FB

June 18, 2022 | 10:30

Kujdes nishanet vaskulare, si t’i mbani nën kontroll? / Klinika STROKA

Nishanet vaskulare (hemangiomat) kërkojnë kujdes, pasi mund të bëhen shkak për rrjedhje gjaku deri në jetëkërcënuese. Trajtimi i tyre me ilaçe beta-bllokues si propranololi mund të mbajë në kontroll dhe reduktojë ato deri në zhdukje në raste të veçanta.

Foto: Vlasov SULAJ

Nishanet (nevus) janë disa formacione mishtore të lindura ose të zhvilluara gjatë jetës, në pjesët e ndryshme të trupit në lëkurë. Ato mund të jenë me ngjyrën e trupit ose me pigmentim tjetër, me sipërfaqe të lëmuar ose të ashpër, me përmasa të ndryshme, të sheshtë ose të ngritur mbi sipërfaqe, të padhimbshëm, me ose pa qime dhe me zhvillim shumë të ngadalshëm në vite. Kur nishani fillon të ndryshojë shpejt në formë, ngjyrim dhe përmasa përbën sinjal alarmi pasi mund të ketë nisur rrugën e transformimit në kancer të lëkurës. Të tilla transformime mbartin shumë rrezik për jetën nëse nuk trajtohen menjëherë. Nishanet mund të jenë me fortësinë e lëkurës ose pak më të butë ose pak më të ngjeshur, por jo të fortë si kanceri i lëkurës. Disa nishane në ngjyrë manushaqe janë formuar nga zgjerime të damarëve të hollë të gjakut. Ato mund të ndeshen qysh në lindje, duke rritur përmasat me rritjen trupore ose duke u reduktuar me kalimin e viteve.

Si duhet vepruar me nishanet?

Nishanet janë pjesë e lëkurës normale dhe nuk japin shqetësime. Kur janë në disa zona të trupit ku prodhohet më shumë djersë, mund të provokojnë të kruajtura bezdisëse, sidomos në muajt e verës. Nëse kjo kruajtje nuk lidhet me djersën, duhet marrë shpejt në konsideratë pasi mund të jetë në rrugën e transformimit në kancer. Në raste të tjera ato mund të copëtohen dhe gjakosen. Gati 20-50% e nishaneve mund të transformohen gjatë jetës në mish të huaj të keq si kanceri me ngjyrë (melanoma malinje) si pasojë e ngacmimeve të përsëritura prej veshmbathjeve, gjatë qethjes, rruajtjes, djegieve diellore ose tatuazheve. Herë të tjera pozicionimi i tyre në vende të dukshme, në zona delikate, nën sqetull, në kapakë të syrit, në hundë, në buzë, në organet gjinore, në kofshë, në kokë, në vesh, etj., e bën të nevojshme heqjen e tyre. Nishanet e vegjël mund të hiqen për efekte kozmetike dhe funksionale. Ato të ngjyrosur me përmasa 1-3 cm mund të hiqen nga specialistë me përvojë në këtë fushë, pasi mbartin rrezikun e lartpërmendur. Nishanet e errët që janë të rrethuar me zonë të zbardhur (halo), duhen hequr kur shfaqin dukuri ndryshimi sado të vogla qofshin ato.

Dermoskopia (mikroskopia sipërfaqësore) është një metodë diagnostike e suksesshme nga një mjek me përvojë disavjeçare. Nishanet duhen diferencuar nga formacione të ngjashme si granuloma piogene, moluskët infektues (neizet dhe lythet), kistet yndyrore (ksantogranulomën e rinisë), mastocitomën, dermatofibromën, melanomën mishtore (nodulare) etj. Në mjekësinë standarde nishanet mund të trajtohen me kirurgji kur janë disa centimetra ose me azot të lëngshëm kur janë në përmasa më të vogla disa milimetra. Mjeku duhet të informojë personin me nishane për rrezikshmërinë që mbart ai në vetvete dhe ndërhyrja që ai do të kryejë. Rreth 10-20% e nishaneve të trajtuar me këto metoda mund të ndërlikohen me kancer (melanomë malinje). Klinika “Stroka” ka një përvojë të trashëguar shekullore (në katër breza) dhe personale (mbi 40-vjeçare) në trajtimin e suksesshëm të nishaneve me tretësira bimore. Në mbi 15 mijë nishane të trajtuar me këtë metodë nuk kemi patur asnjë rast me ndërlikim kanceroz. Këtu futen edhe nishanet atipike dhe të degjeneruar pas ngacmimeve apo prerjeve tek berberi.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 168

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top