FB

January 14, 2022 | 8:30

Kujdes prindër dhe gjyshër, mos i bëni fëmijët “servilët” tuaj!

 

 

Shkencëtarët pas studimesh të gjata kanë dalë në përfundimin se janë fëmijët që i njohin më mirë prindërit, dhe jo prindërit fëmijët siç pretendohet.

Nga Lira Gjika, mjeke pediatre

Fëmijët i njohin më mirë prindërit dhe të rriturit e tjerë, sepse ata po mësojnë si të bëhen edhe ata të rritur. Duke vëzhguar të rriturin, ata vërejnë sjellje të ndryshme, që shpesh nuk i kuptojnë nga se shkaktohen, por e ndjejnë dhe dëgjojnë prindërit të thonë se qenka faji i fëmijës që u nxehën, u mërzitën apo u gëzuan.

Fëmija, duke qenë i vogël apo në moshën e pavarësisë së plotë nga i rrituri dhe në veçanti nga prindi, përpiqet të evidentojë sjellje që prindin e nervozojnë. Fëmija përpiqet të bëjë veprimet që prindit i pëlqejnë apo e gëzojnë. Pra fëmija i nënshtrohet të rriturit, bën dhe thotë ato veprime që prindi dëshiron të shohë, dhe thotë fjalët që prindi dëshiron të dëgjojë.

Kujdes prindër dhe gjyshër, mos i bëni fëmijët “servilët” tuaj. Një nga shenjat e kësaj situate është të kërciturit të dhëmbëve natën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top