Psikofakt

August 14, 2018 | 9:16

Nga Dorina Bilbili: “Ju duhet ta dini këtë”, nëse nuk doni të “ushqeheni” si Ritvani!

Nga Dorina Bilbili

“Më mirë dhjetë persona fajtorë të lirë, se sa një i pafajshëm i ndëshkuar”, ka thënë William Blackstone, jurist, gjyqtar dhe politikan i njohur i shekullit të 18-të.

Pas krimit makabër me 8 të vdekur të mbrëmjes së 10 gushtit në Selenicë, në rrjete sociale njerëzit shpërthyen në zemërim duke kërkuar  dënim me vdekje për autorin e masakrës, Ritvan Zykaj.

Krimi pasoi me pyetjen: A duhet rikthyer “dënimi me vdekje” në Shqipëri?

Në kohët e Dhiatës së Vjetër, dënimi me vdekje është përdorur si dënim për veprat e vrasjes (Zanafilla 9: 6). Sot dënimi me vdekje përdoret ende në mbi 30 shtete në Amerikë.

Republika e Shqipërisë është anëtare e Këshillit të Europës dhe dënimi më vdekje është i përjashtuar nga legjislacioni penal. Bashkimi Evropian e ndalon dënimin me vdekje në mesin e shteteve anëtare. Janë mbi 100 shtete në botë që e kanë ndaluar me ligj dënimin me vdekje.

Dje Papa Françesku ka urdhëruar një qasje të re nga Kisha Katolike për ta cilësuar “dënimin me vdekje si të papranueshëm, si një sulm ndaj paprekshmërisë dhe dinjitetit të personit”. Ai premton se kisha do të punojë “me vendosmëri për heqjen e dënimit kapital në të gjithë botën”.

39127284_508927356198922_4061517213369106432_n

Studiuesi i dhunës për më shumë se 25 vite, Brad J. Bushman  beson se dënimi me vdekje ka “të meta të thella”. Sipas tij dënimi me vdekje përdoret për të penguar vrasësit, por modelon sjelljen që kërkon të parandalojë. Ai mëson mësimin se është e pranueshme për të vrarë, për sa kohë që shteti është ai që bën vrasjen. Termi “dënim kapital” është disi paradoksal: “Ne s’na pëlqejnë njerëzit që vrasin njerëz të tjerë, kështu që për t’i treguar të gjithëve se sa nuk na pëlqejnë njerëzit që vrasin njerëz, ne do të vrasim njerëz që vrasin njerëz të tjerë. Duket sikur dënimi me vdekje shkon shumë kundër çdo gjëje që pretendon të jetë”.

Dënimi me vdekje është i pakthyeshëm, prandaj është kritike që të përdoret. Një studim publikuar në gazetën prestigjoze “Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS)” zbuloi se rreth 1 në 25 të burgosur dhe të dënuar me vdekje është i pafajshëm.

Provat në dispozicion tregojnë se dënimi me vdekje nuk ul normat e vrasjeve. Raportet e FBI tregojnë se shtetet me dënim me vdekje kanë norma të vrasjeve 48-101% më të larta se shtetet pa dënimin me vdekje. Sipas të dhënave: Dënimi me vdekje synon të varfrit. Dënimi me vdekje synon njerëzit me ngjyrë. Dënimi me vdekje mund të përbëjë “dënim mizor dhe të pazakontë”, etj.

E besoni apo jo: Dënimi me vdekje kushton më shumë se jeta në burg. Disa njerëz mund të befasohen kur të mësojnë se dënimi me vdekje është shumë më i shtrenjtë për t’u zbatuar sesa jeta në burg pa mundësinë e lirimit me kusht.

Merrni shembullin e shtetit të Kalifornisë. Sistemi i dënimit me vdekje në Kaliforni i kushton taksapaguesit më shumë se 114 milionë dollarë në vit përtej kostos së thjesht mbajtjes së të dënuarve të mbyllur për jetë. Përveç kësaj, Kalifornia harxhon 250 milionë dollarë për ekzekutime. Përveç kostove shtetërore, ka edhe kosto federale. Sistemi gjyqësor federal shpenzon rreth 12 milionë dollarë çdo vit për mbrojtjen e të burgosurve të dënuar me vdekje në gjykatën federale. Shumë raste të dënimit me vdekje përfshijnë një proces gjyqësor të gjatë, të ndërlikuar, kompleks dhe të shtrenjtë.

Bushman thekson se ndëshkimi me vdekje ndikon negativisht në juristët, gjykatësit dhe ekzekutuesit. Çdo diskutim i dënimit me vdekje duhet të marrë në konsideratë ndikimin e mundshëm psikologjik të ekzekutimit të një qenieje tjetër njerëzore tek juristët, gjykatësit dhe ekzekutuesit e përfshirë. Një shkrimtar arriti në përfundimin se “Juristët janë viktima të panjohura të dënimit me vdekje.”

Vrasja është një krim i tmerrshëm që kurrë nuk justifikohet dhe duhet të ndëshkohet gjithmonë. Megjithatë, besoj se dënimi duhet të jetë në burg pa mundësinë e lirimit me kusht, në vend të dënimit me vdekje. Jeta në burg pa mundësinë e lirimit të lirisë e mban publikun të sigurt nga vrasësit, duke eliminuar rrezikun e një gabimi të pakthyeshëm.

Në Shqipëri dënimi i fundit me vdekje u ekzekutua më 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit. Vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Ky krim ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur dy vëllezërit hynë natën në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen. E si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën dhe në fund mbesën vetëm 8-muajshe të familjes.

5 vende në botë përbëjnë 80% të vrasjeve shtetërore: (1) Kina, (2) Irani, (3) Iraku, (4) Arabia Saudite, dhe (5) Shtetet e Bashkuara.

Romancierja amerikane Wendell Berry shkruan: “Dhuna ushqen dhunë. Veprat e dhunës të kryera në ‘drejtësi’ ose në afirmimin e ‘të drejtave’ ose në mbrojtje të ‘paqes’ nuk i japin fund dhunës. Ata përgatisin dhe justifikojnë vazhdimin e saj”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top