Marrëdhënie

May 10, 2018 | 8:14

Komunikimi i matur mund të përmirësojë martesën tuaj

 

Këto janë këshillat e një avokati që merret me çështjet e divorceve. Ai thotë se janë gjërat e vogla ato që thyejnë zemrat. Çiftet e martuara duan të jetojnë përgjithmonë në lumturi, por rreth gjysma e martesave në SHBA shkojnë në divorc, sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane.

divorceDivorci është një problem sipas avokatit James Sexton, i cili u drejtohet çifteve duke thënë se nuk dinë të komunikojnë në lidhje. “Ne duhet të bashkëbisedojmë në çift”, shpjegon Sexton, autor i “Nëse je në zyrën time, tashmë është tepër vonë”. Përndryshe, mosmarrëveshjet e vogla do të shtohen dhe me kalimin e kohës do ta shkëpusin marrëdhënien.

James Sexton, avokat divorcesh

James Sexton, avokat divorcesh

Avokati i çështjeve në fjalë thotë se një marrëdhënie e lumtur është më shumë se sa të flasësh për atë që na shqetëson, por se si të jemi të matur në atë që themi.

“Ne nuk i kemi këto biseda”, thotë Sexton për NBC News Better. “Ne nuk kemi një bashkëbisedim për mënyrën se si do të kemi një të tillë në martesë, dhe mendoj shumë shpesh se kjo gjë rezulton në mjaft njerëz, të cilët nuk dinë se çfarë është një gjë e madhe, apo një e vogël, cila është mënyra për të ngritur gjëra të mëdha? Cila është rruga për të sjellë gjërat e vogla?”.

Ja se si mund të keni një dialog të matur me partnerin sipas avokatit të divorceve.

 

Kuptoni që: janë gjërat e vogla ato që thyejnë zemrat!

Martesat nuk përfundojnë gjatë natës, thotë Sexton. Kur njerëzit përfundojnë në zyrën e tij, kjo zakonisht ndodh për shkak të problemeve si tradhtia apo padrejtësitë financiare, shprehet ai. Por këto probleme të mëdha janë shpesh rezultat i keqkuptimeve të vogla që mblidhen me kalimin e kohës. Avokati kujton një kliente, e cila kishte thënë se martesa e saj u dobësua pasi erdhën në jetë fëmijët. Dhe pikërisht nga pesha që ajo kishte marrë nga lindjet.

“Ai mendonte se po luante, por në të vërtetë, këto gjëra po e lëndonin atë”, tha Sexton. “Dhe sigurisht, si një reagim ndaj tij, kur dikush na lëndon, jemi shumë të prirur për t’i lënduar ata ose thjesht nuk ndihemi aq dashamirës ndaj tyre dhe kjo krijon distancë”.

Kjo lloj dinamike shpesh dobëson ndjenjat e dashurisë te çifti dhe me kalimin e kohës një komunikimit të vaktë”, shpjegon ai.

“Përsëri, këto janë gjëra të vogla”, thotë avokati. “Ato nuk kanë për qëllim të dëmtojnë, të shkatërrojnë një martesë, por asnjë rënie shiu nuk është përgjegjëse për përmbytjen. Këto gjëra të vogla shtohen në të kundërtën e dashurisë, të mbarimit të saj, në një ndjenjë që nuk ka përkrahje”.

fighting-couple

Përdorni përforcime pozitive

Kur jemi të mërzitur me personin që duam, instinkti ynë është që t’i kritikojmë, thotë Sexton. Dhe ndërsa qëllimi është zakonisht ta përmirësojmë në një farë mënyre atë, shpesh rezulton që ata të ndihen keq apo të turpëruar, shpjegon ai.

“Shikoni, kritika konstruktive mbetet një kritikë”, këmbëngul Sexton. “Mund ta quani kritikë konstruktive, por kjo është sikur të thoni, ‘Oh, është një shuplakë pozitive në fytyrë’. Mbetet një kritika dhe askujt nuk i pëlqen të kritikohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për martesën e tyre [dhe] ‘Hej, ti nuk je i drejtë me martesën tonë’ ose ‘Nuk je aq e mirë sa të jesh bashkëshortja ime’”.

Autori kujton një grua e cila bezdisej nga i shoqi që e rruante fytyrën vetëm në fundjavë, sepse ajo thjesht dëshironte çdo ditë një fytyrë të pastër për t’u puthur. Kritikat e saj e bënë burrin të vetëmbrohej, thotë ai. Avokati shprehet se një qasje më e mirë do të kishte qenë nëse ajo do ta kishte lavdëruar burrin kur ai rruhej.

Nëse dëshironi të ndryshoni sjelljen e partnerit, kundërshtoni dëshirën për ta, këshillon Sexton. Në vend të saj, përqendrohuni në lëvdimin e gjërave të vogla.

Kur argumenton, fokusohuni në parime

Kur çiftet nuk pajtohen, ata zakonisht përpiqen të gjejnë një rrugë të mesme, atë që Sexton e quan “bisedime pozitive”. Kjo tenton që secili prej tyre të mos marrë atë që do, ose thjeshtë, “të luftojë për të fituar”.

“Do të shkojmë pas derisa të arrijmë në një mesme pozitive për pozicionet tona të respektuara, në mënyrë që të dyja palët të shpërblehen, sepse nëse vendosesh në mes, në paanshmëri do të bësh zgjidhje të arsyeshme, të cilat çojnë në shpërblim të secilit”, thotë avokati.

Për shembull, nëse burri thotë diçka të paqenë për motrën tuaj dhe juve nuk ju pëlqen, mund të reagoni instinktivisht duke thënë diçka kritike për nënën e tij. Kjo, shpjegon Sexton, rezulton në grindje dhe lëndime të ndjenjave. Në vend që ta sulmoni bashkëshortin, bisedoni më parë me të për gjërat që ju shqetësojnë, këshillon Sexton.

Vendoseni në email

Në kulturën tonë, tentojmë t’i kushtojmë rëndësi të madhe bisedave të vështira ballë për ballë, thotë Sexton. Por, përballja personalisht me partnerin për diçka që kanë, ka tendencë t’i vërë ata në pozitë mbrojtëse, paralajmëron avokati, dhe shpesh përfundon në grindje.

“Nëse prisni derisa partneri ose bashkëshorti juaj të ulet në shtrat, shkoni dhe”, ‘Hej, dëgjoni, çfarë ka ndodhur mbrëmë që me të vërtetë më shqetësoi’, “ata menjëherë do të vihen në pozitë mbrojtjeje”, thotë ai. “Ata nuk mund të jenë në një pozicion ku duan të flasin në të vërtetë për atë çështje në atë moment”.

Nëse partneri bëri diçka që jua preku nervin, Sexton sugjeron ta vendosni atë në një email ose mesazh me tekst të shkruar me kujdes. Kjo u jep atyre një mundësi për të reflektuar mbi të dhe të mendojnë se si duan të reagojnë në një mënyrë jo-konfrontuese, thotë avokati.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top