Psikofakt

January 14, 2020 | 12:56

Nga Denisa Daka: Avokatia një sfidë, pakkush ia del të gjejë një akord me kundërshtarin për të zgjidhur paqësisht konfliktin mes tyre

Përgjatë punës çdo avokat takon e suporton njerëz që dikur i besonin fort njëri-tjetrit!

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

E në këtë rrugëtim sa njerëzor e të vështirë, mes problemeve, ngjarjeve a ndodhive shumë herë të forta e të mprehta, shoh e konstatoj me keqardhje ditë pas dite, se pakkush këtu ia del të gjejë një akord me kundërshtarin e tij, me dëshirën a vullnetin e mirë për të zgjidhur paqësisht konfliktin mes tyre.

Ndërsa në këtë fushëbetejë humbasin paskëtaj të gjitha palët!

Përpos kësaj, në fund të kësaj udhe, të gjithë harrojnë çfarë i kanë thënë a çfarë i kanë bërë njëri-tjetrit, por kurrsesi nuk harrojnë sesi janë ndier pas kësaj.

Ndërsa pak syresh, ata më të fortët, mëndjehapurit përveçse, të cilët kuptojnë e çmojnë thelbin e gjësë, përfundimisht ia dalin të shmangin mëritë a ndasitë mes tyre, duke zgjidhur përveç konfliktit dhe mundësinë për të shtrënguar sërish duart, si në krye të herës.

Pas çdo shfaqje njerëzore të tillë, më kujtohet ngahera shprehja gjermane “Der Zahn beißt oft auf die Zunge und doch bleiben sie Freunde”…”Dhëmbi kafshon shpesh gjuhën, e megjithatë ata mbeten miq…”.

Lum kush ia del të tejkalojë veten e t’i marrë më të mirën të gjithës!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top