FB

June 22, 2022 | 9:55

Mushkonja tigër: kura natyrale për të shmangur pickimin

Mushkonja tigër është një insekt që çdo vit, gjatë stinës së verës, i ndjek njerëzit ditë e natë, veçanërisht në orët më të freskëta të ditës. Cila është kura që mund të shmangë piskimin e saj?

Ky insekt i frikshëm tropikal mbërriti në Itali në vitet nëntëdhjetë, duket brenda disa gomave të përdorura të importuara nga Azia për qëllime tregtare. Para kësaj, mushkonja tigër nuk ishte dëgjuar kurrë praktikisht askund në Evropë. Emri “tigër” ndoshta rrjedh edhe nga egërsia e saj e veçantë në sulmin ndaj qenieve njerëzore, duke favorizuar gjithashtu përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme si Dengu dhe Chikungunya.

Masa paraprake

Duket se mushkonja tigër preferon disa njerëz mbi të tjerët. Disa, kështu, shpesh do të jenë viktimat e preferuara, ndërsa të tjerët do të jenë në gjendje të flenë pak a shumë të qetë. Arsyeja mesa duket gjendet në erën e vetë lëkurës. Prandaj, ilaçi i parë natyror kundër mushkonjave është modifikimi i erës natyrale duke përdorur një repelent natyral. Sipas disa studimeve, 3 thelpinj hudhër të papërpunuara çdo ditë do të ishin “të mjaftueshme” për të mbajtur larg mushkonjën tigër (dhe jo vetëm). Nuk ka asnjëherë masa paraprake të mjaftueshme, si p.sh. përdorimi i rrjetave kundër mushkonjave si në dritaret e shtëpisë ashtu edhe mbi shtrat. Për shembull, nëse shtëpia është e rrethuar edhe nga një kopsht i bukur, për ambientin e jashtëm mund të përdoret një llambë kundër mushkonjave, e cila tërheq insektin me rrezet ultravjollcë, duke u treguar jo toksik.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.amando.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top