Në fokus

November 14, 2018 | 13:26

Nga Besnike Aliaj: Sekretet e florikulturës, të shërohesh falë efekteve pozitive të bimësisë

Industria e luleve është një industri e re në vendin tonë, por që ka fituar një terren dhe vëmendje shumë të madhe dhe bënë pjesë në agrobizneset më të kërkuara në ditët e sotme. Ekzistojnë shumë lloje të luleve në botë dhe secila prej tyre ka një veçori në vete si për nga bukuria ashtu dhe nga cilësia e tyre. Shqiptarët i kanë dashur gjithmonë lulet, njëkohësisht bukurinë e femrës e kanë krahasuar me lulet më të bukura që ekzistojnë.

Msc. Besnike Aliaj

Msc. Besnike Aliaj

Përdorimi i luleve zbukuruese ka shënuar trende pozitive zhvillimore si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Tregu i luleve për buqeta (cut flowers) dominohet nga importi në masën mbi 90%, dhe importuesit kryesorë janë; Holanda, Italia dhe Greqia.

Përveç anës pozitive për nga bukuria që na dhuron florikultura, duhet të dimë se lulet kanë nevojë jashtëzakonisht shumë për kujdes dhe përkushtim të veçantë si për nga; ujitja, ndriçimi, temperaturat, pastrimi dhe plehërimi me kimikate përkatëse ushqyese për to. Disa lloje të luleve kanë veti helmuese, e disa të tjera veti konsumuese e shëruese.

 Si një ndër lulet konsumuese dhe shëruese është lulja e Shafranit e cila kohëve të fundit kultivohet në Shqipëri po ashtu dhe në Kosovë. Shafrani është një lule ngjyrë vjollce, që parandalon shumë sëmundje dhe ka mbi 170 efekte pozitive në organizëm. Në brendësi të lules gjenden tri fije të verdha dhe tri fije të kuqe. Të kuqet përbejnë pjesën kryesore të kësaj lule dhe kanë një veti të madhe me një çmim deri në 250 euro për  gram. Kjo lule përveç që përdoret si erëz për ushqim, përdoret dhe për përpunimin e kozmetikës.  

Për adhuruesit e luleve, themi se Florikultura ndahet në disa kategori kryesore të cilat janë:

Kultivimi i luleve të prera– të cilat përdoren për buqeta, lule dore për nuse, ikebana, kurora dhe dekorime të ndryshme. Disa nga llojet e luleve të prera janë: Achillea, Alstroemeria, Allium, Anthuriumi, Aster, Chrysanthenum, Cymbidium, Dianthus, Eustoma, Fressia, Gerbera, Gladiolus, Liliumi, Phalaenopsis, Rosa, Solidago, Tulipani, Vanda, etj, si dhe disa nga gjethet gjelbëruese të cilat përdoren për dekorimin e buqetave dhe ikebaneve: Asparagus, Aspidistra, Arachniodes, Cycas, Chicoblud, Cyperus, Hedera, Fatsia, Monstera, Phoenix, etj. Dhurimi i një buqete të bukur është bërë si etikë morale në përgjithësi tek të gjitha moshat. Buqetat me lule dhurohen si për ngjarje festive, ashtu dhe për ditëlindje, fejesa, martesa, përvjetor të ndryshëm, në shenjë respekti apo kërkim faljeje, në shenjë miqësie por dhe nëpër varreza. 

Për simpatizuesit e buqetave dhe dekorimeve me lule kemi zgjedhur disa  modele  që me pak ide dhe dëshirë mund ti punoni vet në shtëpitë tuaja.

Kultivimi i luleve zbukuruese- për ambiente të brendshme- (për zbukurimin e dhomave, zyrave, shkollave, spitalet apo korridore të ndryshme). Këto lule dallojnë kur bëhet fjalë për ujitje dhe ndriçim, pasi që disa lule kërkojnë më pak ujë e ndriçim e disa më shumë. 

Disa nga llojet e luleve për dizajnim të brendshëm janë: Achemea, Abutilon, Anthurium, Begonia, Campanula, Camelia, Cyclamen, Dipladenia, Guzmania, Kalanchoe, Phalaenopsis etj, (janë lule që lulëzojnë). Ndërsa, Adianum, Alocasia, Aloe, Calathea, Begonia Rex, Codiaeum, Dracaena, Diffenbachia, Ficus, Nolina, Phoenix, Sanseveria, Yucca etj, (lule që nuk lulëzojnë por i kanë gjethet dekorative). Një kombinim i zgjedhur me kujdes dhe i kombinuar me lulen apo enterierin e brendshëm, do t’ju dhuronte  një pamje të bukur për syrin dhe të shëndetshëm për organizmin, pasi lulet  e thithin ajrin e padëshiruar, duke lëshuar një aromë dhe oksigjen të mirë. 

 

Kultivimi i luleve sezonale (për dizajnimin e parqeve publike dhe private, ballkoneve, oborreve, vila, etj.)

Disa nga llojet e luleve sezonale janë: petunia, begonia, tagetes, ageratum, antirrhinum, geranium, impatiens, gazania, etj. Nganjëher mjaftojnë dy ngjyra  të luleve për të nxjerrur dizajnin e dëshiruar por ndonjëherë dhe lulet shumëngjyrëshe e të shumëllojshme do të krijonin një peisazh të dashur dhe të bukur që do ta dëshironte çdo njeri.

Kultivimi i bimëve dekorative edhe shkurreve (për peizazhe të ndryshme të hapësirave të mëdha. Disa lloje të drunjëve dekorativ dhe shkurreve janë: Acer, Arbutus, Acocia, Amygdalus, Berberis, Buxus, Curpinus, Catalpa, Cercis, Ericca, Prunus, Paulownia, Spirea, Selix, Thuja, etj. Bimët dekorative në stinën e vjeshtës luajnë një rol të rëndësishëm  pasi ndryshojnë ngjyrën dhe na mundësojnë të punojmë lloje të ndryshme të kurorave për dyer, kombinime të buqetave dhe ikebaneve me lule të vjeshtës, dizajnimin e festave të fund-vitit duke kombinuar dhe me disa lloje të frutave të thata, qirinj apo fjongo dhe hala e kone të pishave.

Përmes këtij artikulli  jemi munduar që tek njerëzit të përcjellim një ndjenjë pozitive  në një mënyre sa më të bukur dhe të thjeshtë, duke bartur një mesazh inspirues tek adhuruesit e botës së luleve sidomos tek gjinia e bukur femërore.  Femrat shqiptare janë të njohura për krijimin e gjërave të bukura, prandaj, me pak inspirim ato mund t’i japin jetë ambientit ku jetojnë e veprojnë.

“Dhuro një lule, gëzo një shpirt. Bli një lule për një shpirt të pasur dhe një mendje të shëndoshë”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top