FB

July 24, 2026 | 17:30

Mirlind Shkurti & Fation Mati, avokatët që kthejnë dëmin në zgjidhje dhe dëmshpërblim për jetën

Jeta bëhet më e brishtë në këmbët tona nëse pakujdesia e dikujt na cenon. Mund të ndodhë ndërsa jemi duke ecur në këmbë apo me automjet, por edhe nëse jemi duke marrë një shërbim shëndetësor, mjekim të gabuar apo diagnozë e tillë, apo kur dëmi na vjen nga një rrezik i jashtëm, nga rryma elektrike apo një zjarr i paevitueshëm. Aksidentet, të cilës do natyrë qofshin, janë shndërruar në një makth për realitetin shqiptar, sepse janë gjithnjë e në rritje, dhe përpos dëmtimit fizik apo moral, i cili frenon jetët tona, kanë për rrjedhojë një kosto ekonomike, si individë apo familjare, e cila na nevojitet për të rikuperuar çfarë të mundemi për të vazhduar jetën.

sh-and-mjpg

Mirlind Shkurti dhe Fation Mati, janë dy avokatë ekspertë të fushës së dëmshpërblimeve, një terren që e kanë sfiduar, me gjithë vështirësitë e fillimeve, brenda dhe jashtë vendit, e kthyen këtë linjë të së drejtës në misionin e tyre, për t’u bërë zëri i të gjithë atyre qytetarëve që nuk e dinin se ligji u garantonte dëmshpërblim të plotë pas një aksidenti. Konkretisht, bëhet fjalë për orientimin e qytetarit të lënduar fizikisht dhe jo vetëm, për përftimin e dëmshpërblimit në rastet e aksidenteve rrugore, ngjarjeve nga rryma elektrike, gabimeve shëndetësore, minierave apo zjarreve. Studio Ligjore “SH&M” Avokat Dëmshpërblimesh tanimë me një ekip të konsoliduar, ka hyrë në vitin e 10-të të këtij misioni, i cili iu vjen në ndihmë çdo personi të aksidentuar në Republikën e Shqipërisë, për t’i dhënë atë që meriton sipas Ligjit për Dëmshpërblimet. Avokatët Mirlind Shkurti dhe Fation Mati janë ndër të vetmit ekspertë ligjorë të dëmshpërblimeve, të cilët marrin përsipër ndjekjen e çështjes në zanafillë, analizimin e saktë të ngjarjes, përfaqësimin në procedura administrative si dhe ato gjyqësore të Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Apelit, Gjykatës së Lartë, dhe deri në marrjen e asaj çfarë çdokujt i takon si dëmshpërblim financiar miratuar nga organet shtetërore vendimmarrëse.

Av.Mirlind Shkurti & Av.Fation Mati: “Puna jonë e përditshme është të informojmë qytetarët se kanë të drejtë për dëmshpërblim në rast lëndimi ose vdekjeje nga një aksident apo çdo ngjarje tjetër që i ka cenuar të drejtën e tyre. Kur ndodh një fatkeqësi e paqëllimshme, përveç dhimbjes, familjet përballen me probleme të mëdha sociale dhe financiare. Qëllimi i ligjit të dëmshpërblimit, i cili është përftuar nga një praktikë botërore, është pikërisht ky: të ndihmojë të dëmtuarit të rikuperohen dhe të kthejë familjen në gjendjen e mëparshme ekonomike.”

 

Rast i veçantë, zgjidhja ligjore që siguroi dëmshpërblimin e djalit të mbijetuar

Av.Mirlind Shkurti & Av.Fation Mati: “Kujtojmë një rast tragjik në Vlorë, ku nga pakujdesia e babait në timon, humbën jetën bashkëshortja dhe vajza. Ligjërisht, babai si shkaktar u dënua dhe humbi të drejtën e dëmshpërblimit. Trashëgimtar ligjor ishin babai (i cili humbi të drejtën e dëmshpërblimit) dhe djali i tij. Në këtë rast dëmshpërblimi do të përgjysmohej dhe djali do të përfitonte vetëm gjysmën e dëmshpërblimit, por ne gjetëm një zgjidhje ligjore: rekomanduam babain të heqë dorë nga trashëgimia, duke bërë që i gjithë dëmshpërblimi t’i kalonte djalit të mbetur, çka i garantoi atij arsimimin dhe të ardhmen ekonomike.”

 

Sfidat e gjyqësorit

Av.Mirlind Shkurti & Av.Fation Mati: “Përpara vitit 2018, një vendim i formës së prerë për dëmshpërblim merrej brenda 1 viti e gjysmë. Sot, për shkak të reformës së Vetingut dhe mungesës së gjyqtarëve, procesi zgjat mbi 3 vite në Shkallë të Parë dhe deri në 8 vite në Apel. Sfida jonë kryesore mbetet koha: të dëmtuarit kanë nevojë për dëmshpërblim në kohë reale, jo pas një dekade.”

