FB

May 20, 2022 | 9:03

Mos u bëj prind nëse…

 

Të bëhesh prind nuk është kaq e thjeshtë. Janë të shumtë prindërit e rinj që kanë këtë rol, pa e zgjedhur ta bëjnë. Në shumë raste do të ishte mirë të mos bëheshit prindër.

Janë po ashtu të rinj që, të përfshirë nga entuziazmi për të pasur një fëmijë në krahë, vendosin ta bëjnë këtë hap të madh pa e ditur ekzaktësisht se çfarë do të thotë të jesh prind. Lajmet e sotme flasin për prindër të papërgjegjshëm, që e kanë të pamundur të heqin dorë nga qejfet e tyre.

Një fëmijë nuk lind me një manual udhëzues dhe jeta e një prindi të ri nuk është aspak e lehtë.

Ja sepse të bëhesh prind është një zgjedhje që duhet marrë me shumë vetëdije dhe përgjegjësi. Nëse nuk ndiheni gati, mos e merrni këtë hap. Këshilla është që të mos e merrni me shumë lehtësi këtë hap: nëse nuk jeni në gjendje të mbani, të edukoni, të rrisni një fëmijë, atëherë është e udhës që ta shtyni këtë vendim kur të jeni gati.

Prindi i ardhshëm

Prindi i ardhshëm duhet të jetë një person i përgjegjshëm, i ekuilibruar dhe shumë i durueshëm. Në lindje, bebja varet krejtësisht nga i rrituri dhe çastet e para të jetës së një të sapolinduri janë të mrekullueshme, por njëkohësisht të vështirë dhe të mundimshëm. Mami dhe babi përjetojnë ndjenja shumë të luhatshme, sidomos kur kthehen në shtëpi dhe ku i sapolinduri është krejtësisht në duart e tyre. Jeta e kësaj familjeje të re kthehet përmbys, si për shkak të mungesës së kohës, ashtu edhe për shkak të ndryshimit të përparësive dhe stilit të jetesës. Bebja kërkon gjithë vëmendjen dhe nuk është e mundur të vini në pauzë të qarën e natës dhe netët kur fëmija nuk fle.

Ekzistojnë shumë gjëra që duhen organizuar, nga shtëpia e deri te rutina e përditshmërisë. Kësaj, shumë shpesh i shtohet vështirësia fillestare, depresioni post-partum i nënës dhe vështirësia e babait për t’u përshtatur me këtë jetë të re.

Me pak fjalë, nuk është një shëtitje. Të jeni të përgatitur për këtë ngjarje të rëndësishme, ju jep mundësinë që të shijoni lindjen dhe të jeni të aftë të kaloni momentet e vështirësisë, bashkë me familjen e re dhe të jetoni në harmoni. Të bëheni prindër është një përvojë shumë e bukur dhe plot me dashuri, rriteni me dhe për fëmijën… por nuk mjafton për të sjellë në jetë një fëmijë dhe për t’u bërë një prind i mirë.

Përgjegjësia

Duhet një punë e vazhdueshme me veten për t’i dhënë më të mirën tuaj fëmijës. Në brendësi të kësaj pune duhet të ekzistojë një ndjenjë përgjegjësie personale kundrejt tij. Këshilla është që të informoheni sa më shumë të jetë e mundur se si ta përballoni sa më mirë lindjen e fëmijës dhe të mos jeni asnjëherë të papërgatitur. Punoni mbi ndjenjat tuaja dhe pritshmëritë për të rritur një fëmijë që të mos jetë si ju, por që të jetë i pavarur dhe vetvetja.

Drejtojuni profesionistëve nëse keni nevojë dhe mos i besoni zgjidhjeve që realizohen në shtëpi, apo që i lexoni në internet dhe që nuk kanë baza të forta shkencore.

Ekzistojnë disa vështirësi që kalojnë pak a shumë të gjitha familjet e reja dhe është mirë që të përballeni me to në mënyrën më të mirë të mundshme:

  • e qara
  • ushqyerja me gji
  • gjumi
  • depresioni pas lindjes i nënës
  • depresioni pas lindjes i babait

Secila nga këto vështirësi e gjen një zgjidhje dhe ndihmë te personat që i kanë kushtuar jetën e tyre menaxhimit dhe zhvillimit të fëmijës dhe të familjeve. Mos kini asnjëherë frikë të kërkoni ndihmë. Të jeni të përgjegjshëm do të thotë pikërisht këtë: të kujdeseni për fëmijën dhe të kërkoni ndihmë kur jeni në vështirësi.

Bëhuni prind nëse…

Tani që keni parë ato që janë vështirësitë e para me të cilat do të haseni më në fund mund të gëzoni për beben e sapo ardhur në jetë, i cili do të sjellë lumturi dhe shumë, shumë dashuri.

Nëse ndieni brenda vetes dëshirën për të pasur një fëmijë, keni mundësinë dhe dëshirën të rrisni një fëmijë dhe të përballeni me të dyja anët e medaljes, atëherë jeni një mama ose baba në lartësinë e këtij roli.

Të ndiheni me humor jo të mirë (herë pas here) është normale, e rëndësishme është të dini se nuk jeni asnjëherë vetëm dhe se nuk ekziston një shkop magjik që i zgjidh të gjitha problemet.

Mjafton të shihni beben tuaj në sy për të marrë përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja, për të shkrirë frikërat dhe për të rikarikuar energjitë.

Kur një burrë apo një grua bëhen prindër, bëhen përgjithmonë. Ja sepse është e rëndësishme të vlerësoni sa më mirë kur dhe nëse duhet të bëheni prindër. Të bëni zgjedhjen e duhur do ta bëjë të ardhmen tuaj më të mirë.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsychoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top