FB

November 22, 2021 | 8:20

Luis Medical Center / Klinika ku mjekësia dhe arti i kirurgjisë plastike ecin bashkë!

Ka kaq shumë nevojë për mjekë sot. Kohët që jetojmë bëjnë diferencën. Ka problematika, kërkesa, patologji të ndryshme. Përpos kemi edhe Covidin nëpër këmbë. Statistikat vijojnë të na tregojnë se nuk duhet të ndalim vigjilencën dhe as masat. E megjithatë, jeta duhet të vijojë në normalitetin e saj, për të rendur drejt zgjedhjes së çështjeve që lidhen me shëndetin.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

capture

Alerti që na mban zgjuar, më shumë se këdo mban mjekët, të parët e frontit të shëndetit. Me gjithë ngarkesën, ata janë këshilluesit, shëruesit. Është misioni i tyre! Falë një ekipi mjekësh specialistë e me përvojë shumëvjeçare, Luis Medical Center ia ka dalë të përballojë me sukses fluksin e pacientëve gjatë periudhës së pandemisë. Janë problematika që në harkun kohor të këtyre muajve, kanë gjetur zgjidhjen vendimtare. Bëhet fjalë për patologji që kanë të bëjnë me vështirësitë në frymëmarrjen me hundë, problemet me bajamet apo mishin e huaj, rregullimin e rinoplastikave të dështuara, blefaroplastikën, kirurgjitë estetike të gjinjve dhe barkut, komplikimet e venave me variçe, ekzemave kronike, këmbët diabetike, dhimbjet e kolonës, shpinës, dhe një sërë sëmundjesh që Luis Medical Center arrin t’u japë zgjidhjen përfundimtare.

KOSTANDIN BALLOMA

capture2Luis Medical Center, themeluar dhe udhëhequr nga mjeku me përvojë Kostandin Balloma, është e para klinikë që vuri bazat në fushën e otorinolaringologjisë në vendin tonë dhe e para sa i takon klinikës kirurgjikale me shtretër. Pas një përvoje të ngritur në Greqi pas viteve ’90, kirurgu Kostandin Balloma solli modelin evropian në ORL duke ndërtuar në vitin 2000 klinikën e parë kirurgjikale me shtretër në vendin tonë, Luis Medical Center në qytetin e Gjirokastrës, e mandej për të hapur një tjetër të ngjashme në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë duke ndryshuar shumë

koncepte në otorinolaringologjinë e atyre viteve. Me kapacitetet, standardin dhe garancinë e modeleve bashkëkohore, Luis Medical Center renditet ndër klinikat më të mira të fushës së otorinolaringologjisë në vend, duke qenë një zë i rëndësishëm edhe për shumë pacientë të huaj që zgjedhin të korrigjojnë problematikat e tyre, jo vetëm shëndetësore, por edhe estetike.

capture3

Doktor Kostandin Balloma realizon ndërhyrje në:

  • Rinoseptoplastikë, për një hundë të bukur dhefunksionale
  • Rimodelimin e hundës nga ndërhyrjet e gabuara
  • Rimodelimin e veshëve ose aurikuloplastika
  • Shtrembërimet e perdes së hundës
  • Infeksionet kronike të bajameve
  • Tumoret e gjëndrave të pështymës
  • Kirurgjinë e gjëndrës tiroide
  • Kirurgjinë plastike të barkut dhe gjoksit

capture4

DR.SKEVOS POULLAS

Dr.Skevos Poullas, neurokirurg, themelues i “Advanced Spinal Care Clinic”, shef i departamentit të neurokirugjisë në Metropolitan në General Hospital, Athinë. Specialist i ndërhyrjeve mini-invazive endoskopike për operacionet e shtyllës kurrizore.

Dr.Skevos Poullas, neurokirurg, themelues i “Advanced Spinal Care Clinic”, shef i departamentit të neurokirugjisë në Metropolitan në General Hospital, Athinë. Specialist i ndërhyrjeve mini-invazive endoskopike për operacionet e shtyllës kurrizore.

Problemet e shtyllës kurrizore shfaqin sëmundje degjenerative, të cilat prekin sistemin nervor dhe ndikojnë në jetën e gjithësecilit. Dhimbjet e shpinës, siç jemi mësuar të shprehemi në përditshmërinë tonë, ndryshojnë gjithashtu sjelljen tonë fizike, duke na shfaqur dhimbje dhe duke na penguar lëvizshmërinë. Për fat, pranë Luis Medical Center kjo situatë mund të ndryshojë brenda dy orëve. Falë konsultës dhe mandej ndërhyrjes mini invazive me mjekun neurokirurg Skevos Poullas, pacienti rikuperohet dhe është në gjendje të lëvizë lirshëm dhe pa dhimbje si më parë.

