FB

June 18, 2022 | 22:19

“Prestige Resort” hap akuaparkun më të madh në vijën bregdetare të Adriatikut. Turistë nga e gjithë bota zgjedhin oazin mes gjelbërimit 

 

Akuaparku më i ri dhe më i madh në vijën bregdetare të Adriatikut është hapur për pushuesit këtë fundjavë në Prestigj Resort në Golem.

fb_img_1655583246771

Mes gjelbërimit të pishave në akuaparkun gjigant të pishinave dhe lojërave, ujore ka vend për të gjithë moshat e për të gjithë pushuesit, të cilët që në ditën e parë kanë mbetur të mrekulluar me infrastrukturën e krijuar rishtaz për këtë sezon veror.

 

Pushuesit nga e gjithë bota dhe diaspora kanë gjetur menjëherë këtu oazin perfekt të pushimeve për vete dhe fëmijët e tyre. Janë pushues polakë, çekë, gjermanë nga Kosova e vendas që frekuentojnë pishinat dhe morinë e lojërave qe ofron akuaparku.

prestige

I vendosur mes gjelbërimit, “Prestige Resort” ofron për pushuesit natyrë të mrekullueshme, një ndërthurje të detit, pishinave dhe pishave të buta, gatime nga më të ndryshimet dhe shërbim cilësor, duke u bërë destinacioni i preferuar jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për ata nga Kosova.

 

“Prestige Resort” ofron gjithçka jo vetëm për të rriturit, por dhe për vogëlushët, të cilët argëtohen në pishinat e mrekullueshme dhe rrëshqitëset gjigante në ujë. Shërbimi cilësor, ambiente çlodhëse dhe pishinat me hapësira të bollshme, sjellin sërish në “Prestige Resort” jo vetëm pushuesit besnikë, por tërheqin vëmendjen edhe të pushuesve të rinj, duke e kthyer në një nga vendet më atraktive për pushime.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top