FB

May 26, 2022 | 9:07

Këta faktorë po ndikojnë në humbjen e kujtesës tuaj

Kujtimet nuk janë vetëm thelbësore për aftësinë tonë të përditshme për të funksionuar, ato janë kyçe për marrëdhëniet tona dhe udhëzues për ngjarjet në jetën tonë.

images

Tani shkencëtarët kanë zbuluar se kujtimet – veçanërisht, lloji i kujtimeve që truri ynë zgjedh të ruajë – mund të ndikojnë në rrezikun tonë për të zhvilluar kushte të caktuara. Për shembull, mendohet se truri i njerëzve me ankth dhe depresion ka një paragjykim ndaj ruajtjes së kujtimeve negative mbi ato pozitive.

Dieta e pasur me yndyrë mund të ndikojë në tru

Demenca – dhe bashkë me të humbja e kujtesës – është sëmundja që tani i frikësohemi më shumë, tregojnë sondazhet. Por, ka faktorë të tjerë, më të përditshëm që mund të reduktojnë kujtesën tonë, nga stresi te faktorët hormonalë si menopauza (estrogjeni rrit nivelet e një enzime të nevojshme për të prodhuar acetilkolinën, një kimikat i trurit kritik për kujtesën) dhe madje edhe atë që hamë dhe pimë.

Depresioni i lidhur me mungesën e kujtesës

Mungesa e aktivitetit mendor gjithashtu mund të ketë një ndikim mjaft të menjëhershëm. Kur studiuesit nga Universiteti i Napolit i nënshtruan 150 studentëve në teste njohëse para dhe në mes të pandemisë, ata zbuluan se kujtesa e tyre kishte rënë. Profesor Logie thotë se një problem është të mos kesh mjaft gjëra interesante për t’u mbajtur mend. “Kujtesa merret më mirë me risitë se sa të zakonshmen,” thotë ai. Thuaj se shkoni në të njëjtin restorant ose parkoni makinën tuaj në të njëjtin vend çdo ditë, nuk do të mbani mend asnjë nga këto gjëra me detaje të mëdha.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top