Dr. Skevos, është mjek neurokirurg me përvojë, i cili tanimë gjendet pranë Luis Medical Center për të ofruar zgjidhjen për shumë pacientë që kanë probleme të zgjatura me dhimbjen e shpinës apo hernien diskale. Sipas tij, falë teknologjive të reja për sëmundjet degjenerative, pra jo vetëm të shpinës, problemet e shtyllës kurrizore janë mjaft të trajtueshme me anën e kirurgjisë endoskopike. Një kirurgji mjaft moderne në mjekësi, e cila ofron për pacientët shërim të plotë. Që do të thotë, diagnozë dhe trajtim në të njëjtën kohë.

capture5

Neurokirugu vë theksin gjithashtu tek rëndësia që ka një dietë e mirë ushqyese për kockat, e cila konsiston në vitamina dhe minerale, mbajtjen e pak peshave si dhe regjimin e një aktiviteti fizik të përditshëm. Sipas Dr. Skevos Poullas, problemi kryesor është ai degjenerativ i shpinës. “Statistikat tregojnë se përafërsisht 17% e njerëzve të botës moderne do të vuajnë të paktën një herë në jetë nga dhimbjet në zonën lumbare. Duhet të merremi me këtë problem, sepse trajtimet e vjetra tradicionale, nuk janë shumë produktive sipas statistikave”.

Mjeku neurokirurg shpjegon se gjithçka vjen nga një dhimbje. Ajo është shenjë. Vjen kryesisht sepse është dëmtuar ose është degjeneruar një strukturë anatomike me kalimin e kohës. Kjo patologji ndiqet nga patologjia e dhimbjes së nyjeve midis rruazave dhe pastaj ndiqet nga struktura të tjera anatomike të shpinës. Po ashtu, dhimbja e shpinës mund të vijë nga inflamacione të ndryshme por edhe nga tumoret. Po a ka shenja të tjera? “Sigurisht, kur prekin indet e nervave, nisim të kemi probleme me lëvizshmërinë, kemi dobësim të gjymtyrëve, mpirje. Këto shenja shfaqen sa herë që mpihet indi nervor” shpjegon ai.

capture7

Problemet degjenerative nuk kanë moshë, ndërsa trashëgimia gjenetike ka një rol shumë të rëndësishëm. Kur dhimbja vazhdon për më shumë se një javë, dhe trajtimet e zakonshme me ilaçe nuk na qetësojnë, atëherë duhet të alarmohemi. Mjeku neurokirurg është ai që jep shpjegimin përgjegjës. Pranë Luis Medical Center kohëzgjatja dhe zgjidhja e problemit lehtëson të gjithë procesin. Roli i teknologjisë së re, sipas neurokirurgut Poullas, “sidomos operimet endoskopike, me përdorimin e fibrave optike dhe të lazerit, ndihmojnë në mënyrë të veçantë, sepse na japin mundësinë të diagnostikojmë më shumë se me një skaner me rezonancë magnetike. E madje, të trajtojmë problemin në të njëjtën kohë”.

Shanset për ripërsëritjen e sëmundjes me këtë ndërhyrje të re nuk i kalojnë 5%, në një kohë që me teknologjinë e vjetër ishin mbi 40%. “Pra, varet se çfarë lloj operimi po i bëjmë pacientit. Nëse ai bën ndërhyrje minimale në shtyllën kurrizore, e me endoskop të fortë, mbetet po njësoj ndërhyrje kirurgjike, por me më pak dëme se klasikja. Prandaj, koha e rehabilitimit është një javë. Por, nëse përdorim endoskop elastik, koha e rehabilitimit është vetëm pak orë.

Pacienti zakonisht e lë spitalin brenda ditës, disa orë pas operimit, dhe të nesërmen mund t’i kthehet veprimtarive. Këtë realizojmë pranë Luis Medical Center. Për mendimin tim, ndihmon shumë përdorimi i endoskopëve fleksibël dhe prerja e indeve lidhëse, dhe ndërlikime të tjera që janë krijuar nga operimi si pseudongomeni indocele, hapja e shtresës së duhur të vertebrave, rrjedhjet e lëngjeve cerebrospinale. Këto patologji mund të menaxhohen me endoskopi fleksibël në ditët e sotme, dhe nuk është nevoja të fusësh elektroda në nerva për të kontrolluar dhimbjen”.

