FB

June 23, 2022 | 9:00

“Në kohën tonë mungonin shumë gjëra, por kishim ëndrra!” Bashkëbisedim nënë-bir mbi famën e vajzave VIP të ekraneve shqiptare

Nga Anila Kruti, shkrimtare

 

Mami, po ti je shkrimtare, pse nuk je e famshme si këto vajzat  e ekraneve? – më thotë im bir 17 vjeç. E kap nga dora, ulemi dhe bisedojmë: Bir, nuk është e rëndësishme të jesh i famshëm. E rëndësishme është të jesh njeri i bukur, domethënë, të jesh njeri i mirë. Të lexosh, të punosh, të ndihmosh, t’u gjendesh njerëzve që ti do dhe vlerëson.

Po të të pyes bir: Çfarë ke parë tek këto vajzat e famshme?

Qesh! Pjata me makarona, plazh dhe rroba të shtrenjta.

0

Shpirti im! Njerëzit e famshëm nuk hedhin kësi gjërash. Ata e kanë shpirtin pa përmasa, me ngjyra të bukura, me fjalë dhe vepra që t’i kesh shembull. Njerëzit e famshëm derdhin talentin, mundin, punën gjithë jetën dhe karrierën e tyre. Të famshmit bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe mund të bëjnë jetën e njerëzve të zakonshëm.

Kur isha në moshën tënde, neve na mungonin shumë gjëra, nuk kishim shumë veshje. Nuk kishim shumë ushqime dhe teknologji siç kini ju sot, por ne kishim libra dhe ëndrra që ishin më të mëdha se ne. Ëndrrat ishin busulla që na plotësonin. Ne kemi patur prindërit që na kanë dhënë dashuri njerëzore, dhe dashuria të jep gjithçka. Madje dhe jep edhe ëndrra.

Prandaj, bëhu i mirë. Të bësh njeriun është më e bukur se sa të jesh i famshëm.

1

Pastaj, shpirti im, Shqipëria ka vajza shumë të bukura dhe të mençura. Shumë herë më të bukura se këto gocat që ti i sheh në rrjetet sociale. Ato janë të thjeshta. Pa dukje. Pa rroba të shtrenjta. Shumë nga këto vajza punojnë në administratë, në fasoneri, në Call Center. Ato janë të bukura si sillen, si flasin, si shpërndajnë mirësinë. Bëhu i mirë dhe të gjitha të mirat të vijnë.

Sepse është një çelës që të bën më special. Drita që ke brenda të hap udhën që Zoti e ka caktuar për ty, duke e shpërndarë tek të tjerët.

Nëse e lexon edhe Ti, të them plot bindje se do ndihesh njeri i lumtur.

Ji njeri i mirë! Bëj bamirësi!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top