 

Shtimi i aksidenteve rrugore dhe dëmtimet

Av.Mirlind Shkurti & Av.Fation Mati: “Ndryshe nga vendet e huaja ku ka kulturë rrugore, në Shqipëri aksidentet janë të përditshme dhe të dhunshme. Faktorët kryesorë janë infrastruktura e dobët, shpejtësia, përdorimi i telefonit, alkooli dhe droga. Brenda qyteteve, rreziku shtohet nga ndërprerja e rrugëve dhe mjetet me dy rrota (si motorët apo monopatinat) që shpesh qarkullojnë pa mbrojtje, duke shkaktuar invaliditet të përhershëm. Fatkeqësisht, dëmshpërblimi në Shqipëri nuk është në nivelet evropiane. Shpesh qytetarët nga mungesa e informacionit mjaftohen me dëmshpërblimin e makinës dhe harrojnë dëmin e shëndetit. Duke qenë se dëmi shëndetësor kërkohet vetëm një herë, duhet zgjedhur një zyrë e specializuar për të marrë dëmshpërblimin maksimal real.”

 

Ndërgjegjësimi për rastet nga zjarri dhe dëmshpërblimi

Av.Mirlind Shkurti & Av.Fation Mati: “Përveç aksidenteve, një fenomen i shpeshtë në Shqipëri është dëmi nga rryma elektrike dhe zjarri. OSHEE ka detyrim të monitorojë rrjetin dhe të ndërpresë energjinë nëse ambientet s’kanë sistem mbrojtës (salvavitë), por në zona rurale situata është skandaloze me kabina dhe linja të amortizuara. Sa i përket zjarreve, subjektet private që nuk marrin masa sigurie (si hidrantë apo plane evakuimi) dhe dëmtojnë të tjerët, mbajnë përgjegjësi dhe duhet të dëmshpërblejnë dëmet shëndetësore e materiale. Sigurimi nga zjarri në Shqipëri është ende vullnetar dhe në hapat e parë, por është jetike që qytetarët dhe bizneset të sigurojnë jo vetëm veten, por edhe përgjegjësinë ndaj të tjerëve për raste si zjarri apo rrjedhjet e ujit.”

 

Mjekimi i pakujdesshëm dhe neglizhenca mjekësore

Av.Mirlind Shkurti & Av.Fation Mati: “Një tjetër fenomen shqetësues është mjekimi i pakujdesshëm, fenomen ky i shtuar së fundmi nga largimi masiv i mjekëve drejt Evropës. Kemi hasur raste tragjike, deri në humbje jetësh të nënave dhe foshnjave, për shkak të diagnozave të gabuara apo mungesës së ilaçeve, mungesës së aparaturave të detyrueshme në protokoll, protezave për të stabilizuar kockën e tyre ose gjymtyrët e të dëmtuarit nga aksidenti, për të pasur një ecuri të shërimit. Vërtetimi i neglizhencës në spitalet publike apo private mbetet i vështirë. Kodi Penal pothuajse e ka minimizuar përgjegjësinë penale të mjekëve, duke marrë masa me thjesht gjoba apo këshilla, çka i bën ato të ulin vigjilencën e tyre. Megjithatë, dëmshpërblimi për këto gabime është një e drejtë që duhet kërkuar me ngulm”.

 

Studio Ligjore “SH&M” të specializuar vetëm për dëmshpërblimet

Av.Mirlind Shkurti & Av.Fation Mati: “Kur një familje pëson një fatkeqësi, hapi i parë që bën është kërkimi i ndihmës te njerëzit e besuar. Shpesh dëgjojmë të na thonë: “Kemi avokatin tonë të familjes”. Besimi është i shenjtë, por në momente kaq delikate, vetëm besimi nuk mjafton. Drejtësia, ashtu si mjekësia, kërkon specializim. Një avokat që shkëlqen në çështjet penale ose ato të pronave, nuk mund të ketë të njëjtën mprehtësi në labirintet komplekse të dëmshpërblimeve civile. Zyra jonë ka një eksperience mbi 15-vjeçare dhe jemi të fokusuar vetëm tek dëmshpërblimet. Çdo çështje tjetër që vjen dhe nuk i përket kësaj fushe, ia delegojmë kolegëve tanë. Ky fokus i ngushtë dhe falë besimit nga klientët tanë, na lejon të trajtojmë mbi 135 raste në vit, një numër që vjen gjithmonë në rritje dhe që përkthehet në eksperiencë të pastër profesionale. Qytetarët duhet të kuptojnë se dëmshpërblimi nuk është thjesht një procedurë, por e ardhmja ku varet dhe rikuperimi i tyre ekonomik pas një goditjeje të madhe të jetës. Ndaj, orientimi drejt profesionistit të fushës është vendimi më inteligjent dhe më mbrojtës që mund të merrni për veten dhe familjen tuaj”.

 

Studio Ligjore “SH&M” Avokat Dëmshpërblimesh

Av. Mirlind Shkurti & Av. Fatjon Mati

Cel: +355 68 901 1333 

Instagram https://www.instagram.com/avokat_demshperblimesh_sh_m/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top