HARALAMBOS ILIAS

I lindur në Athinë në 1967, dr.Haralambos Ilias mbaroi fakultetin e Mjekësisë Ushtarake në Selanik në vitin 1991. Ka punuar në Spitalin Ushtarak 401 deri në vitin 2007 në Athinë. Nga viti 2005-2008 ka qenë shef i Angio-Kirurgjisë në Spitalin Ushtarak 417 në Athinë. Dr.Haralambos Ilias prej vitit 2008 është Shef i Departamentit të Angiokirurgjisë në Jaso Hospital në Athinë. Ka kryer specializime në Angli, Gjermani, Holandë për kirurgjinë endoskopike me lazer, në trajtimin e dëmtimit vaskular dhe reagimin e urgjencës. Interesat e tij të veçanta klinike përfshijnë forma moderne të trajtimit të insuficiencës venoze dhe komplikimet e saj (venat me variçe, ulçera atresi, ekzema kronike e venave, etj.), këmbë diabetike, lymphedema, lipoma e poshtme dhe trajtimi e përdorimi i trajtimeve minimale invazive (teknikat endovaskulare, lazeri). Dr. Ilias është përfshirë në publikime shkencore për operacionet vaskulare të kryera në Greqi dhe në të gjithë botën.

I lindur në Athinë në 1967, dr.Haralambos Ilias mbaroi fakultetin e Mjekësisë Ushtarake në Selanik në vitin 1991. Ka punuar në Spitalin Ushtarak 401 deri në vitin 2007 në Athinë. Nga viti 2005-2008 ka qenë shef i Angio-Kirurgjisë në Spitalin Ushtarak 417 në Athinë. Dr.Haralambos Ilias prej vitit 2008 është Shef i Departamentit të Angiokirurgjisë në Jaso Hospital në Athinë. Ka kryer specializime në Angli, Gjermani, Holandë për kirurgjinë endoskopike me lazer, në trajtimin e dëmtimit vaskular dhe reagimin e urgjencës. Interesat e tij të veçanta klinike përfshijnë forma moderne të trajtimit të insuficiencës venoze dhe komplikimet e saj (venat me variçe, ulçera atresi, ekzema kronike e venave, etj.), këmbë diabetike, lymphedema, lipoma e poshtme dhe trajtimi e përdorimi i trajtimeve minimale invazive (teknikat endovaskulare, lazeri). Dr. Ilias është përfshirë në publikime shkencore për operacionet vaskulare të kryera në Greqi dhe në të gjithë botën.

Doktor Haralambos Ilias, kirurg vaskular, mbi 10 vite ofron shërbimin e tij edhe në Tiranë, në klinikën me të njëjtin emër ku nisi bashkëpunimin e tij të mëhershëm në Gjirokastër, pranë Luis Medical Center. Duarartë, gjigant, i mrekullueshëm, janë disa nga epitetet që pacientët i kanë vënë pas ndërhyrjes së suksesshme që ai u ka bërë në trajtimin e venave varikoze, apo variceve siç i njohim në gjuhën e popullit. Problemet me variçet janë një shqetësim prej të cilit vuan i gjithë Ballkani dhe Mesdheu sipas doktor Ilias. Rreth 40% e femrave dhe 20% e meshkujve vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo që ofron në Shqipëri kirurgu i shquar, është teknika më moderne me lazer, për zhbllokimin e venave dhe ripërtëritjen e funksionit të qarkullimit të gjakut që furnizon zemrën.

Doktor Haralambos Ilias është kirurgu i parë endovaskular i specializuar me metodën e kirurgjisë Gold Standard, ku bëhet ndërhyrja në venat e sëmura, të fryra dhe penguese të qarkullimit të gjakut në zemër. “Nuk është lazer për bukuri, por për trajtimin e sëmundjeve insuficience venoze. Nuk ka prerje, dhe as shenja. Nuk bëhet me bisturi. Është lazer estetik vetëm për kapilarët. Në krahasim me operacionet e dikurshme, nuk kryhet prerje, sepse fibër optika me diametrin 1 mm nuk e lejon këtë. Është një shpim i zakonshëm i cili e vendos brenda pajisjen e imët, e cila përçon energji termale, të nxehtë, duke u futur brenda në damarë dhe shkon deri në valvulë. Sepse aty nis problemi.

Bëhet një by pass. Është valvula safine femorale e cila bart problemin kryesor, e mandej ky defekt bën që vena të zgjerohet, duke sinjalizuar që ka sëmundje. Me përdorimin e fibrës optike, vena ngushtohet. Pra nuk e heqim venën. Ajo çka është me rëndësi në këtë ndërhyrje fine dhe shpresëplotë, është se operacionet shoqëro hen me ndihmën paralele të ekos, e cila bën identifikimin e problemit në bazë. Është kamera ku mund të shihet kryerja me saktësi e operacionit, për të qenë sa më i saktë dhe preciz. Doktori na shpjegon se e mira e gjithë kësaj ndërhyrjeje që zgjat pothuaj 1 orë, është se pacienti nuk ka dhimbje. Mund të ecë gjysmë ose një orë pas operacionit, dhe pas 4 ose 5 orësh mund të largohet nga klinika. Ditën tjetër pacienti mund të nisë aktivitetin fizik gradualisht.

