FB

June 20, 2022 | 8:45

Kremi kundër diellit: Jeni të sigurt që po e përdorni siç duhet?

 A është më mirë ta vendosni kremin para apo pas banjës së diellit? Nëse dielli fshihet pas reve, a është akoma i nevojshëm kremi i diellit? Nëse keni ruajtur një produkt të vitit të kaluar, a mund ta përdorin sërisht apo është më mirë ta zëvendësoni? Le të përpiqemi të bëjmë pak qartësi, për të shijuar ditën tonë me diell në maksimum, duke minimizuar dëmtimin e lëkurës.

FAKTORËT E MBROJTJES: Sa më shumë që lëkura jonë i përket një fototipi të lehtë, aq më i lartë duhet të jetë faktori i zgjedhur i mbrojtjes nga dielli. Teksa lëkura fillon të nxihet, mund të kaloni në faktorë më të ulët të mbrojtjes, por pa i braktisur kurrë plotësisht edhe në fund të nxierjes. Është mirë të mbajmë një mbrojtje të lartë në pikat kritike, nëse kemi, si nishanet, plagët apo pjesët ku lëkura tenton të njolloset.

KREMI I VITIT TË FUNDIT: Në fillim të çdo vere lind pyetja: a mund të përdoren kremërat diellor të mbetura nga sezoni i kaluar apo është më mirë t’i zëvendësoni? Përgjigja, në shumë raste, është e thjeshtë: thjesht kontrolloni nëse shishja ka datën e skadencës, e cila tani raportohet në shumicën e pakove. Nëse kremi nuk ka skaduar, gjithçka është në rregull, nëse jemi përtej afatit, është më mirë ta zëvendësojmë atë.

SI DHE KUR DUHET APLIKUAR KREMI DIELLIT: Kremi i diellit duhet të aplikohet gjysmë ore para se të shkoni në plazh, në mënyrë që të ketë kohë të depërtojë thellë në lëkurë përpara se të fillojë banja me diell. Sasia e duhur, në varësi të konsistencës së produktit, është rreth tre deri në pesë centimetra krem për çdo zonë të trupit. Duhet të aplikohet me një masazh të mirë, pas së cilës lëkura duhet të jetë e hidratuar mirë, e butë dhe pak me shkëlqim, pa yndyrë.

MUND TË MERRNI RREZE NËSE KENI APLIKUAR KREM DIELLI: Fakti i përdorimit të një kremi kundër diellit nuk e pengon aspak nxirjen, thjesht zgjat kohën në të cilën mund të ekspozoheni në diell pa u djegur.

GABIMET E ZAKONSHME: Ka situata që priremi t’i nënvlerësojmë, por që mund të rezervojnë surpriza të pakëndshm, ja disa prej tyre.

  • Një ditë me re kërkon pothuajse të njëjtin kujdes si një ditë me diell. Rrezet UV, në fakt, kalojnë nëpër mbulesën e reve dhe gjithsesi arrijnë tek ne.
  • E njëjta vëmendje edhe për strehën e dukshme të ofruar nga çadrat: në këtë rast, rrezet ultraviolet reflektohen nga rëra dhe mund të na djegin. Nëse përjetojmë ndjesinë e “shtrëngimit” të lëkurës, atëherë nuk mjafton të tërhiqemi nën ombrellën e diellit, por duhet të veshim një veshje që mbulon pjesët e skuqura, si një bluzë ose një këmishë me mëngë, mundësisht të një pëlhurë jo shumë e hollë.
  • Make-up në diell, është më mirë të përdorni produkte që përmbajnë krem kundër diellit dhe të krijuara posaçërisht për plazh, duhet të aplikoni kremin kundër diellit, të prisni që ai të depërtojë në mënyrë perfekte dhe më pas të bëni make-up.
  • Mos përdorni kurrë një hidratues të thjeshtë në vend të një kremi kundër diellit, hidratimi i thjeshtë nuk mjafton, keni nevojë për një filtër mbrojtës. Hidratuesi do të jetë i përsosur si pas diellit në fund të ditës.

 

 

Përgatiti S.P / Burimi www.tgcom24.mediaset.it 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top