FB

March 5, 2021 | 8:05

Kur datat kujtojnë nënat dhe mësuesit

Një grua sjell jetë, e nisur nga kjo e ka të vështirë të arrijë disa gjëra. Mëmësia i kërkon shumë kohë cilësore. Kjo tregon se ajo brenda një kohe i duhet të ngjeshet me shumë role: nënën, bashkëshorten, profesionisten…

Nga Anxhela PEZA | Psikologe Këshillimi dhe Klinike

Një grua shqiptare. Në pamje të parë duket sikur ne kujtohemi për rëndësinë e gruas vetëm në datat që përfaqësojnë atë. Data 11 Shkurt dita e grave dhe e vajzave në shkencë, 7-8 Marsi festa e nënës dhe përqindja më e madhe janë gra mësuese, 25 Nëntor dita kundër dhunës së gruas etj. Dhe gjithashtu, jam e mendimit se kaq festa dhe dedikime datash për gratë, e kemi pozicionuar si një gjini inferiore ndaj burrave. Mendimi mbi gratë si gjini e dytë është global, edhe për shkak se si e ka trajtuar vetë historia botërore atë.

Megjithatë vendi ynë aq sa më furishëm ka marrë frymën europiane dhe perëndimore po me të njëjtën intensitet, ka një tranzicion të përgjithshëm social-ekonomik. Gratë në Shqipëri sipas zonave nuk respektohen të gjitha në një mënyrë. Ato nga rajoni verior gegë jetojnë në një shoqëri konservatore dhe patriarkale. Ne që jetojmë përditë në një shoqëri të tillë tradicionale dhe kanë rol dytësor në komunitet, besojnë në “dominimin mashkullor”.

Kjo gjendje është ende, pavarësisht ardhjes së demokracisë dhe të drejtave për barazi gjinore. Në Veriun e vendit tonë përqindja e keqtrajtimit dhe vrasjeve të grave është më e lartë se në jug. Në 50 vitet e fundit kemi vrasje të grave nga më makabret dhe trajtimin e saj në format më të dhimbshme të dhunës psikologjike dhe fizike. Ajo çka realisht ka ndryshuar është se tani dhuna denoncohet dhe tregohet. Gruaja është zhvilluar, arsimuar dhe emancipuar gjë të cilën burrat nuk e kanë pranuar lehtë duke e parë si rebelim ndaj autoritetit të tyre, konflikte që kanë çuar deri në vrasjen e saj.

Gruan e vendosim në piedestal të lartë

Një grua sjell jetë, e nisur nga kjo e ka të vështirë të arrijë disa gjëra. Mëmësia i kërkon shumë kohë cilësore. Kjo tregon se ajo brenda një kohe i duhet të ngjeshet me shumë role: nënën, bashkëshorten, profesionisten. Ky është një model pozitiv, dhe ndaj mentaliteti ynë e ka vendosur atë në një piedestal të lartë dhe kërkon gjithmonë nga ajo perfeksionin. Kaq shumë përgjegjësi e vendos në kushte të vështira dhe paragjykuese njëkohësisht.

Vëmendja tek ajo duhet të jetë e njëllojtë dhe në zgjedhjet që bën në jetë. Të martohet ose jo, të bëjë fëmijë ose jo dhe të mund të zgjedhë atë që atë e bën të lumtur, jo atë që duhet apo që bën të duket e realizuar si pjesëtare të shoqërisë të cilës i përkasim.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top