capture10

Operacioni i variceve me lazer është aplikuar për herë të parë në Athinë nga Doktor Haralambos Ilias që prej vitit 1996. Ai ishte kirurgu i parë ndër pak kirurgë në botë që u specializuan me metodën më moderne për ndërhyrjet me lazer, për trajtimin e variceve të këmbëve. Kirurgu endovaskular Ilias, është i pari që ka kryer numrin më të madh të këtyre ndërhyrjeve në Greqi, në Kongresin e 12-të Kombëtar të Angio-Kirurgjisë. Metoda Endoskopi me lazer u njoh për herë të parë në vitin 1991 në Amerikë, dhe pastaj erdhi si teknikë edhe në Europë. Në Kongresin Botëror të Angiokirurgjisë, në vitin 2010 në Buenos Aires, kirurgu Haralambos Ilias prezantoi shërimin e plotë të ulcerave në gjymtyrët e poshtëm me lazer. Ulcera në këmbë është një komplikacion nëse një pacient ka neglizhencë ndaj një sëmundjeje, dhe formon plagë në lëkurë.

Trajtimi me lazer intravenoz është sot metoda më bashkëkohore jo invazive që përdoret me sukses të të gjithë botën. Duke përdorur këtë metodë që nga viti 2006, dhe në lidhje me evolucionin e vazhdueshëm të pajisjeve lazer dhe teknikave të funksionimit, është arritur të adresohet gama e plotë e venave me varice dhe insuficienca venoze mbi 98%.

1-Kryhet me anestezi lokale ose të lehtë

2-Zgjat pak si procedurë

3-Nuk përdoren qepje

4-Nuk mbeten shenja

5-Nuk ka dhimbje

6-Shtrimi zgjat vetëm pak orë

7-I sëmuri rifillon veprimtarinë e tij pas 3-4 ditësh

Anestezia në operacionin e variceve me lazer

Pranë Luis Medical Center operacionet e variceve me lazer kryhen përmes një teknike inovative siç është TIVA me maskë laringeale (LMA). Kombinimi i anestezisë lokale me lidokainë, ul më tej akoma nevojën drogave të anestezisë në TIVA, e për pasojë më pak droga të dhëna, anestezi më e lehtë për organizmin dhe më pak mundësi të efekteve anësore. Po ashtu, pacienti duke iu nënshtruar një anestezie më të ‘lehtë’ e bën më komod dhe më të shpejtë rikuperimin postoperator. Konkretisht pacienti fiton autonomi të plotë në më pak se 1 orë pas operacionit.

Doktor Sedat Kraja realizon në të gjitha proceset operatore protokollin e kësaj teknike tejet të rëndësishme, me disa përfitime që janë në favor të pacientit.

Anestezi totalisht venoze (Total Intravenous Anaesthesia – TIVA) është një teknikë e anestezisë së përgjithshme, që përdor kombinimin e drogave anestetike që jepen intra-vene (IV), pa përdorimin e gazeve anestetike. Krahasuar me anestezinë tradicionale me gaze anestetike, TivA ofron disa avantazhe:

  • Rikuperim të shpejtë të ndërgjegjes dhe funksioneve psikomotore
  • Ulje të incidencës së nauzesë dhe të vjellave post-operatore
  • Stabilitet hemodinamik më i madh
  • Ulje të presionit intrakranial
  • Mundësi më e ulët të reaktivitetit të rrugëve ajrore, laringospazmës dhe bronkospazmës (sidomos tek fëmijët)
  • Ulje të riskut për Hipertermine Malinje

Ndaj kjo bën që TIVA të jetë teknika e përzgjedhur për anestezinë e pacientëve që ndërhyrjet e e rhinoplastikës dhe ato estetike, ndërhyrjet në moshat pediatrike dhe në ndërhyrjet në moshat e treta. Fokusi i anestezisë tek ne mbetet jo vetëm në krijimin e gjendjes ‘së gjumit pa ndjesinë e dhimbjes’ për të siguruar mbarëvajtjen e operacionit por kryesisht në sigurinë dhe komoditetin e pacientit gjatë përvojës para, gjatë dhe pas operacionit.

SEDAT KRAJA

capture11Mjek anestezist, reanimator Dr. Sedat Kraja, lindur në Shkodër me 15/12/1988. Ka mbaruar studimet në Mjekësinë e Përgjithshme në vitin 2013 në Universitetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme me rezultate shumë të mira. Në vitin 2019 ka përfunduar specializimin në Anestezi – Reanimacion në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, me rezultate të shkëlqyera. Ka përvojë 5-vjeçare pranë klinikës Luis Medical Center në anestezinë e ndërhyrjeve ORL, estetike, heqjes së variceve me lazer dhe të kirurgjisë së përgjithshme.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top