FB

February 28, 2024 | 5:44

Nga Lira Gjika: Fëmijët e jetimoreve

Ardhja në jetë e një fëmije provokon ngazëllim për të gjithë njerëzit afër foshnjes. Nëna, e cila që në çastin, që sheh fëmijën, harron menjëherë vuajtjet e aktit të lindjes dhe menjëherë merret me fëmijën dhe magjepset prej kësaj krijese të vogël. Po kështu ndodh edhe me babanë, i cili po ashtu si nëna, tronditet e mahnitet njëherazi. Po edhe personeli që asiston në lindje nënën përfshihen nga një ngazëllim që e provokon ardhja e jetës së re.

lira

Është e vërtetë, jeta e re e ka këtë fuqi, por për fat jo të gjithë fëmijët, kur vijnë në jetë, pritet në këtë mënyrë. Fëmijët që vijnë në jetë, të cilët nëna dhe babai, jo vetëm nuk i mirëpresin, por as i njohin si fëmijë të tyre dhe i braktisin duke refuzuar edhe t’i shohin njëherë të vetme. Këta fëmijë përfundojnë në institucionet që e kanë për detyrë të merren me këta fëmijë të padëshiruar.

Këta fëmijë që nuk janë pak, nuk i dëgjojnë dhe nuk përjetojnë kurrë këto fjalë dhe situate ngazëllyese të mirëseardhjes në këtë botë. Dikush mund të thotë: – E ku marrin vesh ata? Ata janë të vegjël. – Pikërisht kjo nuk është e vërtetë. Fëmijët e porsaardhur janë shumë të ndjeshëm ndaj reagimeve të nënës, dhe gjendjes së saj, pasi është e vetmja shpresë për ekzistencën e tyre, madje sot kjo është vërtetuar shkencërisht.

femijebiresim

Këta fëmijë të refuzuar e të braktisur nga prindërit dhe, që nuk kanë përjetuar fjalët ngazëlluese të mirëseardhjes, dërgohen në institucione, apo shtëpitë e “foshnjes” dhe aty për fat të keq trajtohen, në rastin më të mirë me indiferencë, në rastin më të keq me ashpërsi dhe etiketime të gjithëfarëlloji. Kujdestarët që kanë për detyrë përkujdesjen ndaj tyre, lënë shumë për të dëshiruar, të paktën siç tregojnë rastet e trishta, që herë pas here zbulohen e denoncohen nëpër media.

Është e vërtetë që frika nga braktisja është thellë te çdo gjallesë dhe jo vetëm te njeriu, por këta fëmijë të parën gjë, që kanë shijuar dhe jetuar me ardhjen në jetë, është pikërisht braktisja, braktisja në formën e saj më të plotë e konkrete. Bashkëngjiti kësaj eksperience dhe traditën tonë të mbrapshtë, për fëmijët e ardhur në jetë nga braktisja e prindërve.

Të gjithë i njohim epitete, emrat dhe mbiemrat që u vihen këtyre fëmijëve, madje edhe kur birësohen. Ato pëshpëritjet pas krahëve të fëmijëve që sa del në rrugë e kudo ku gjenden njerëz, që nuk dinë ç’është përgjegjësia prej të rrituri dhe besojnë se fëmija nuk kupton apo nuk merr vesh.

Natyrisht që këta fëmijë do t’ia dalin në jetë, të rriten e të gjejnë veten dhe vendin e tyre, por të rriturit që janë pranë tyre dhe që e kanë për profesion t’i ndihmojnë e edukojnë, duhet të jenë të vetëdijshëm për vështirësitë që hasin këta fëmijë dhe jo t’i etiketojnë e quajnë jetimë, fëmijë të birësuar apo të shtëpisë së fëmijës.

Mendohuni para se të flisni, zgjidhini fjalët, pasi në radhë të parë ju bën mirë ju të rritur, që nuk keni vetinë e përzgjedhjes së fjalëve dhe ndjeni kënaqësi kur e mundoni dikë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top