FB

September 7, 2021 | 8:05

Kujtimet e lidhura me udhëtimin formojnë personalitetin tonë. Ja se si t’i ruani ato…

Ato ndryshojnë jetën dhe janë një përzierje e gjërave të bukura që na bëjnë më të mirë: kujtimet që mbajmë me vete në çdo udhëtim jo vetëm që ngacmojnë sa herë që rishfaqen, por janë gjithashtu elemente themelore kur është fjala për formësimin e personalitetit tonë. Por si ndikojnë tek ne kujtimet e udhëtimit?

Kjo pyetje mori përgjigje nga neuropsikologu dhe profesori i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Cyrihut, Lutz Jäncke, i cili, përmes një hetimi, eksploroi shkallën në të cilën përvojat tona të udhëtimit përfshihen në kujtimet tona, sa ndryshojnë nga kujtimet e tjera dhe si ato prekin njerëzit.

Bazuar në një hulumtim mbarë-evropian të kryer nga GFK në emër të linjës ajrore zvicerane dhe duke shpjeguar rëndësinë e kujtimeve të udhëtimit nga pikëpamja sociale dhe psikologjike, Jäncke kreu një sondazh duke intervistuar 1.000 njerëz midis moshës 18 dhe 55 vjeç nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.

Besohet se udhëtimi është një nga investimet më të mira që mund të bëjmë, hulumtimet kanë zbuluar se kujtimet e udhëtimit janë kryesore kur është fjala për të formuar personalitetin tonë. Mbi 40% e britanikëve thanë se tashmë kishin nisur një udhëtim që i ndryshoi ata, rreth 20% e pushuesve filluan një hobi të ri pas një udhëtimi dhe gati 15% filluan të stërviteshin pasi u kthyen në shtëpi.

Për më tepër, sipas të dhënave, më shumë se 80% e britanikëve duan të jenë në gjendje të përjetojnë një përvojë veçanërisht të lumtur udhëtimi dhe të mbajnë kujtimet e tyre të udhëtimit, me 46.5% që thonë se nuk do të fshijnë fotot e pushimeve të tyre për asgjë në botë.

Sidoqoftë, duket se 62.1% e britanikëve regjistrojnë kujtimet e tyre të udhëtimit duke përdorur celularin ose kamerën e tyre, sepse kanë frikë se mund t’i harrojnë ato, duke u mbështetur në smartphone -in e tyre më shumë sesa kujtimet e tyre. E gjithë kjo tregon se një udhëtim hap disi mendjen dhe na jep përvoja të reja.

“Kur udhëtojmë e gjejmë veten jashtë jetës sonë të përditshme, kemi një humor të ndryshëm, përqendrohemi në aspekte të ndryshme nga ato që jemi mësuar dhe jemi të lirë ta bëjmë këtë. Prandaj ne e lidhim udhëtimin me emocione pozitive. Ne mbajmë mend episodet e udhëtimit dhe jo faktet dhe mendjes njerëzore i pëlqejnë episodet dhe historitë”.

Nga këtu, hapi për të marrë zakone të reja të jetës së përditshme që na bëjnë të ndihemi më mirë është një moment.

Sipas neuropsikologut zviceran, personaliteti ynë formohet përmes udhëtimit: “Marrëdhëniet me të tjerët ndryshojnë kur udhëtojmë. Aspekti më i rëndësishëm i kujtimeve njerëzore është se ne jemi ajo që mësojmë përmendësh gjatë jetës sonë. E kaluara jonë ndikohet nga kujtimet që ne mësojmë nga përvojat. Ne kujtojmë njerëzit, vendet, madje edhe ushqimin. Kjo nuk është asgjë e re: artistë, shkrimtarë dhe intelektualë udhëtuan tashmë 200 vjet më parë për t’u trajnuar dhe arsimuar. Sot ndodh akoma dhe është për të gjithë ne”.

Si ndodh? Nëse pas kthimit nga një udhëtim nuk mbajmë mend gjithçka që kemi parë, pa “dijeninë” tonë mendja arrin të rregullojë disa detaje dhe “kujtime të ndezura” që na bëjnë të rijetojmë pushimet, përmes peizazheve natyrore, parfumeve, tingujve të natyrës, shijeve. Për shembull 51.2% e të intervistuarve e lidhën natyrën me kujtimet e tyre të udhëtimit.

“Mjediset që ne shohim – shpjegon profesori – kanë një ndikim në kujtimet tona dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: ne duhet të kujtojmë se edhe ne jemi kafshë dhe ashtu si kafshët, na tërheqin vendet natyrore. Ne do të kujtojmë gjatë gjithë jetës sonë se kemi parë kanionin e madh, oqeanin, sepse është natyra që na tërheq, me aromat e saj, jo gjërat. Kur nuhasim një parfum të veçantë, ne menjëherë e lidhim atë me një përvojë që kishim në të kaluarën dhe na kujton ngjarjen, duke na bërë të ndryshojmë gjendjen tonë”.

Sipas Jäncke, gjërat që ata mbajnë mend më shumë për një udhëtim janë marrëdhëniet njerëzore (46.4%), e ndjekur nga ushqimi (40.9%), ngjyrat (38.7%) dhe aromat (29.9%).

Përfundim? Kujtimet e udhëtimit janë të çmuara, aq sa mund të na ndihmojnë në jetën e përditshme. Një teknikë që, ndër të tjera, përdoret edhe në psikoterapi për trishtimin dhe depresionin. Nga ana tjetër, siç përfundon Jäncke: “Pavarësisht nga mosha dhe konteksti në të cilin rritemi, kujtesa jonë punon gjithmonë në të njëjtën mënyrë: kujtimet zhvillohen nga detajet personale që rishfaqen me kalimin e kohës. Sa më emocional të ishte një moment, aq më fort e kujtojmë atë”.

Si të “mblidhni” kujtimet e një udhëtimi

Pasi të keni sqaruar rëndësinë e mbledhjes së kujtimeve të mira gjatë një udhëtimi, cila është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ato me vete përgjithmonë? Ja çfarë rekomandon Jäncke:

Gjatë udhëtimit

  • Çdo ditë, duhen një maksimum prej 10 minutash për të ndaluar dhe shijuar një situatë ose një moment të caktuar me vetëdije
  • Kur vizitoni një vend të veçantë, imagjinoni histori që ndodhin pikërisht atje dhe tregojani ato me zë të lartë fëmijëve tuaj
  • Merrni me vete një ditar udhëtimi, një axhendë ku mund të shkruani vende dhe gjëra për të bërë
  • Dërgoji vetes një kartolinë

Pas udhëtimit

  • Lexoni një libër të blerë në vendin që keni vizituar
  • Në rruzullin tokësor, shënoni vendet që keni vizituar
  • Bëni një “kuti udhëtimi”
  • Tregoni përvojat tuaja
  • Printoni fotot

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top