Ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa është ndarë nga jeta ditën e sotme. Aktorja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun festoi një ditë më parë 93-vjetorin e lindjes.

Margarita Xhepa është konsideruar si një nga zonjat e mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur në memorien e publikur shqiptar role brilante që prej fillimit të karrierës saj, në vitet 60 dhe deri më tani.
Ajo është e njohur për interpretimet e saj të fuqishme, të ndjera dhe me një shpirt artistik që i jepte personazheve dimensione të thella emocionale. Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art, Margarita Xhepa u vlerësua me tituj të lartë nderi, si “Artiste e Popullit”.
Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.
Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.
Filmografia
• Bolero në vilën e pleqve – (2021) Firdus
• Në kërkim të kujt (2011), serial
• Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
• Kronikë provinciale (2009)
• Ne dhe Lenini (2008) – Beti
• I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit
• Mirupafshim (1997)
• E diela e fundit (1993)
• Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina
• Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës
• Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
• Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit
• Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës
• Misioni përtej detit (1988) – Kristulla
• Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta
• Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës
• Gabimi (1986) – Mësuesja
• Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit
• Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos
• Apasionata (1983) – Nëna e Arturit
• Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit
• Shokët (1982) – Nëna e Gencit
• Dita e parë e emërimit (1981) – Drita
• Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit
• Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës
• Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit
• Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari
• Dimri i fundit (1976) – Shano
• Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja
• Tokë e përgjakur (1976) – Sandra
• Gjurma (1970) – Violeta
• Vitet e para (1966) – Zyraka
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

