Pika referimi

May 28, 2018 | 8:30

Nga Dorina Bilbili: Pse në Tiranë nuk mund të protestohet si në Paris?

 

“Jo-dhuna është forca më e madhe në dispozicion e njerëzimit. Është më e fuqishme se arma më e fuqishme e shkatërrimit e krijuar nga njeriu” – Mahatma Gandhi

Të shtunën u mbajt në Tiranë protesta e radhës e thirrur nga opozita, ku kërkohej largimi i kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, pasi të dy akuzohen të lidhur me krimin e korrupsionin. Tubimi u shoqërua me disa incidente dhune, pati protestues dhe policë të lënduar dhe një gazetar u shfaq i gjakosur. Opozita nxitoi të thotë që protesta ishte paqësore, sepse ata tërhoqën në kohë njerëzit, të cilët sipas opozitës ishin të gatshëm për gjithçka!

“Mund të kishte viktima”, tha deputeti i PD, Edi Paloka pas protestës. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se herën tjetër “do të ketë bllokim rrugësh”.

A mund të thuhet se e djeshmja ishte një protestë që e përmbushi qëllimin e saj? A duhet që e radhës të jetë më radikale? 

1Një thënie klasike thotë: Lapsi është më i fuqishëm se shpata! Në një luftë një-për-një, lapsi nuk i mund shpatat. Kjo ngre pyetjen se si dhe pse lapsi mund të triumfojë mbi shpatat në konflikte. Këto pyetje janë veçanërisht të rëndësishme, duke pasur parasysh disa ngjarje të kohëve të fundit nga Franca në vendin tonë, ku protestat marrin kthesa të dhunshme.

Sjelljet e dhunshme shpesh janë kundërproduktive, që shpatat të arritjen qëllimet e tyre. Lëvizjet politike jo të dhunshme, si ato që lidhen me liderët si Martin Luther King Jr. dhe Gandhi, duket se japin rezultate. Sipas të dhënave rezulton se fushatat jo të dhunshme ishin rreth 73% të suksesshme, ndërsa shkalla e dhunshme ka rezultuar rreth 33% e suksesshme. Madje një burrë me ngjyrë arriti të bindë pa forcë dhe kërcënim për përdorimin e saj mbi 200 njerëz anëtarë të “Ku Klux Klan”, për ta lënë grupin terrorist, ai thjesht bisedoi me ta.

Protestat jo të dhunshme ndoshta duken pak të huaja për ju tani, megjithatë ata shpesh duket se e arrijnë qëllimin final më mirë se dhuna, të paktën për njerëzit.

Sipas psikologut Jesse Marczyk shpjegimi se pse ndodh kështu është mjaft i qartë: Kur prona shkatërrohet, njerëzit sulmohen dhe aftësia e qytetarëve për të vijuar me jetën e tyre ndërpritet nga protesta të dhunshme, kjo gjeneron një nevojë për mbështetje sociale nga ana e atyre që janë në shënjestër apo t’u prekur nga dhuna. Ajo gjithashtu gjeneron shqetësime në ata që mendojnë se mund të jenë në shënjestër nga grupe të ngjashme në të ardhmen. Kështu që, ndërsa protestuesit mund të trazohen, sepse ata mendojnë se kanë nevoja të rëndësishme që nuk përmbushen (duke kërkuar t’i arrijnë ato nëpërmjet dhunës ose kërcënimit me përdorimin e saj), palët e treta mund të shohin dëmin e shkaktuar nga protestat si më të rëndësishëm ose të dëmshëm. Rezultati neto i asaj dhune është: Tani palët e treta anojnë kundër protestuesve, në vend se të jenë me ta!

Në të kundërt, një protestë e padhunshme nuk krijon një nevojë të madhe nga ana e atyre që synon; ajo nuk shkatërron pronën apo dëmton njerëzit. Nëse protestuesit kanë nevoja që ata duan të shohin të përmbushen dhe ato nuk u shkaktojnë dëme të tjerëve, kjo mund të japë më shumë mbështetje për protestuesit. Dhuna mund të largojë mbështetjen sociale ekzistuese (pasi ata nuk duan të të mbrojnë nga hakmarrja e ardhshme, pasi njerëzit që nisin beteja kanë tendencë të iniciojnë dhe vazhdojnë konfliktet, në vend që t’i japin fund) dhe të bëjnë armiq aleatët.

Kujtojmë irritimin e qytetarëve në protestën e 5 prillit, kur opozita bllokoi për disa orë 4 akse kombëtare në vend. Qytetarët kërkuan me zemërim: Të hapen rrugët!

