FB

February 20, 2021 | 8:10

Kush e vuan më shumë vetminë, burrat apo gratë?

Stereotipet e vetmisë thonë që vetmia rritet me moshën. Ne e fillojmë jetën me një rrjet shoqëror të gjerë dhe dinamik. Me kalimin e kohës, miqësitë shpërndahen, njerëzit ndjekin drejtime të ndryshme dhe miqtë ose të njohurit bëhen më të vështirë për t’u arritur.

Por a përputhet stereotipi me realitetin?

Hulumtimi i ri i botuar në “Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale” shqyrtoi zhvillimin e vetmisë përgjatë gjithë jetës. Është interesante pasi studiuesit zbuluan se trajektorja e vetmisë në moshën e mesme dhe tek të moshuarit varej nga gjinia e një personi. Burrat e përjetonin vetminë më shumë në moshën e mesme, ndërkohë gratë janë më të vetmuara në pleqëri.

Pra, burrat ndihen më të vetmuar rreth moshës 40-vjeçare, ndërkohë në moshën 80-vjeçare, vetmia ulet. Ndërkohë e kundërta ndodh tek gratë. Gjithsesi, gjinia nuk ishte i vetmi faktor që ndikon tek vetmia. Studiuesit gjithashtu zbuluan se rrethanat sociale dhe mjedisore kontribuuan në zhvillimin e vetmisë në jetën e mëvonshme.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top