FB

May 19, 2022 | 9:14

Nga Rita Petro / Bullizmi (“viktimat” e rëna në “rrjetat” sociale)

 

 

Është një fjalë që ka hyrë kohët e fundit te ne, por një fenomen aq i vjetër dhe sot aq i dukshëm, për shkak të medieve e rrjeteve sociale, që shumë njerëz i shohin si tepsi të përbashkëta. Pa formimin e duhur, por dhe plot probleme e trauma psikike, ata vjellin gjithçka që nuk tretet nga gjellët e këqija, me të cilat, për fat të keq, ushqehen nga mëngjesi e derisa bien të flenë, madje dhe vrerin e mëngjesit e nxjerrin, sapo hapin sytë.

 

Atëherë, çfarë të mbetet të bësh, kur ndihesh i/e bullizuar?

T’u tregosh gishtin e mesit?! T’i kundërsulmosh me të njëjtën gjuhë?!

Për mendimin tim duhet të mendosh: se ti nuk je as e para dhe as e fundit që të ndodh kjo gjë; se sharjet (për moshën, seksin, trupin, pamjen, statusin, profesionin, ngjyrën e lëkurës etj.) nuk kanë asnjë vlerë dhe duhet të mendosh se nuk ekzistojnë për ty;

se ke gjëra shumë më të rëndësishme në jetë, sesa të harxhosh kohë me njerëz që ta drejtojnë ty pasqyrën, se nuk kanë guximin të shohin veten, për të cilën ata s’kanë as më të voglin vlerësim; se ke vullnetin të falënderosh kritikët që, me apo pa të drejtë, të nxitin të ecësh para;

se ke fatin e madh të kthehesh nga viktimë e “rrjetave” sociale, në luaneshë me plot ndjekës e adhurues.

Unë e kam bërë; bëje dhe Ti!                                   

(Një temë e rëndësishme te G&G)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top