Editorial

January 23, 2018 | 10:40

Liljana Çerri: Abone për në BOTËN tjetër

Jemi kthyer në gurë shahu si popull, vrasim njëri-tjetrin ku për xhelozi, ku për varfëri, ku për politikë, ku për trafiqe. Por që të të vrasin se nuk e do një njeri të lidhesh jete me të, kjo s’ka asnjë shpjegim.

Liljana Çerri, juriste

Liljana Çerri, juriste

Dy studentë ekselence, brez i ri, kryejnë aktin më të frikshëm, atë që Zoti duhet ta bëjë. Ej, kujdes! Keni dalë para Zotit, para jetës, duke marrë jetë kjo nuk ju takon juve dhe askujt tjetër përveç të Madhit Zot. Kjo kompetencë ekskluzive i takon vetëm atij dhe askujt tjetër. Neve si njerëz na takon që, nëse nuk mund ta duam ndonjëherë njëri-tjetrin për lidhje emocionale, të paktën ta respektojmë njeriun, t’ia respektojmë të drejtat dhe liritë e tij, të cilat janë të shenjta edhe para Zotit dhe para Kushtetutës dhe Ligjeve.

Turp për këtë shoqëri që i ka shkëputur marrëdhëniet FAMILJE-SHOQËRI.

Turp për ata meshkuj që janë pa shtyllë kurrizore, që nuk pranojnë humbjen dhe që nuk pranojnë se nuk i duan të gjithë.

Turp për shoqërinë civile që e ka lëshuar rininë në duart e Instagram-it dhe Facebook-ut.

Turp për shtetin që ka harruar të trajnojë punonjësit e vet se si t’u përkushtohen obligimeve, për t’u kujdesur që qytetarëve t’u sigurojnë siguri dhe qetësi.

Mjerë ti o vajzë që i the JO djalit se duhet ta dije, jemi në Shqipëri ku nuk u thuhet JO meshkujve. Mjerë ti o engjëll që të tha STOP jeta. Bukur e ke thënë:

“ARMËT KURRË NUK VRASIN VETË NJERËZ , NJERËZIT VRASIN NJERËZ”.

T’u prehtë shpirti në paqe dhe parajsë, aty ku të kesh mundësi të thuash Jo dhe Po kur të duash ti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top