme e periodave shkaktohet nga kontraktimi i mitrës në mënyrë që të lirojë gjakun.

“Gjatë ciklit menstrual, muri i mitrës fillon të kontraktohet më fuqishëm. Kur muri i mitrës tkurret, ai ngjesh enët e gjakut që janë në zonën e mitrës. Kjo ndërpret përkohësisht furnizimin me gjak dhe oksigjen në barkun tuaj. Pa oksigjen, indet në bark lëshojnë kimikate që shkaktojnë dhimbje,”- shpjegon NHS.

Për më tepër, lëshohen kimikatet e quajtura prostaglandina, të cilat e detyrojnë mitrën të kontraktohet edhe më shumë. Ato gjithashtu shkaktojnë probleme të tjera si diarreja dhe dhimbja anale.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top