Editorial

February 22, 2022 | 8:16

Kur modelet përgjatë rritjes nuk përkojnë me “këshillat e vyera”…!

 

 

Çdo fëmijë në jetë është i ndryshëm nga tjetri, me një fuqi mendore dhe shpirtërore unike! Dikush është fjalëpak, dikush zemërak, dikush i ndjeshëm, dikush luftarak, dikush i rrëmbyer e dikush i matur, dikush i vëmendshëm e një tjetër i drojtur, ndërsa secili vjen në jetë me një potencial të lindur, të pangjashëm me askënd!

01

Nga Denisa Daka, avokate

 

Çdo fëmijë sakaq, sheh e vrojton në të përditshmen e tij, me kujdes e kureshti, mënyrën se si ne sillemi e qasemi karshi një situate a problemi të caktuar, duke fotografuar në memorien e tij gjithçka!

E nëse modeli “çalon”, predikimet nuk vlejnë kurrsesi!

Nuk ka shkollë prindërimi, ndërsa se kush prej nesh përpiqet të bëjë më të mirën…!

Por, në morinë e njerëzve rrotull nesh, ndesh e vrojton kudo, në ashensor, rrugë, markete a kafene, nëna a baballarë të cilët sillen pa takt me fëmijët e tyre, duke i çoroditur me “këshillat” e tyre, pa mundur t’i edukojnë a t’u vijnë në ndihmë!

-Eja këtu përqafoje shoqen time…, dëgjon shpesh t’u thonë fëmijëve, zonja të cilat nuk përshëndesin askënd në ashensor apo kudo i ndesh…!

-U rrite tani, duhet të jesh i pavarur, – vijon një tjetër, e cila nuk lë rast pa kërkuar ndihmë ku të mundet dhe pa kriter e masë…!

-Dëgjoji e respektoji njerëzit kur të flasin, – ia pret një tjetër, e cila ngre zërin e fyen vend e pa vend gjithkënd që i bie ndesh.

-Je rritur tani duhet të flesh vetëm, dëgjon një tjetër, – e cila nuk lë rast sapo bashkëshorti largohet nga shtëpia, të kalojë natën në shtëpinë e prindërve të saj.

-Ndaji lodrat me shokët, – ia pret një tjetër, së cilës as ia ndien kë ka afër e se si duhet të qaset karshi njerëzve, kur ndihma e saj sjell dobi.

-Një shuplakë edukon e nuk është dhunë, – dëgjon shumë të tilla rrotull, gra të cilat kanë ende ankth kur kujtojnë kohën kur prindërit i rrihnin dhe në prani të të tjerëve.

-Respekto të rriturit, merr vesh apo jo!, – dëgjon diku një gjyshe, e cila nuk lë rast pa u zënë me nusen (nënën e tij), për hiçmosgjë.

Këto episode janë të zakonshme për fat të keq, e i dëgjon rëndom kudo!

Ndërkaq, fëmijët kanë nevojë për mbështetje e ndihmë, mirëkuptim dhe mbështetje, respekt e dashuri, ndërsa “këshillat” që nuk përkojnë me modelet pranë tyre, vecc i konfuzojnë dhe i çorodosin, pa mundur t’u vijnë në ndihmë!

Është fakt ndërkaq që askush nuk është i përsosur, ndryshe nuk do të ish mes nesh, por në Muze!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top