Në fokus

October 28, 2020 | 12:11

Më mirë të lëndosh duke qenë i sinqertë sesa të kënaqësh duke gënjyer

E vërteta është si një grusht në fytyrë, i cili në atë moment dhemb shumë, por mjafton vetëm një kompresë, një qetësues dhimbjesh dhe gjithçka kthehet në normalitet.

Ndërsa gënjeshtra është si një kancer. Ju mendoni se gjithçka është në rregull, por tumori është aty, i fshehur dhe kur shfaqet, shoqërohet me shumë vuajtje. Jini një person real dhe dëshironi marrëdhënie të vërteta. Mos kini frikë t’i tregoni shoqes suaj se ka shtuar peshë ose burrit tuaj se ai nuk po bën atë që prisnit.

Të qenit i vërtetë do të jetë gjithmonë opsioni më i mirë. Ajo që do të bëjë tjetri me të vërtetën që thatë është problemi i tij dhe jo i juaji!

Zhvilloni një mënyrë të foluri në mënyrë që personi tjetër të mos ndihet i ofenduar, por të mos hezitojë kurrë të flasë nga frika se mos ofendohet. Ne duhet të vazhdojmë të themi të vërtetën edhe nëse i humbasim të gjithë njerëzit për shkak të saj, nëse kjo e fundit ndodh atëherë marrëdhëniet kanë qenë të rreme.

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top