FB

September 11, 2021 | 8:18

Nga aknet deri te rrudhat, ja arsyet pse nuk duhet ta lani fytyrën në dush

Sado e lehtë të jetë për ta hequr grimin gjatë dushit, kjo në fakt mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Lëkura në fytyrë është shumë më e ndjeshme se lëkura në trup, dhe nëse nuk ju pëlqen të bëni dush të ftohtë, është më mirë ta mbani fytyrën larg nga uji.

“Bright Side” zbulon arsyet pse diçka aq e zakonshme sa larja e fytyrës në dush mund të shkaktojë probleme për lëkurën.

  1. Mund të përkeqësojë aknet.

dush, lekura, fytyra (5)

Dushet e gjata dhe të nxehta mund të heqin vajrat natyralë që i duhen lëkurës për të qëndruar të shëndetshme. Nëse lëkura është e thatë, larja e fytyrës në dush mund ta përkeqësojë situatën. Aplikimi i një sasie më të madhe të kremit hidratues për të lehtësuar ndjesinë e thatësisë mund ta bëjë lëkurën të prekshme nga puçrrat dhe infeksionet e tjera të lëkurës.

  1. Mund të ndikojë në tonin e lëkurës.

dush, lekura, fytyra (6)

Larja e fytyrës në dush mund ta bëjë lëkurën të duket e kuqërremtë. Uji i nxehtë shkakton zgjerimin e enëve të gjakut në fytyrë, gjë që mund të dëmtojë kapilarët e brishtë në faqet tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë kapilarë të dukshëm tek faqet, një gjendje shumë e zakonshme e lëkurës.

  1. Mund të shkaktojë rrudha të parakohshme.

dush, lekura, fytyra (4)

Me siguri keni vënë re se si gishtat tuaj mund të rrudhen pas një dushi të gjatë të nxehtë. Kjo ndodh sepse uji i nxehtë heq lagështinë nga lëkura dhe dëmton shtresën mbrojtëse të saj që ndihmon në bllokimin e  lagështisë. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën e fytyrës, e cila mund të plaket më shpejt nëse e ekspozoni rregullisht në ujë të nxehtë.

  1. Mund ta bëjë lëkurën e shëndetshme më të ndjeshme.

dush, lekura, fytyra (2)

Uji i nxehtë mund të ndikojë negativisht në lëkurë, duke e bërë atë të thatë dhe të ndjeshme. Është më mirë të qëndroni larg dusheve të nxehta, veçanërisht gjatë muajve të thatë të dimrit kur lëkura është më e prekshme ndaj thatësisë dhe acarimit.

  1. Mund ta bëjë lëkurën të kruhet.

dush, lekura, fytyra (3)

Shumë njerëz mendojnë se lëkura e tyre kruhet pas një dushi të gjatë. Ndjesia zgjat vetëm për një kohë të shkurtër. Por larja e fytyrës në dush të nxehtë rregullisht mund të bëjë që lëkura të kruhet vazhdimisht dhe madje të krijohen plasaritje apo të çara në të.

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top