Dëshmi

April 1, 2020 | 15:43

“Luftova me veten dhe fitova”, mesazhi pozitiv i mësueses së muzikës në kohën e karantinës  

Albina Jakupi është mësuese muzike në ciklin fillor në Gjilan. Nisur nga përvoja e saj, ajo i bën apel të gjithë njerëzve që jashtë dëshirës së tyre për t’u vetëizoluar, janë mërzitur ndihen të dobët për ta përballuar këtë situatë. Me një mesazh në inboksin e revistës, ajo dëshiron ta ndajë me të gjithë lexuesit apelin që do të bëjë. 

2

“Shpesh kujtoj kohën kur unë  kisha çrregullim të ankthit, panikut. Ndihesha e sigurt vetëm në shtëpi dhe makinë. E pata izoluar veten jo nga dëshira, por nga ndjenja e frikës, pasigurisë, e cila tani më është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë time gati katër vjet. 

Rrugët, kefateritë dhe çdo gjë tjetër më ngjallte frikë të madhe. Më dukej se do rrëzohesha, nuk ngopesha me frymë. Atëherë doja vetëm të më kuptonte dikush, të më thoshtë: “Albinë, e di sa të vështirë e ke, të kuptoj”. Njerëzit të cilët në atë kohë më kuptuan dhe ndihmuan, nuk do i harrojë deri sa të frymoj. Ata do të mbeten njerëzit më të rëndësishëm në jetën time. 

Luftova shumë me veten, me njerëzit, me gjendjen time, dhe në fund fitova. Fitova sepse e doja fitoren, dhe doja t’ia nisja nga fillimi. Izolimi në shtëpi tani është i njohur për mua, por edhe fitorja. 

Qëndroni të fortë, sepse pas kësaj do të ngrihemi edhe më të fortë dhe do fillojmë nga e para”.

3

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top