Aktualitet

February 22, 2022 | 8:20

“Po i qëndrojmë tokës sonë”, e reja ukrainase, Maria, në një rrëfim emocional në mbrojtje të kufirit nga mësymja ruse

Tensionet e krijuara mes Ukrainës dhe Rusisë, kanë shqetësuar jo vetëm dy shtete, por edhe qeveritë e tjera ndërkombëtare. Megjithatë, vija kufitare mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë është blinduar me trupa ushtarake nga të dyja krahët, ku nuk mungojnë as ushtaret femra. Në vijën e frontit ukrainas janë vendosur armë e snajperë, ndërsa vetë ushtarët qëndrojnë në llogore të frikësuar nga plumbat që mund t’iu drejtohen nga çasti në çast.

0

 

Por, kush është Maria, ushtarja e cila ka dalë në ballë të një ushtrie të tërë?

Maria (emër jo i vërtetë po i përdorur nga media) është një nga ushtaret ukrainase që pret në llogoren e frontit e armatosur. 26-vjeçare ukrainase, fjalëshumë dhe krenare, ishte në llogoren e saj, e armatosur me kallashnikov dhe një manikyr perfekt. Ajo është pjesë e brigadës së 56-të të këmbësorisë së Ukrainës.

Maria shprehet se është aty për të mirën e kombit, dhe përpjekja e saj do të shkojë deri në fund.

“Përpiqem të shmang politikën dhe të mos shoh TV, përpiqem të mos shqetësohem shumë”, tha Maria. “Por ne jemi gati. Kemi bërë shumë stërvitje. E kuptoj që nuk do të jetë si një stërvitje, do të jetë e vështirë për të gjithë. Por morali ynë është i lartë dhe po qëndrojmë në këmbë.”

Maria ka disa vëllezër, ku dy prej tyre shërbyen në gardën kombëtare të Ukrainës. Vëllai i saj më i vogël së shpejti do të shkojë në vijën e parë të frontit, si gjuajtës tankesh. Në shtëpi prindërit e saj në pension po kujdesen për djalin e saj katërvjeçar. Rreth kësaj situate ajo shprehet disi e shqetësuar, por aspak e penduar.

“Ishte shumë e vështirë ta lija atë,” tha ajo. “Por që në moshën gjashtëvjeçare ëndrra ime ishte të shkoja në ushtri. Nuk e mendoja se do të përfundoja në vijën e parë, por nuk pendohem që jam këtu”.

 

Kjo “luftë e ftohtë”, mesa duket do të vazhdojë gjatë. Por, Maria dhe shumë të rinj ukrainas, po tregojnë më së miri vizionin e tyre për një jetë të lirë.

 

Përgatiti K.I / Burimi BBC

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top