Dëshmi

February 20, 2021 | 8:08

Gratë DUHET të bëjnë gjithçka / Dëshmia e një nëne që ka harruar veten

“Jam një nënë. Kam 2 fëmijë. Shkova te mjeku i familjes sepse kam humbje të kujtesës dhe vështirësi në përqendrim. Mjeku i familjes më thotë që duhet të fle 8 orë në ditë.

Kam dhimbje shpine. Më duhet të ushtrohem 2-3 herë në javë. Mësuesi  i djalit tim të madh thotë se fëmija duhet të mbikëqyret ndërsa bën detyrat e shtëpisë. Alergologu i djalit tim të vogël thotë se fëmija ka nevojë të hajë ushqim të freskët pa asnjë nga 30 përbërësit ndaj të cilëve është alergjik. Se duhet të blej gjithçka të freskët.

1Burri dhe djali i madh thonë se ushqimi i vogëlushit “ta shpif” dhe se ata nuk mund ta hanë, kështu që më duhet të gatuaj diçka tjetër.

Ekspertët e arsimit dhe psikologët thonë se është e nevojshme të kaloni 30 minuta çdo ditë me secilin fëmijë për një zhvillim harmonik.

Pediatri thotë që t’i lini të dalin në park për një orë çdo ditë për të stimuluar trurin e tyre dhe për t’i bërë ata të marrin frymë jashtë.

Faturat mujore thonë se duhet të punoj me kohë të plotë.

Eksperti i arsimit dhe zhvillimit thotë se është më mirë të lini fëmijët të eksplorojnë kur luajnë dhe se ata mund të ndoten, edhe kur kjo do të thotë të lani rrobat çdo ditë.

Specialisti i terapisë së çifteve thotë se çifti duhet të ketë një takim romantik ose të kalojë ca kohë vetëm 1-2 herë në javë.

2

Gratë e suksesshme thonë se një grua duhet të marrë ca kohë për t’u kujdesur për pamjen e saj, se duhet të kujdeset për veten e saj.

Psikologu thotë se kam nevojë për kohë vetëm për veten time.

Deri tani jam duke kërkuar një ekspert magjie për të më mësuar se si t’i rendis të gjitha këto brenda 24 orësh”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Interneti

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top