FB

December 3, 2021 | 8:37

Një letër për ty! Drejtuar shpirtit të secilit prej nesh që ndodhet në udhëkryqet e jetës

 

Kjo letër është për ty, i drejtohet shpirtit që shumë herë ndodhet në udhëkryqet e jetës dhe pyet veten: a ia vlen të mbetesh një njeri me shpirt apo duhet të transformohesh në një turmë endacake parimesh apo thjesht mbijetese?

 

donilaDr. Donila Pipa

 

JETA IME, jeta juaj është si një roman i shkruar, por ku ti je personazhi kryesor i saj!

Jeta ime, jeta juaj, është romani juaj, ku secili prej nesh vendos të jetë një personazh i keq, hakmarrës, egoist, apo një personazh pozitiv, që beson akoma që dashuria, mirësia, triumfojnë në këtë botë që shumë herë njeriun e lënë në errësirën e shpirtit.

Jeta ime, jeta juaj, ku secili nga ne është personazhi kryesor i saj. Shumë herë secili nga ne ka motivuar, ka kuptuar, ka vlerësuar çdo njeri që ka pasur nevojë për ndihmë, edhe pse shumë herë ka harruar të merret dhe me veten e vet…

03

Edhe pse e dimë që në këtë jetë nuk mund të mbash asnjë njeri me zor, por edhe s’mund të lejosh që ti të jesh “si një gomë rezervë”.

Të gjithë kemi qarë, shumë herë në heshtje, shumë herë jemi munduar të buzëqeshim pas lotëve tanë, por me kalimin e viteve kuptojmë që  sfida më e madhe ndodhet brenda nesh. Sfida më e madhe është kur mëson të duash dhe të respektosh në radhë të parë veten! Vetëm atëherë ti ke fituar betejën nga frikërat, nga heshtja jote, pasi ti vendose:

Të luftosh;

Të jetosh;

Të mësosh;

Të dështosh bukur;

Pra, vendose të ndjekësh ëndrrat e tua pasi në çdo kohë, në çdo situatë vetëm ata që i konsideron “familje”, do të jenë gjithmonë pranë shpirtit tënd.

Pra,  vendose të ndjekësh ëndrrat e tua pasi njerëzit që të duan me shpirt janë ata që do ta shtrëngojnë gjithmonë dorën dhe do të ecin me ty përpara, duke të dhënë në këtë mënyrë dashuri pa kushte në rrugëtimin që quhet JETË!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top