Këshilla & Arsye

May 21, 2018 | 8:06

Nga Oriola Plaku: Divorci dhe fëmija, pesha emocionale që prek të dyja palët

Për fëmijët, divorci mund të jetë stresues, i mërzitshëm, dhe shkakton konfuzion psikologjik. Trajektorja e jetës  ndryshon dukshëm dhe kjo nënkupton se njëri nga prindërit merr rol pasiv.

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Në çdo moshë, fëmijët mund të ndihen të pasigurtë  emocionalisht. Vihet re se në momentin kur ata kanë qenë prezent në konfliktet në çift. Përjetimet e tyre do të jenë akoma edhe më të forta.

Prindërit për t’i zbutur këto përjetime emocionale, duhet që të realizojnë një proces sa më pak të dhimbshëm për fëmijën. Mbështetja e fëmijës duhet të nisë që në mjedisin që gjendet fëmija, ku nënkupton krijimin e një stabiliteti dhe sigurimin e një qëndrimi sa më pozitiv.

Të mbështesësh fëmijën që të përballet me divorcin e prindërve nuk është një proces i thjeshtë për të gjitha palët. Aktiviteti që kishin dikur dy prindërit ndryshon, dhe kjo ndikon në mënyrën se si do ta perceptojë fëmija marrëdhënien e prindërve.

divorci

Kur vjen momenti për të biseduar me fëmijën, pesha emocionale për prindin ërshtë akoma më e madhe.

Fëmijës i duhet shpjeguar me terma shumë të thjeshta atë çfarë po ndodh mes tyre. Bisedat e lira do ta bëjnë fëmijën të përfshihet,  por ama një prind duhet të planifikojë përgjigjet që do t’i japë fëmijës pas është me rëndësi që mos të përfshijë shqetësimet personale dhe t’i reflektojë tek fëmija. 

Sugjerime:

Prindi duhet të përgatisë psikologjikisht veten se si t’ia lehtësojë këtë proces fëmijës.

Një prind duhet t’i përforcohet ideja se prindërit do ta respektojnë njëri-tjetrin, por dashuria ndaj tij nuk do të ndryshojë.

Fëmijës duhet t’i shmangni ndjenjat e fajit. Mos tregoni ndjenja kriticizmi ndaj bashkëshortit.

Përgjigjuni pyetjeve me diplomaci.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top