FB

May 4, 2022 | 10:51

Ngacmimi deri në inatosje bën që të rrisim fëmijë me anestezi emocionale

Shpesh, të rriturit i ngacmojnë fëmijët e vegjël për kënaqësi. I ngacmojnë derisa fëmija i vogël nervozohet, apo inatoset. Dhe në këtë çast, i rrituri ndjen kënaqësi të madhe dhe qesh në sy të fëmijës.

Nga Lira Gjika

Ndërsa fëmija i vogël i dëshpëruar dhe i inatosur, kërkon me sy nënën apo zëvendësuesin e saj, por më kot, sepse nëna apo gjyshja apo dadoja, qesh së bashku me atë tjetrin që e ngacmon pa e përfillur. Nëna nuk e ndalon këtë ngacmim, madje e shijon. Të rriturit qeshin dhe kënaqen, ndërsa fëmija i trembur, qan dhe bërtet.

Kjo lojë është shumë e rrezikshme, pasi krijon modelin, që kur tjetri është në vështirësi, mund të qeshet me gjendjen e tij, në vend që të ndërhyhet për të qetësuar. Kjo do të thotë që padashur, ne i rrisim fëmijët me anestezi emocionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top