Në fokus

June 7, 2018 | 13:13

 Nga Raimonda Shundi (Dervishi) / A duhet të imitohet Japonia?

 

 

Është shumë e njohur shprehja “Bari i fqinjit është më i gjelbër se i yni”, por në rastin e Japonisë, ky krahasim nuk është i përdorshëm me gjithë lakminë që ata kanë për Europianët. Shumë shtete janë modeli i politikave sociale, shëndetësore, kulturore apo edhe ato politik-bërëse. Japonia përbën përjashtim për miksimin e tyre. Është vendi ku rregulli, siguria e zhvillimi të mahnit deri në kufijtë e frikës.

Raimonda Shundi Dervishi, gazetare

Raimonda Shundi Dervishi, gazetare

Ne Ballkanasit kemi mrekullinë e të qenurit racë e gjallë, emocionale, të dukshëm gjatë shprehshmërisë, të rrëmujshëm, të dashur, urryes… por kemi probleme me organizimin si dhe me format edukuese qytetare. Në këtë material po sjell në vëmendjen e lexuesit tone disa përditshmëri  rutinë që na vijnë nga vendi i largët Aziatik dhe pse jo të mos rrëmbejmë diçka nga kultura e tyre nëse ngacmohemi.

Dikush thotë se në perëndim jetohet më mirë, dikush tjetër në lindje, veri apo në jug… Por vërtetë ka vende ku mënyra se si është konceptuar jetesa e tyre përbën veçanti. Gjithashtu ka vende ku gjërat zhvillohen dhe janë të konceptuara ndryshe nga ajo e neve Europianve, megjithëse kur i pyesim vetë ata… përgjigja është se ne jemi “të veçantë” dhe “adhurues”. Popullsisë Europiane i janë ofruar shërbime,që ose nuk ekzistojnë, ose janë me pagesë. Ndaj qarkullon gjithmonë era e të resë (inovacionit). Nga këto vende, pa hijen e dyshimit, Japonia përbën veçanti dhe fotot do ua tregojnë më mire këtë të vërtetë.

Në Japoni në rastin e një greve,shoferët e transportit publik nuk ndalojnë së kryeri rrugët e planifikuara, por vetëm se nuk u kërkojnë pasagjerëve biletat. Pra pasagjerët munden të mbeten të përpiktë, kurse kompanitë e autobusëve shpenzojnë ekstra për gazin e shpenzuar përveç humbjeve të tjera.

Ke lindur apo do lindësh në Japoni?? Ja disa pjata që do ju servireshin pas lindjes

Ngjitur me derën e banjave publike janë të kapura edhe vend-ndenjëset e bebeve

Janë të përhapura edhe këto tipe lavamanësh,ndihmës për WC-në. Mund të lash duart dhe ta përdorësh ujin e papastër për ta shkarkuar në WC.

Në shumë shkolla nuk ka punonjës shërbimi. Janë vetë nxënësit ata që bëjnë pastrimin si shfaqje e përkushtimit ndaj shkollës dhe si mësim për të qenë pjesë e një shoqërie produktive.

Pusetat janë të dekoruara me motivet vendase.

Sa butë lëvizin trenat mbi binarë! E tregon kjo foto.

Në shënim shkruhet: “Aksidentalisht godita biçikletën tuaj dhe dëmtova zilen. Më falni!)

WC-të teknologjike janë të pajisura me një buton që kur shtypet, nis një melodi e bardhë për t’u parandaluar të tjerëve dëgjimin e zhurmave natyrale njerëzore.

Humbe një qese tënden në këtë rrugë në Osaka?! Kur vjen ta kërkosh në ditët në vijim atë e gjen aty, pranë një peme. Dikush e ka vendosur dhe askush nuk e ka prekur.

Pasagjerët e trenit po ndihmojnë të shpëtojnë një grua e mbetur në kurthin midis shinave dhe pjesës së parme të trenit.

Rregulli? Në Japoni është i zakonshëm të ndiqet.

Kjo skemë tregon se cili dhe çfarë tipi i banjës është i lire për t’u përdorur

Pamja përputhet ekzaktësisht me realitetin

Në kanalet e kullimit ka peshq

Në kutitë e çamçakizëve janë edhe letrat ku ti mundesh t’i hedhësh pasi nuk i përdor më

Sondazhi kërkon të vendoset një topth sipas vendit që i përket. E shihni se në çfarë mënyre janë vendosur topthat nga Japonezët??

Ekzistojnë forma pecetash për të pastruar ekranet e smartfonëve

Kur blen diçka në Japoni është e zakonshme që shitësi të të shkruajë një kartolinë falënderimi shoqëruare dhe me një dhuratë, që në rastin konkret është një“origami” (letër e formuar) e mrekullueshme.

Në këtë supermarket ka frigoriferë ku ti mundesh të depozitosh ushqimet e blera diku tjetër. Më pas je e qetë për të vazhduar “shopping-un” tënd të radhës

Në zyrat e aeroportit, ofrohet origami në vend të karameleve

Ja se si presin njerëzit për të hipur në metro

Punonjësit e aeroportit sistemojnë valixhet në bazë të ngjyrës së tyre

Abazhurët e hotelit mund të mbyllen edhe në gjysmat e tyre

Në Japoni kompanitë e trenave kërkojnë ndjesë edhe për një nisje paraprake prej 20 sekondash

Në trenat publikë, ka vende ku fëmijët mund të luajnë dhe “të ngasin”makinën

Të gjitha makinat janë të parkuara sipas drejtimit të daljes, për të liruar vend më shpejtë dhe për të shmangur aksesin e rrezikshëm.

Në disa ashensorë ka tualete urgjence të përshtatur me letra higjienike dhe aromatizues.

Ekzistojnë vende kalimi ku je i detyruar të ecësh

Sportelet e analizave kanë mbajtëse për pijet,ashtu dhe për shkopat ndihmës

Shqipëria është e bekuar me relievin dhe mrekullitë që Europa dhe Ballkani gëzon. Teksa shohim se si vende të tilla janë modele zhvillimi e mirëqenie, megjithëse janë të privuara nga bollëku gjeografik dhe dielli ynë, kupton se njeriu është kapital i çmuar nëse vlerat e tij shumëfishohen (ose shkatërrohen) në raport me habitatin e tij.

Sa shumë do flitej për ne nëse kjo dhuratë do ishte bashkuar edhe me vullnetin, rregullin, detyrën e ndërgjegjen qytetare. Gjithsesi, le të shpresojmë që ky material të shihet në veçanti nga brezi që preferon teknologjinë e Japonisë, për t’u përfshirë edhe me atë që është esenca e zhvillimit të një vendi. Atë që bëri edhe majmunin të kthehej në njeri: puna.

Në një hotel në Tokio pronarët kërkojnë ndjesë  që në orën 04:00 të mëngjesit është ndërprerë interneti për vetëm 1 minutë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top