FB

July 19, 2022 | 8:47

Në Evropë thatësira më e keqe në 1200 vitet e fundit

 

Anticikloni i Azores, i cili prek klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të gjithë Mesdheut, po përkeqësohet. Prandaj Spanja dhe Portugalia po përjetojnë thatësirën më të keqe të mijëvjeçarit.

spanja-flake

Sa herë që vjen vera dhe për rrjedhojë vapa e madhe, ditët tona kthehen të populluara me terma meteorologjikë që normalisht i injorojmë për pjesën tjetër të vitit. Një prej tyre është “anticikloni i Azores”, ajo zonë gjysmë e përhershme me presion të lartë që gjendet në Oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të gjithë Mesdheut.

 

Çfarë është anticikloni i Azores?

Burimi i të gjitha vuajtjeve tona të verës, anticikloni i Azores po përkeqësohet: kjo të paktën mbështet një studim të ri të botuar në Nature Geoscience, i cili analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe tregon se në 200 vitet e fundit ai është zgjeruar në ritëm më i lartë se ai i 1000 paraardhësve. Ky “shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Evropës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre.

Spanja dhe Portugalia janë dy vendet evropiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të anticiklonit të Azores: në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik e përshtatshme për rritjen e rrushit do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për tridhjetë vjet në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë), ndërsa një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën jugore.

flake

Spanja dhe Portugalia emergjente. Për të kuptuar arsyen e kësaj thatësire të zgjatur, ekipi në Institutin Oqeanografik Ëoods Hole ndërtoi një model klimatik që simuloi 1200 vitet e fundit të jetës së anticiklonit të Azores, duke zbuluar se në 200 vitet e fundit zona e presionit të lartë është rritur me një ritëm më të lartë se ai i mijëvjeçarëve të mëparshëm, dhe se në veçanti shekulli i njëzetë pa një përshpejtim edhe më vendimtar.

Është evidente lidhja me shtimin e gazeve serrë në atmosferë për shkak të aktiviteteve njerëzore. Për të zbuluar atë me thatësirën, ekipi analizoi një sërë stalaktitesh nga Portugalia, të cilët janë krijuar gjatë mijëvjeçarëve, kanë “regjistruar” norma reshjesh me kalimin e kohës.

portugalia

Dimër të thatë, verë të thatë. Çuditërisht, analiza zbuloi se, që kur revolucioni industrial shpërtheu sasinë e gazeve serrë në atmosferë, zgjerimi i anticiklonit të Azores i ka bërë dimrat mesdhetarë më të thatë – një fenomen që ende nuk është ndalur, aq sa një rënie e mëtejshme në reshjet priten nga 10 deri në 20% deri në fund të shekullit. Në këtë periudhë, edhe anticikloni do të vazhdojë të zgjerohet, thonë autorët e studimit: nëse gjërat nuk ndryshojnë, le të presim dimër gjithnjë e më të thatë, verë gjithnjë e më të thatë dhe thatësirë gjithnjë e më të përhapur.

 

 

Përgatiti O.T | Burimi Focus.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top