Në fokus

December 23, 2017 | 15:02

Nga Adelina Pjetra: Trajtimi psikologjik, i shëndetshëm për të gjithë

Jemi mësuar që kur kemi probleme fizike dhe shëndetësore t’i drejtohemi një mjeku. Patjetër, ky është hapi i parë për çdo individ që ka shqetësime. Por a mjafton kaq? A është gjithmonë një mjek që arrin të japë trajtimin e duhur?

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Janë të shumta rastet kur mjekësia mbivendos trajtimet, duke i ngopur pacientët me ilaçe, ku jo në pak situata sjell përkeqësimin e simptomave tek individi, të cilët krijojnë varësi ndaj barnave të ndryshme. Të nderuar mjekë, ju lutem bashkëpunoni dhe ndërveproni me specialistët në fushën e Psikologjisë. Duhet të kujtojmë që shërbimi gjithmonë ofrohet në funksion të individit. Krijimi i një network-u midis specialistëve të shëndetit mendor/ fizik është një domosdoshmëri dhe detyrë. Trajtimi psikologjik është një trajtim efikas dhe i shëndetshëm për të gjithë.

stressNjë klient më shkruan:

…Problemi im ka filluar para 3 vjetësh kur u ktheva nga emigracioni për shkak të krizës ekonomike që pati Greqia. Sapo u ktheva, filluan rë më thoshin të gjithë njerëzit dhe shoqëria se këtu nuk jetohet, lajthit, sëmuresh, vdes për të ngrënë e gjëra të tilla që thonë shumica për Shqipërinë. Të gjitha këto fjalë dita-ditës filluan të më frikësonin vërtetë dhe bënin që të mendoja se këtu jeta është e pamundur. E ndjeja veten keq dhe si në “ajër”. Kisha disa muaj që isha kthyer, por ende nuk po e gjeja vetveten dhe nuk po ambientohesha dot me jetën këtu. U fiksova keq me këto ide në kokë, por edhe nuk doja ta pranoja që isha bërë i pafuqishëm nga ana psikologjike dhe të kërkoja ndihmë, që prej 2 vitesh e gjysmë e kam mbajtur përbrenda të gjithë këtë. Vetëm para dy muajsh e kuptova se nuk mund të vazhdoja më. Kështu që shkova për një konsultë te Neurologjia. Pas përgjigjeve shumë të mira të skanerit të kokës dhe të gjithë analizave të tjera, më tha se nuk ke asgjë, por vetëm stres, ankth dhe fiksimi i keq për jetën që bëj këtu. Më dha dy lloje kokrrash, të cilat i piva për dy muaj rresht. Para një jave i ndërpreva me këshillën e neurologes, pasi më shkaktonin tension të lartë dhe rrahje të shpeshta zemre. Ilaçe nuk dua të pi më. Thjesht, dua dikë që mund të më heqë fiksimin, sepse jam shumë keq, i pafuqishëm, pagjumësi, nuk kam oreks për të ngrënë dhe jam nervoz. Shpresoj të jem sqaruar sa më shumë dhe pa ju bezdisur. Shumë faleminderit për kohën që po më kushtoni. Respekte!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top