Në fokus

July 5, 2018 | 9:16

Nga Valentina Telhaj / Dashuria, ilaçi apo sëmundja e shpirtit?

Është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje ndjenjave që kalojnë në mendje, pasi ato diktojnë simfoninë që luajnë në trupin e njeriut. Dashuria është një emocion i fortë, që përfaqëson dashamirësinë njerëzore, dhembshurinë dhe dashurinë e thellë. Dashuria është altruiste dhe dashamirëse. Dashuria është e pastër, drejtuar ndaj vetes dhe të tjerëve. 

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Më e rëndësishmja, dashuria është një përbërës jetësor vital për shëndetin e zemrës, trupit, mendjes dhe shpirtit, përmirëson vetëvlerësimin, gjë që çon në vetëkujdes më të mirë. Dashuria ndaj vetes është e rëndësishme, sepse kur doni veten, ka më shumë gjasa që të angazhoheni në aktivitete që kontribuojnë në ushqyerjen më të mirë dhe në palestrën fizike, dhe më pak gjasa të bëni jetese jo të shëndetshme. Ajo është një antidotë e madhe ndaj stresit, inkurajon trupin për të prodhuar oksitocinën, hormonin e të ndjerit mirë.

Dashuria me të vërtetë është ilaçi më i mirë, pasi zvogëlon ankthin dhe ul depresionin, i cili më pas zvogëlon shenjat e sëmundjeve të zemrës. Jo vetëm në ditën e Shën Valentinit, por gjatë gjithë vitit, është e rëndësishme të kujtoheni se ka shumë më tepër dashuri sesa thjesht dashuri romantike. Ka dashuri për jetën, për natyrën, për kafshët, për të tjerët, dhe dashuri për veten. Të gjitha këto akte dashurie ofrojnë përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Jeta dashurore të sjell më shumë gëzim në çdo ditë. Flirti me jetën, qeshja, vallëzimi, këndimi… 

Të dashurosh personin e zemrës dhe t’ju dashurojnë, është gjëja me e mrekullueshme. Dashuria nuk njeh pasiguri, dashuria është të përqafosh interesat e personit tjetër dhe të kesh besim të ndërsjellët me të. 

“Njerëzit e pasigurt vetëm errësojnë diellin tuaj, për shkak se xhelozojnë ditët tuaja me diell dhe janë të lodhur nga errësira e tyre dhe netët pa yje” thotë Shannon L. Alder. 

Dashuria karakterizohet nga elemente të magjepsjes, dëshirën seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit të madh për tjetrin, prandaj çdo gjë që shkon me masë të duhur asnjëherë nuk është e dëmshme. Sepse, tepria si në dashuri dhe në urrejtje mund të sjellë efekte negative dhe të pashërueshme. Ndonjëherë partnerët ngatërrojnë pasionin me dashurinë dhe kjo sjell raport të pakëndshëm mes tyre. 

Shpirti binjak duket shumë magjepsës në filma dhe dokumentarë, por gjëja më e rëndësishme është të gjesh shpirtin binjak edhe me të meta, pasi ai mund të jetë shpirti që të plotëson. Nuk ka rëndësi se si shikohet gota, gjysmë plot apo gjysmë bosh. Dy anët e destinuara të bashkohen, mund të përjetojnë një jetë të mbushur me momente plot dashuri e asgjë nuk mund ta pengojë. E vetmja pengesë që mund të rezultojë, është vetë njeriu. Ta menaxhojë dashurinë pa e kthyer në varësi, sepse pastaj bëhet toksike, e jo vetëm që nuk “shëron,” por “helmon”.

Shpirti qëndron shumë më lart se dashuria, por për një ekzistencë të bukur atij i duhet dashuria, më shumë si ilaç se sa si sëmundje. Dy të dashuruar, të bashkuar, dy trupa paraqesin bukurinë metafizike më hyjnore që ka njohur njerëzimi.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top