Këshilla & Arsye

March 13, 2020 | 8:05

Mënyrat më të mira për menaxhimin e sulmit të panikut

Nëse ju kap herë pas herë një atak paniku dhe nuk dini si të reagoni, sidomos kur jeni në publik, më poshtë keni 7 mënyra si ta menaxhoni atë.

Mësoni se çfarë po ndodh me trupin tuaj

Kur bëhet fjalë për sulme paniku, dija është fuqi. Edhe pse nuk do t’i ndalojë sulmet automatikisht, duke qenë të vetëdijshëm ju mund ta menaxhoni më mirë, ose të shmangni gabimet që ju shkaktojnë probleme.

Merrni frymë thellë

Sikurse shumica e këshillave që u jepen njerëzve me ankth, kjo mund të tingëllojë si diçka e parëndësishme, por një teknikë e mirë frymëmarrjeje është një mënyrë shumë efektive e kontrollit të sulmeve të ankthit sidomos në publik.

Përqendrohuni në qetësimin e muskujve

Relaksimi progresiv i muskujve është një metodë praktike që ju mëson të lidheni me burimet e tensionit akut fizik, kështu që kur të jeni në mes të sulmeve, do të jeni të ndërgjegjshëm se ku duhet të përqendroheni në relaksim.

Kufizoni stimujt

Kur ndjeni sulmin, është mirë të kufizoni stimujt që po përjetoni sa më shumë që mundeni. Mundohuni të gjeni një hapësirë të errët dhe të qetë ku mund të praktikoni teknikat tuaja të frymëmarrjes dhe relaksimit. Kur kjo është e pamundur, për shembull jeni në zyrë apo jashtë, përqendrohuni vetëm në një mendim apo një objekt, derisa të ndiheni më mirë.

Mbani një fletore shënimesh

Një fletore mund të jetë një mjet i vlefshëm për t’u marrë me fillimin e një sulmi paniku. Hulumtimet kanë treguar se hedhja e mendimeve në letër luan një rol të rëndësishëm qetësues dhe ju kthjellon.

Shmangni kafeinën në kohë rreziku, si para një udhëtimi

Askujt nuk i pëlqen të heqë dorë nga kafja, por shpesh kafeina mund jetë shkaktari kryesor i ankthit. Në vend të saj pini ujë, i cili parandalon dehidratimin, një tjetër shkaktar i mundshëm i ankthit.

Përdorni aplikacionet audio

Nëse jeni duke udhëtuar mund të dëgjoni në kufje programe të ndryshme në internet që kanë lidhje me meditimin, të udhëhequr nga profesionistë të fushës.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top