FB

January 22, 2022 | 8:25

Ku të kam parë unë ty? Deja Vu, përshtypja se keni qenë më parë në të njëjtin vend apo me të njëjtin person

Ju shikoni dikë e keni ndjesinë se e keni parë diku… ndërkohë që shanset mund të jenë të pakta ta keni parë diku. Ju mund ta gjeni veten në një vend krejtësisht të ri dhe ju krijohet përshtypja se keni qenë më parë aty. Çfarë e gjeneron këtë fenomen të veçantë në perceptimin tonë? Në të dyja rastet kemi të bëjmë me Deja vu.
rudinaPërgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike
60- 70% e njerëzve të shëndetshëm e përjetojnë këtë gjendje kalimtare mendore. Déjà vu shfaqet më shpesh midis moshës 15 dhe 25 vjeç dhe zvogëlohet në mënyrë progresive me moshën. 
Në të kaluarën, kjo ndjesi i atribuohej fenomeneve paranormale me çrregullime neurologjike. Vitet e fundit ka një interes në rritje nga studiuesit për këtë fenomen të thjeshtë, duke nënvizuar një numër teorish në lidhje me origjinën e Deja Vu-së. Shumë gjetje tregojnë se ky nuk është thjesht një problem teknik në sistemin e kujtesës së trurit, por diçka më e thellë se kaq.
Të gjitha informatat e mbledhura në rrjedhën e ekzistencës sonë, mund të gjenerojë atë ndjenjë të veçantë të njohjes tipike, pra Deja Vu-në.
Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në format e tyre ashtu siç janë (aroma, zëri, ngjyra, etj.) të një situate të përjetuar.
0
Në një eksperiencë të re, truri identifikon një detaj që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar… dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë.
Njerëzit që janë të rraskapitur ose të stresuar priren të përjetojnë më shumë déjà vu. Kjo, ndoshta, sepse lodhja dhe stresi janë të lidhura me kujtesën që ka të ngjarë të shkaktojë shumicën e rasteve të déjà vu.
Ka një lidhje midis niveleve të larta të ankthit dhe rritjes së shpeshtësisë dhe intensitetit të përjetimit të dejà vu-së. Psikologjikisht, impakti i Deja Vu është pozitiv. Individi mendon: “Ah, qenkam në rrugën e duhur” kur përjeton një situatë të cilën mendon se e ka parë dhe më parë.
Sipas fizikanitit Dr.Michio Kaku, deja vu shpjegojet përmes ekzistencës së universeve paralele. Fizika kuantike sipas tij, shpjegon se ekziston mundësia që Deja Vu është shkaktuar nga aftësitë tona për të kapërcyer nga një univers në tjetrin. Për të thelluar teorinë e tij, Kaku përmend punën e prof.Steve Weinberg, fizikanti teorik i famshëm, fituesi i Çmimit Nobel, i cili mbështet idenë e multiuniverseve. Sipas Weinberg, një numër i pafund i realiteteve paralele ekzistojnë me ne në të njëjtën kohë.
Disa shkojnë aq larg sa japin shpjegime alternative ku e lidhin Deja Vu-në me atë të pushteteve të caktuara profetike, ose me kujtesën e një jete të kaluar.
Ian Stevenson dhe studiues të tjerë kanë shkruar disa libra ku thuhet se disa raste të Deja Vu-së mund të shpjegohen në bazë të rimishërimit.
Në përfundim, Deja Vu është një përzierje e çuditshme e së kaluarës dhe së tashmes që takohen e duket sikur jep një kuptim të thellë që mund ta përdorni për të qenë Këtu, Tani… Konsiderojeni një dhuratë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top