Nga ana tjetër, nëse shpresoni të bindni njerëzit që të bashkohen me anën tuaj (ose së paku të mos i bashkëngjiten opozitës), do t’ju duhet të angazhoheni me argumente dhe arsyetime. E rëndësishmja, ju duhet t’i trajtoni si njerëz ata që shpresoni të bindni dhe të angazhoheni me idetë dhe vlerat që ata mbajnë. Nëse qëllimi në këto mosmarrëveshje është me të vërtetë të bëni aleatë, ju duhet të bindni të tjerët se keni interesin më të mirë në zemër. Por jo duke i trajtuar ato si shumë të trashë për të kuptuar botën. Pasi nëse u dërgon atyre një sinjal që ju nuk i vlerësoni ato, i jepni atyre gjithnjë e më shumë arsye për të mos shpenzuar kohën e tyre duke ju ndihmuar që të arrini qëllimet tuaja.

“Teksa qentë lehin, ne do të vazhdojë të ecim vazhdojmë përpara!”, ishte ky komenti i kryeministrit Rama në një takim me qytetarët e Beratit, kur në Tiranë opozita protestonte.

Mos harroni: Kur e lëndoni dikë, ju indirekt i shkaktoni kosto edhe miqve, familjeve dhe marrëdhënieve të tjera.

“Në këtë rast Parisi do të ishte djegur”, u tha dje në studio televizive shqiptare. Ndoshta po, por me gjasa pa rezultat për fitim kauze!

A keni jetuar ndonjëherë me një partner që keni dashur shumë dhe me të cilin jeta do të kishte qenë e përkryer, ama vetëm nëse ai të mund të…ndryshonte?

Kështu flasin francezët për qeverinë e tyre. Ashtu si të gjitha çiftet, ne kalojmë nëpër faza të pakënaqësisë intensive. Sigurisht, ka vite të mira, për të mos përmendur një jetë kujtimesh të ndërtuara së bashku. Por ka edhe luftime 1-mujore të mbushura me akuza helmuese të hedhura si armiq ndaj njëri-tjetrit, derisa të dyja palët të dorëzohen, të lodhur. Më e keqja është se asnjëherë nuk ka asnjë këshilltar martese. Shtrati i terapistit – i cili duhet të jetë parlamenti ynë – funksionon rrallë për të zgjidhur argumente serioze.

Dhe kështu, herë pas here,  francezët dalin në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre. Është e vetmja mënyrë që ata dinë të ndihen të dëgjuar. Kjo taktikë ka funksionuar për një kohë të gjatë. Por sipas ekspertëve socio-politikë vitet e fundit ka patur shenja të qarta se protestat e dhunshme masive nuk mund të funksionojnë më.

Dy nga veprimet më të mëdha të organizuara në vitet e fundit nuk arritën të japin rezultate.

Reforma e pensioneve në vitin 2010 e udhëhequr nga qeveria e Sarkozisë, e cila vendosi moshën e daljes në pension në 66 vjeç (duke u rritur në vitet në vijim). Sindikatat e kundërshtuan projektin, u organizuan sulme, u përhap zemërimi në rrugët e Parisit. Por, ndoshta për shkak të fuqisë në zvogëlim të sindikatave, ose vullnetit të vendosur të Sarkozisë për të fituar garën, reforma kaloi.

Beteja e dytë e humbur: Është “La Manif’ Pour Tous”, protestë me prirje konservatore që mblodhi njerëz që iu kundërvunë martesës së të njëjtit seks. Ata humbën, por gazetari Romain Burrell shkroi: “Dhuna e përplasjes i habiti të gjithë… askush nuk do të kishte parashikuar një debat kaq negativ, të keq dhe të dëmshëm”.

“The Guardian” vlerëson se dy nga protestat më të mëdha në historinë e kohëve të fundit të vendit ranë me fytyrë në tokë.

Duke mos qenë i dhunshëm s’do të thotë që e keni fituar tashmë mosmarrëveshjen; vetëm se ju nuk e keni humbur atë. Është në atë moment që ju duhet të bindni të tjerët që nevojat tuaja janë legjitime, kërkesat tuaja të arsyeshme dhe jeni pozicionuar në interes të tyre. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, por kjo është vetëm rruga më e mirë përpara.

E deri në protestën e ardhshme në Tiranë, le të mos harrojmë thënien e Martin Luther King, Jr: “Kombet shpesh kanë fituar pavarësinë e tyre në betejë. Por, përkundër fitoreve të përkohshme, dhuna kurrë nuk sjell paqe të përhershme”.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com