FB

November 22, 2021 | 8:20

Një karamele dhe 50 vite së bashku / Guximi për të jetuar jetën dhe dashurinë për atë që është dhe jo siç e imagjinoni

 

“Gjyshi yt më kërkoi të martohesha me një karamele. Nuk kishim asgjë, ai u gjunjëzua dhe tha: “Nuk kam asgjë tani, vetëm një karamele, por nëse dëshiron, mund t’i ndërtojmë të gjitha së bashku”.

“Po ti?”

“E hapa karamelen, e ndava në dysh dhe e hëngrëm. Që nga ai moment ndamë gjithçka bashkë. Ramë, u ngritëm dhe ndërtuam që çdo së bashku.  Kemi jetuar momente të vështira, lodhjeje, por kemi qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Deri në fund”.

00

“Kohë të tjera gjyshe”.

“Koha nuk e ndryshon mënyrën se si duam.

Ajo që ka ndryshuar është se nuk keni më shembuj të mirë për të ndjekur.

Mos kini frikë nga gjithçka. Nuk martohesh nga frika se nuk do të mund të ndërtosh. Sapo grindeni, ndaheni, sepse mendoni se do të gjeni një më të mirë. Jeni gjithmonë në kërkim të përsosmërisë, sikur të ekzistonte.

Ju mungon perceptimi i realitetit. Lumturia në gjërat e vogla.

Bëni demonstrime të mëdha, unaza me mijëra euro, një video të ekzagjeruar për propozim martese dhe pastaj humbisni momentin. Atë gjënë intime që vlen për të dy, vetëm në dy për një jetë.

Kjo është ajo që ju mungon. Guximi për të jetuar jetën dhe dashurinë për atë që është dhe jo siç e imagjinoni ju. Një karamele dhe 50 vite së bashku.”

 

Maria Prisco

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Rrjet

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top