FB

April 8, 2021 | 8:15

Kur njeriu bie pre e Vampirëve “Emocionalë”

 

 

Në veprimtarinë psikike të njeriut dominojnë midis të tjerash edhe dy prirje të mëdha si: Ndjenja sociale; Synimi i individit drejt pushtetit dhe sundimit. Këto dy prirje ndikojnë në të gjitha llojet e veprimtarisë njerëzore dhe lënë gjurmë të orientimit social te çdo individ, si gjatë synimit të tij për vetëmbrojtje ashtu edhe gjatë plotësimit prej tyre të tre detyrave të mëdha jetësore si: Dashuria, Puna dhe Komunikimi.

ilia

Nga Prof.Assoc.proc. Doc. Dr. Ilia S. Larti

 

Në këtë kontekst mund të themi se: marrëdhëniet e ndërsjella të këtyre faktorëve përcaktojnë aftësinë e individit për të arritur logjikën e jetës shoqërore dhe rrjedhimisht, ka të bëjë me aftësimin e tij për t`ia nënshtruar vetes ndarjen e punës e cila rrjedh nga kërkesat e kësaj marrëdhënieje në aspektin shoqëror.

Ndarja e punës përfaqëson në vetvete faktorin më të rëndësishëm në jetën e shoqërisë njerëzore. Në këtë sens çdo njeri, i cili mohon vlerën e jetës shoqërore, sipas përcaktimit që i bën psikologjia individit ai është një antisocial i cili e le veten jashtë shoqërisë njerëzore.

Në rastin më të thjeshtë duke iu referuar kësaj natyre kemi të bëjmë me:

Egoizëm

Zemërim

Individualizëm

Rebelim

Ndërsa në rastin më të ndërlikuar kemi të bëjmë me prezantime individësh që shfaqin hapur gjendjen e tyre si:

Debilë (tuhafë)

Parazitë

Me ndjenja hakmarrëse

Paragjykues

Cinikë

Thashethemexhinj

Të skamur  nga ana shpirtërore dhe të ftohtë, për të kryer pa hezitim deri dhe krime

Këta tipa të tillë i dënon shoqëria së pari moralisht e së dyti ligjërisht, sepse shfaqin tiparet e karakterit të tyre me vetëdije, të cilët quhen apo cilësohen si të pa përshtatshëm në lidhje me marrëdhëniet dhe kërkesat e mirëpranuara të jetës dhe veprimtarisë shoqërore.

Në këtë prizëm, vlera e cilido individi, përcaktohet nga qëndrimet e tij ndaj vetvetes të të tjerëve si dhe  shkallës së pjesëmarrjes, në ndarjen e punës, marrëdhënieve me të tjerët, për ide koncepte, të cilat i kërkon dhe i shërbejnë jetës shoqërore.

1

Në këtë kuptim nëse njeriu e pranon këtë jetë shoqërore, kjo i jep atij rëndësinë dhe vlerësimin në sy të njerëzve me të cilët bashkëjeton dhe punon të një njeriu me vlera dhe nuk vonon dhe e pranon si një hallkë në hallkat e zinxhirit të madh, që lidh anëtarët e shoqërisë.

Pra, kuptohet se vendi i individit në shoqëri kuptohet dhe vlerësohet nga aftësitë intelektuale, dhe vlerat e tij morale për t`iu përshtatur harmonisë dhe mikroklimës së shoqërisë, si një promotor i bashkëjetesë së saj.

Në të gjitha rastet kur individët kanë shkelur ndarjen e punës, respektimin e rregullave që sigurojnë marrëdhëniet shoqërore, dashje pa dashje ata refuzojnë haptazi të adaptojnë rolin e tyre në komunitetin apo shoqërinë ku bëjnë pjesë, do të thotë se ata frymëzohen nga një prapavijë e brendshme mjaft e fuqishme, që i trondit dhe i prish marrëdhëniet ndërpersonale deri dhe në çakordim të personalitetit, duke shfaqur haptazi dhe pa hezitim, ambicien për pushtet, të shoqëruar me egoizëm të shfrenuar apo të pa kontrolluar.

Por më e keqja e këtyre njerëzve qëndron se ata e pranojnë këtë gjendje çrregulluese dhe për sa kohë nuk e kuptojnë ajo bëhet bashkudhëtare apo sinonim i jetës, që në çdo hap e ndjekin emocionet, që shpërthejnë me shkak e pa shkak, se ato bëhen një rregullsi e natyrshme, ku pa ato ai nuk jeton dot, pra duket i zbrazët, ndaj ai në çdo rast kërkon “viktima”, që të shpërthejë, pra të zënë veten me”punë”.

2

Pasi kryen veprimet e pa kontrolluara ky i individ përfshihet e bie pre e disa faktorëve stresues (më të shumtit psikologjikë), që ndikojnë dhe bllokojnë gjendjen e tij shpirtërore, të cilat bëjnë të mundur, që të ndjehet keq. Këto sjellje shfaqen rëndomtë si në ambientet shoqërore dhe ato familjare. Pra shkurt ky njeri ka rënë në grackën e “vampirëve” emocionalë.

Së fundmi, është mjaft e vështirë të përcaktosh, karakterin individual te këta njerëz me këto simptoma të tilla, kanë shkallë të ulët zhvillimi dhe cilësi të ultë e deri aspak të ndjenjave sociale në lidhje me të tjerët, madje dhe kënaqet kur të tjerët heqin dhe vuajnë.

Përfundimisht ky njeri me këto simptoma është i sëmurë dhe që të ekuilibrohet shpirtërisht e të shkëputet nga çrregullimet e personalitetit me patjetër duhet t’i nënshtrohet këshillave klinike të një psikologu me shumë përvojë.

I gjithë ky mendim u shtjellua duke iu referuar një sjelljeje konkrete të një individi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top